Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kupchan: Kurti ka instinkt politik por lëvizjet e tij të fundit po e dëmtojnë vendin

07/06/2025 - 08:15
në Lajme
A A
Kupchan: Kurti ka instinkt politik por lëvizjet e tij të fundit po e dëmtojnë vendin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Profesori i njohur amerikan dhe eksperti i politikës ndërkombëtare, Charles Kupchan, ka vlerësuar se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është një politikan efikas me instinkt të mirë politik, por se veprimet e tij të fundit mund të kenë cenuar përparimin e vendit në raport me bashkësinë ndërkombëtare.

Kupchan tha se rikthimi i Kurtit në pushtet dhe qëndrueshmëria e tij politike janë dëshmi e aftësive të tij politike. Sidoqoftë, ai kritikoi qasjen e tij karshi temave si dialogu me Serbinë dhe marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë.

“Fakti që ai ka qenë në pushtet për kaq gjatë dhe ka rifituar zgjedhjet është shenjë e aftësive të tija politike. Me këtë që thash, mendoj që Kurti deri në një masë e tejzgjatur lojën nacionaliste”, tha Kupchan në Tëvë1,

Sipas tij, qasja e Qeverisë Kurti në çështje si emërimi i kryetarëve në veri, çështja e targave, vendimi për ndërrimin e monedhës dhe mungesa e përparimit në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, kanë kontribuar në perceptimin e Kosovës si një nga pengesat për dialogun me Serbinë.

“Deri më tani, shumica mendonin se Serbia është problemi. Tani është krijuar ndjesia që edhe Kosova është pjesë e problemit”, u shpreh ai.

Kupchan theksoi se pavarësisht se këto vendime janë ligjore dhe në përputhje me sovranitetin e Kosovës, ato nuk përkthehen domosdoshmërisht në politikë të mençur në nivel rajonal e ndërkombëtar.

“Mendoj që këta hapa kanë pasur efekt të mirë në vend, te ndjenjat nacionaliste në vend, por në plan të gjerë, nuk i kanë bërë Kosovës ndonjë të mirë në sytë e komunitetit ndërkombëtar. Ndoshta edhe kanë vështirësuar përparimin e dialogut me Serbinë. Nëse pyetja është nëse kryeministri ka të drejtë ligjore për të marrë këta hapa, atëherë përgjigja është po. Kosovës është vend sovran, duhet të ketë kontroll mbi të gjithë territorin dhe të gjitha institucionet që janë brenda kufijve të vendit. Vetëm pse diçka është ligjore dhe brenda Kushtetutës, nuk do të thotë që është politikë e mirë. Nuk do të thotë që përparon Kosovën kur jemi te marrëdhëniet rajonale dhe më gjerësisht”, deklaroi ai

JU REKOMANDOJMË

Këto janë të gjitha vendimet që i mori sot qeveria në detyrë
Kryesore

Vlerësimi i monitoruesve: Vendimet e Kurtit si kryeministër në detyrë, shkelje ligji

07/06/2025 - 21:42
Procesi në Hagë, veteranët i shkruajnë diplomatëve të huaj
Lajme

Fadil Fazliu, Bashkim Smakaj dhe Isni Kliaj e refuzojnë vizitën e Avokatit të Popullit të Speciales

07/06/2025 - 21:06
Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë në mesantë, bëhet e ditur gjendja e tyre shëndetësore
Lajme

Aksident fatal në rrugën Ferizaj-Prishtinë, humb jetën një motoçiklist

07/06/2025 - 20:50
Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK’së në Hagë
Kryesore

Më 14 korrik, vendimi i madh për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin

07/06/2025 - 20:34
Antonini pjesë e festës së 211 vjetorit të Karabinierëve
Lajme

Antonini pjesë e festës së 211 vjetorit të Karabinierëve

07/06/2025 - 19:21
Ramë Lahaj rrenqethë me këngën e Jakup Ferrit në ”Air Albania”, dy orë para ndeshjes së madhe
Lajme

Ramë Lahaj rrenqethë me këngën e Jakup Ferrit në ”Air Albania”, dy orë para ndeshjes së madhe

07/06/2025 - 18:47

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Livia e ndez rrjetin, tregon të pasmet

    Livia e ndez rrjetin, tregon të pasmet

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    1492 Shpërndaje
    Shpërndaje 597 Tweet 373
  • Jo më gomone dhe kamionë, shqiptarët shpikin një metodë të re për t’u futur në Angli

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Këngëtari Labinot Rexha promovoi villën luksoze të eksponentit të VV-së të arrestuar për drogë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Mehmetaj për ministren Rizvanolli: Kjo merret me krim, është versioni grua i Faton Pecit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë