Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dardan Sejdiu pas 27 dështimeve të kuvendit: Nëse s’kini guxim me udhëheq, kini dinjtetin me u tërheq

05/06/2025 - 12:46
në Lajme
A A
Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ekonomisti Dardan Sejdiu pas 27 dështimeve për t’u konstituuar Kuvendi i Kosovës, ka kërkuar nga deputetët që së paku “të kenë dinjitetin për t’u hequr” pasi nuk po kanë guxim të udhëheqin.

Në tri rrafshe po shkaktohen dëme, elaboroi Sejdiu.

Postimi i plotë:

27 herë dështim. 5 muaj pritje. 0 përfaqësim.

Prej 9 shkurtit, Kuvendi i Kosovës ka dështuar 27 herë të konstituohet. 5 muaj më vonë, asnjë hap përpara. Asnjë ligj. Asnjë vendim. 0 përfaqësim.

Kjo nuk është krizë procedurale. Është bllokadë e mirëmenduar që po i kushton vendit në tri nivele:

Ekonomikisht, vendimet shtyhen, investimet tërhiqen, stabiliteti vihet në pikëpyetje. Çdo ditë pa institucione është një ditë pa investime publike, pa mbështetje për qytetarët, pa mbështetje për bizneset, pa qartësi për investitorët.

Politikisht, përfaqësimi është kthyer në farsë. Deputetët që janë betuar për të përfaqësuar qytetarët po refuzojnë të përfaqësojnë edhe veten. Demokracia nuk ka kuptim kur përfaqësuesit e zgjedhur vetëbllokohen.

Si shoqëri, ky bllokim dëmton vetë idenë e politikës si mekanizëm i ndryshimit. Kur qytetari sheh se edhe pas votës, asgjë nuk lëviz, lind apatia, mosbesimi, ikja nga vendi.

Është e vërtetë që barra më e madhe bie mbi fituesin. Por përgjegjësia politike nuk ndahet vetëm sipas numrit të ulëseve në kuvend, ndahet edhe sipas seriozitetit për ta zgjidhur situatën. Edhe partitë me më pak deputetë kanë detyrim ndaj vendit që t’i qasen kësaj krize me ide, hapa konkretë, e jo me deklarata për shtyp.

Politika deklarative nuk e zhbllokon Kuvendin. Kjo bllokadë nuk zgjidhet me fjalime para kamerave apo komunikata për shtyp.

Kërkon akt politik. Vendim. Veprim. Marrëveshje.

Rrezikim të kapitalit politik për hir të interesit publik.

Nëse s’keni guxim me udhëheqë, atëherë kini të paktën dinjitetin me u tërheqë.

JU REKOMANDOJMË

“52 tonë mangu” – brenda telefonit të ministres Rozeta Hajdari, sekreti shtetëror u diskutua në telefon

“52 tonë mangu” – brenda telefonit të ministres Rozeta Hajdari, sekreti shtetëror u diskutua në telefon
29/05/2026 - 18:49

Paparaci ka siguruar komunikimet ekskluzive në WhatsApp të zhvilluara në një grup privat mes ish-ministres së Tregtisë, Rozeta Hajdari, sekserit të mallrave të Rezervave Shtetërore, Ridvan Muharremi dhe...

Më shumëDetails

1 muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vr’asjen e “Radullës” në Breg të Diellit

1 muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vr’asjen e “Radullës” në Breg të Diellit
29/05/2026 - 18:43

Gjykata Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit A.P., i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Vrasje...

Më shumëDetails

Djalit të dëshmorit iu dogj shtëpia në Vushtrri, Kastrati tregon se do t’ia ndërtojnë të re

Djalit të dëshmorit iu dogj shtëpia në Vushtrri, Kastrati tregon se do t’ia ndërtojnë të re
29/05/2026 - 17:33

Humanisti i njohur, Halil Kastrati, ka njoftuar ndërtimin e shtëpisë së Driton Pllanës, që iu dogj mbrëmë. Dritonit, djalit të martirit Sabri Pllana, mbrëmë iu dogj shtëpia në...

Më shumëDetails

McKinney viziton Kosovën, theksohet bashkëpunimi në fushën e sigurisë

McKinney viziton Kosovën, theksohet bashkëpunimi në fushën e sigurisë
29/05/2026 - 17:22

Gjenerali Chris McKinney, zëvendësdrejtor i Komandës Evropiane të SHBA-së (USEUCOM) për Strategji, Plane dhe Politika, ka zhvilluar këtë muaj vizitën e tij të fundit në Ballkanin Perëndimor. Gjatë...

Më shumëDetails

Ndalet zyrtari i kësaj komune të Kosovës, dyshohet se mori mbi 39 mijë euro paga pa shkuar në punë

Policia arreston një person: Kapet me 14.9 gramë substancë narkotike
29/05/2026 - 17:17

Një zyrtar i Komunës së Kllokotit është ndaluar nga autoritetet pas dyshimeve se ka përfituar paga shtetërore për rreth shtatë vjet pa u paraqitur fare në vendin e...

Më shumëDetails

Shembull i keq: Bedri Hamza nuk distancohet nga kandidati për deputet i PDK-së që pengoi lirimin e pronës publike

Shembull i keq: Bedri Hamza nuk distancohet nga kandidati për deputet i PDK-së që pengoi lirimin e pronës publike
29/05/2026 - 16:51

Policia e Kosovës sot ka arrestuar kandidatin për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Qëndrim Kryeziu, pasi ky i fundit kishte hyrë brenda hapësirës ku po...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    100 eurot, hapet aplikimi për punëtorët e sektorit privat

    196 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Kështu mund ta gjeni numrin unik identifikues të biznesit (NUI) gjatë aplikimit

    177 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 44
  • Fatmir Limaj e bën ‘horë’ Bedri Hamzën me mbështetje në Facebook për tubimin e Ferizajt, tregon se është më i pëlqyer te elektorati i PDK-së

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Largohet pas 22 vitesh nga RTK redaktorja Blerta Foniqi-Kabashi

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Gjobë për djalin e heroit që vendosi UÇK në targa, polici thirret në ligj

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë