Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka uruar qytetarët për festën e Kurban Bajramit, duke theksuar rëndësinë e mëshirës, faljes dhe afërsisë në jetën shoqërore dhe personale.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi tha se kjo ditë e bekuar na rikujton se përballë sfidave, padrejtësive apo dhembjes, vlerat si mëshira, mirëkuptimi dhe falja duhet të mbizotërojnë.
“E mëshira Ime ka përfshirë çdo gjë. (Surja El-A’raf). Kjo ditë na rikujton se sakrifica personale në emër të një të mire më të madhe është thelbi i Kurban Bajramit,” shkroi ai.
Krasniqi uroi që këto vlera të udhëheqin jetën e përditshme të qytetarëve dhe të frymëzojnë solidaritet dhe përkushtim më të madh ndaj atdheut, duke përmbyllur urimin me fjalët: “Zoti e bekoftë popullin tonë.”