11 persona, 3 zyrtarë dhe 8 përfitues subvencionesh kanë përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës, pas një aksioni në gjashtë komuna të vendit.
Siç ka njoftuar Policia 11 personat janë arrestuar në gjashtë komuna: Pejë, Istog, Deçan, Viti Suharekë dhe Ferizaj.
Tutje bëhet e ditur se ata dyshohen për 7 vepra të ndryshme penale.
“Të arrestuarit, dyshohet së janë përfshirë në veprat penale: ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar’, ‘marrja e ryshfetit’, ‘dhënia e ryshfetit’, ‘mashtrimi me subvencione’ ‘falsifikimi i dokumenteve zyrtare’ dhe ‘pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare’.”
“Tre nga të arrestuarit janë persona zyrtar, ndërsa tetë persona të dyshuar janë përfitues subvencionesh të cilët dyshohet se kanë përfituar subvencione përmes dhënies së ryshfetit dhe falsifikimit të dokumenteve”, njofton Policia.
11 të arrestuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje 48 orë.













