Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Njeriu i Trump-it: Musk emigrant i paligjshëm, të deportohet

06/06/2025 - 10:32
në Lajme
A A
Njeriu i Trump-it: Musk emigrant i paligjshëm, të deportohet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Teksa në 24 orët e fundit përballja publike midis Donald Trump dhe Elon Musk është përshkallëzuar në një nivel të paparë, Steve Bannon, një nga kritikët më të ashpër të Elon Musk në muajt e fundit dhe ish-këshilltar personal i Trump, tha se po i kërkon presidentit amerikan të anulojë të gjitha kontratat qeveritare të miliarderit dhe të urdhërojë hetime të shumta ndaj tij.

“Duhet të ketë një hetim formal mbi statusin e tij të imigracionit, sepse unë besoj fuqimisht se ai është një emigrant i paligjshëm dhe duhet të deportohet menjëherë”, tha Bannon në një bisedë telefonike me The Neë York Times.

Ish-strategu kryesor i Trump nuk u ndal me kaq. Ai theksoi se administrata duhet të hetojë Musk për përdorim droge, siç u raportua së fundmi nga Neë York Times, si dhe përpjekjen e CEO-s së Tesla për të marrë informacion të klasifikuar në lidhje me Kinën nga Pentagoni.

“Leja e sigurisë e Musk duhet të pezullohet ndërsa këto hetime janë duke vazhduar”, përfundoi Bannon.

Grindja e Elon Musk me Donald Trump tani është në kulmin e saj dhe ka dalë jashtë kontrollit, vetëm 24 orë pas përfundimit të bashkëpunimit të tyre qeveritar dhe largimit të Musk nga DOGE.

Presidenti amerikan ka deklaruar se ky nuk është… fundi i Musk, duke lënë të kuptohet se bashkëpunimi i tyre do të vazhdojë në nivel këshillimor, por përballja e tyre publike, në këtë moment, nuk lë shumë vend për… optimizëm.

Musk shkroi në Tëitter se ishte koha për të hedhur një “bombë” të madhe. “Trump është në listën Epstein. Kjo është arsyeja pse nuk u bënë publike”, tha ai, duke i thënë mirëmëngjes presidentit amerikan!

Dhe ai vazhdoi: “Shënojeni këtë postim për të ardhmen. E vërteta do të zbulohet.”

Vlen të kujtojmë se pedofili dhe tutori Jeffrey Epstein kishte shumë lidhje të profilit të lartë, duke përfshirë ish-presidentë amerikanë, kryeministra të huaj dhe Princin Andreë të Britanisë.

Akuzat e Musk ua zgjuan oreksin demokratëve, të cilët po bëjnë thirrje që dosjet e Epsteinit të bëhen publike.

Nga ana e tij, presidenti amerikan më parë kishte kërcënuar hapur se do t’i jepte fund kontratave dhe subvencioneve qeveritare të dhëna për kompanitë e Musk.

“Mënyra më e lehtë për të kursyer miliarda dollarë në buxhetin tonë është t’i japim fund granteve dhe kontratave qeveritare të Elon”, shkroi Trump në një postim në platformën Truth Social.

Duke iu përgjigjur kërcënimeve të Trump në lidhje me shkurtimet e granteve dhe kontratave qeveritare, Musk tha se do ta çmontonte menjëherë anijen kozmike Dragon të SpaceX.

Duke komentuar mbi “bombën” e Musk në lidhje me listën Epstein, Donald Trump dukej se donte ta ulte tonin, megjithatë shkroi në Truth Social.

“Nuk më shqetëson që Elon të kthehet kundër meje, por duhet ta kishte bërë muaj më parë“, tha Trump.

Në një tjetër veprim që i hedh benzinë zjarrit të marrëdhënies së tij tashmë të tensionuar me Donald Trump , Elon Musk ka hapur publikisht diskutimin rreth krijimit të një partie të re politike në SHBA.

Në një postim në platformën X, miliarderi po kryen një sondazh dixhital mbi faktin nëse “është koha për të krijuar një parti të re politike në Amerikë që përfaqëson vërtet 80% të qendrës?”.

JU REKOMANDOJMË

Basha: Opozita të maten me Kurtin për votat e Qeverisë jo për Kuvendin
Lajme

Basha: Opozita të maten me Kurtin për votat e Qeverisë jo për Kuvendin

07/06/2025 - 13:06
Mehmetaj për ministren Rizvanolli: Kjo merret me krim, është versioni grua i Faton Pecit
Lajme

Mehmetaj për ministren Rizvanolli: Kjo merret me krim, është versioni grua i Faton Pecit

07/06/2025 - 13:02
Shkëlzen Maliqi: Ura e Ibrit do të hapet, por jo tani/ Ndërkombëtarët nuk i besojnë më fjalës së Kurtit!
Lajme

Shkëlzen Maliqi thotë se presidentja Osmani me pak guxim mund ta nxjerrë vendin nga bllokada politike

07/06/2025 - 12:48
Musliu e quan Kurtin mashtrues: Nuk brengoset për fëmijët e Kosovës sepse vajza i shkollohet në Norvegji
Lajme

Musliu propozon Këshill Ndërpartiak për të shpëtuar Kosovën nga kaosi politik

07/06/2025 - 12:44
Tërmkolli: Nëse Kurti ka bërë diçka pozitive, është refuzimi i Open Balkan
Lajme

Melihate Tërmkolli i quan të gjithë deputetët e Kuvendit “argat të Serbisë” e “anadollakë”

07/06/2025 - 12:31
Këngëtari Labinot Rexha promovoi villën luksoze të eksponentit të VV-së të arrestuar për drogë
Lajme

Këngëtari Labinot Rexha promovoi villën luksoze të eksponentit të VV-së të arrestuar për drogë

07/06/2025 - 12:24

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    1483 Shpërndaje
    Shpërndaje 593 Tweet 371
  • Jo më gomone dhe kamionë, shqiptarët shpikin një metodë të re për t’u futur në Angli

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Serbia në Shqipëri me kuzhinier, vendoset në një hotel 10 kilometra larg Tiranës

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Bildt: Asnjë lider europian nuk ka guxuar t’ia paraqesë në mënyrë më eksplicite faktet Trumpit për luftën në Ukrainë sesa Merz

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Këta janë dy oligarkët që morën 2 hektarë pronë komunale urbane në Mitrovicë, por investimet nuk i realizuan as 5 vite pas afatit të fundit në kontratë (Dokument)

    306 Shpërndaje
    Shpërndaje 122 Tweet 77

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë