Në Gllogjan, janë nderuar tre heronjtë Burim Mustafaj, Shpend Malaj dhe Jeton Dedushaj.
Postimi i Ramush Haradinajt:
Në 26-vjetorin e rënies, në Gllogjan u nderuan me homazhe Heronjtë e Kombit: Burim Mustafaj, Shpend Malaj dhe Jeton Dedushaj. Po ashtu, sot kujtojmë edhe bashkëluftëtarin, Zeqir Nimonaj, në 6-vjetorin e ndarjes nga jeta.
Ata ishin luftëtarë të zotë e sypatrembur, trima të UÇK-së që me pushkën në dorë shënuan aksione dhe beteja që i dhanë hov lirisë. Kisha nderin t’i kem në krah në luftën çlirimtare, në ditët më të vështira e më të lavdishme të historisë sonë.
Vepra dhe sakrifica e tyre mbeten burim frymëzimi për brezat që vijnë.
Lavdi e përjetshme për Heronjtë!