Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dosja e Prokurorisë për 22 të arrestuarit për trafikim me drogë- Si bëhej trafikimi nga Amerika e Jugut, Irani e Turqia?

05/06/2025 - 08:21
në Kryesore, Lajme
A A
Aktakuzë ndaj dy personave për krime lufte në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prishtinë- Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë caktimin e masës së paraburgimit për 22 të arrestuarit në aksionin “Qielli i thyer” të martën, nën dyshimin për trafikim me drogë në rajonin e Gjilanit, Prizrenit dhe Pejës.

Sipas Dosjes së PSRK-së të siguruar nga “Betimi për Drejtësi“, të dyshuar në këtë rast për të cilët Prokuroria filloi hetimet me ndihmën e bashkëpunimit me EUROPOL-in, janë: Rexhep Nikqi, Arianit Krasniqi, Abedin Gjakova, Ragip Bislimi, Armend Ismajli, Rifat Vuçetaj, Erduan Ismaili, Shemsi Bahtiri, Andi Vokshi, Blerim Sharapolli, Elez Elezi, Roland Beqiri, Avni Rekaliu, Edin Berisha, Ardijan Mazrekaj, Kurbin Dezdari, Onur Vizdik, Lorik Tigani, Kenan Brovina, Kahraman Aksoy dhe Ylli Musliu.

Për këtë rast, seanca dëgjimore është mbajtur sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se të lartpërmendurit nga fillimi i 2019-ës deri më 3 qershor 2025 duke qenë pjesë e një grupi kriminal të organizuar që merret me trafikimin e lëndëve narkotike si kokaina, heroina e marihuan, nga Shtetet e Amerikës së Jugut, Iranit dhe Turqisë për në Kosovë, kanë kryer vepra penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, me qëllim të përfitimeve financiare për vete.

Sipas kërkesës, thuhet se këta persona dyshohet që aktivitetin e tyre kriminal e kanë realizuar fillimisht duke aranzhuar porositë e narkotikëve në shtetet në fjalë dhe pastaj përmes pjesëtarëve të grupit janë siguruar që ato t’i fshehin nëpër kontejnerë për bartjen e mallrave të ndryshme, përmes anijeve transportuese, kamionëve dhe veturave të pajisura me bunkerë.

Aty thuhet se në këto vetura të pajisura me bunkerë janë kamufluar vende të posaçme të rregulluara ekstra për fshehjen e narkotikut.

Veç kësaj, thuhet se kjo porosi e aranzhuar nga vendet e jashtme është sjellë në Kosovë përmes rrugëve tokësore dhe porteve detare nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Prokuroria thotë se si pjesë e procesit, këta pjesëtarë të grupit e bëjnë përzierjen e narkotikut me sodë bicarbonat dhe përzierës të tjerë me qëllim të shtimit të peshës dhe më pas e paketojnë sërish.

Në kërkesë thuhet se këta narkotik sërish kamuflohet nëpër mjete të transportit dhe e transportojnë duke e shitur tek blerës në Serbi, Bosnje e Hercegovinë, Kroaci, Gjermani, Zvicër dhe shtete të tjera të Bashkimit Evropian. Ndërsa, një pjesë e kësaj lënde shitet edhe në Kosovë.

Me këto veprime, sipas Prokurorisë, të dyshuarit kanë arritur të përfitojnë miliona euro përfitim pasuror të kundërligjshëm, për çka dyshohen se kanë kryer edhe veprën penale “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277, par.1 i Kodit Penal, lidhur me veprën “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267, par.2 lidhur me par.1 të Kodit Penal.

Në kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, thuhet se mjetet e fituara nga ky aktivitet kriminal, të dyshuarit një pjesë i kanë transferuar nëpër biznese të ndryshme të themeluara nga vetë të pandehurit dhe personat e tjerë, ndërsa një pjesë të tyre e konvertojnë në prona të luajtshme dhe të paluajtshme (toka, shtëpi, vetura, banesa etj).

Sipas Prokurorisë, kjo është bërë për fshehje dhe maskim të natyrës dhe burimit të vërtetë të kësaj pasurie.

Me këto veprime, dyshohet se të pandehurit kanë kryer edhe veprën “Shpëlarje e parave” nga neni 302 lidhur me 31 të KPRK-së lidhur me nenin 56, par.1 i Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Si rrjedhojë, Prokuroria ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet për caktimin e masës së paraburgimit ndaj këtyre personave dhe ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit. Kjo pasi sipas Prokurorisë, ekziston rreziku që të pandehurit të arratisen dhe nëse e bëjnë një gjë të tillë, ata do të jenë të pakapshëm për organet e drejtësisë.

Prokuroria ka theksuar se arsyeja e arratisjes mbështetet edhe në faktin që disa nga të pandehurit, siç janë Abedin Gjakova, Roland Beqiri dhe Ragip Bislimi e kanë ndërruar edhe identitetin.

Arratisja, sipas Prokurorisë, është e lehtë të bëhet edhe për faktin që tashmë liria e lëvizjes është e lehtë ose të bëhet edhe në vende që Kosova nuk ka bashkëpunim sikurse është Serbia.

Krahas kësaj, PSRK-ja vlerëson se ekziston rreziku që këta persona të kryejnë krime të tjera ose t’i dëmtojnë provat. Aty thuhet se të pandehurve u janë sekuestruar edhe telefonat, pajisje kompjueterike e të tjera, dhe nga ekzaminimi i tyre mund të dalin gjetje shtesë.

Gjithnjë sipas Prokurorisë, të gjithë të dyshuarit- përjashtimisht Kahraman Aksoy dhe Ylli Musliu, kanë të kaluar kriminale.

Por si arriti Prokuroria deri tek kapja e 22 personave që dyshohen se tregtonin drogë nga jashtë?

Prokuroria në kërkesë thekson se gjatë viteve 2024 dhe 2025 ka pranuar një pjesë të transkriptave të përgjimeve të Sky ECC të siguruara nga Franca përmes EUROPL-it dhe Belgjikës. Këto raporte, janë siguruar përmes bashkëpunimit të Kosovës me EUROPOL-in dhe bashkëpunimin juridik ndërkombëtar me Francën.

Në këtë kërkesë, thuhet se Franca, Holanda dhe Belgjika kanë kryer hetim të gjatë të njohur si rasti “Limit”. Ata në vitin 2021 përmes operacioneve policore, krahas drogës kanë arritur të gjurmojnë dhe konfiskojnë edhe serverët e SkyECC dhe pas dekriptimit të të dhënave është parë e nevojshme që në operacione të tilla të inkuadrohen edhe vende të tjera.

Një prej vendeve ka qenë edhe Kosova e cila është inkuadruar në analizimin e të dhënave për përdoruesit nga këtu dhe bashkëbiseduesve të tyre. Si rrjedhojë, informatatat e mbeldhura i ishin dërguar Prokurorisë Speciale dhe Policisë.

Fillimisht, Prokuroria kishte nisur hetim ndaj Kujtim Nezirajt, Ardian Mazrekajt dhe Edin Berishës, dhe më pas nga raportet analitike është parë e nevojshme që të zgjerohet hetimi edhe ndaj pjesëtarëve të tjerë të grupit.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

JU REKOMANDOJMË

Nga Prekazi në Stuttgart: Djali i veteranit që u refuzua 12 herë në konkurse, por po vlerësohet në Gjermani

Nga Prekazi në Stuttgart: Djali i veteranit që u refuzua 12 herë në konkurse, por po vlerësohet në Gjermani
25/03/2026 - 22:41

Granit Maliqi nga Prekazi i Skenderajt është një shembull i një të riu të përkushtuar dhe profesionist, shkruan rajoni.org. Hapat e parë në rrugëtimin e tij i mori...

Më shumëDetails

Cakolli: Gjykata nuk e mohon logjikën që e përdori Presidentja, por e korigjoi si e zbatoi

Cakolli – Haxhiut: Në vend që të akuzoni, keni edhe 24 orë afat që të ndjekni procedurat ligjore ndaj Listës Serbe
25/03/2026 - 22:06

Eugen Cakolli nga KDI, ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, ka thënë se arsyeja pse aktgjykimi dekretin e Vjosa Osmanit nuk e cilësoi si antikushtetues, por vetëm...

Më shumëDetails

Lushaku: Për LDK-në, Konjufca e Mulhaxha nuk janë emra të pranueshëm për President

Lushaku Sadriu: Kurti po luan me shtetësinë e Kosovës
25/03/2026 - 22:01

Deputetja Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se LDK nuk ka ndryshuar qasje, sa i përket çështjes së zgjedhjes së Presidentit të ri. Në një paraqitje direkte ajo tha se...

Më shumëDetails

Gërvalla pret në takim ambasadoren e Kroacisë, flasin për forcimin e bashkëpunimit në drejtësi dhe ekstradim

Gërvalla pret në takim ambasadoren e Kroacisë, flasin për forcimin e bashkëpunimit në drejtësi dhe ekstradim
25/03/2026 - 21:51

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, zhvilloi një takim me Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić, ku u diskutua thellimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimi në...

Më shumëDetails

Haxhiu: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e vulosi të vërtetën, Kuvendi kishte detyrim ta zgjedhë Presidentin deri më 5 mars 2026

Bekim Haxhiu tregon veçantinë e numrit 109 në listë për deputet, i bindur në fitore me mbi 35 për qind: Me VV-në s’ka koalicion
25/03/2026 - 21:31

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e presidentes Osmani që kishte shpërndarë legjislaturën e fundit, raporton...

Më shumëDetails

Rrustemi thotë se do t’i aktivizojnë takimet me opozitën për presidentin

Rrustemi i VV-së: Gjithçka që kemi bërë gjatë këtyre viteve, ka qenë në bashkëpunim me Vjosa Osmanin
25/03/2026 - 21:10

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese konstatojë se dekreti i presidentes Osmani ishte anti-kushtetues dhe pa bazë kushtetuese. Ai ka thënë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

    Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Inspeksioni i ndërpret punimet pa leje një kompanie ndërtimore, po rrezikonte qytetarët dhe nxënësit

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Dy të arrestuar në aksionin anti-drogë, policia ndoqi Golfin nga Prishtina deri në Vushtrri (Video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Vushtrriasi Erjon Krasniqi merr titullin Doktor Shkence në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë