Kandidatja e VV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, është shprehur e bindur që VV-ja i ka votat për Qeverinë Kurti III.
Pas ndërprerjes së seancës së sotme, ajo ka thënë se edhe opozita e di një gjë të tillë.
“Këta e dinë që ne i kemi votat për Qeverinë”, ka thënë Haxhiu.
Megjithatë, ajo nuk ka treguar se kush janë ata deputetë që nuk votojnë për të, por vetëm për formimin e Qeverisë.
“Këta e dinë që i kemi votat për Qeverinë dhe duke e ditur që i kemi votat për qeverinë e mbajnë peng Kuvendit e Republikës së Kosovës”, ka thënë Haxhiu.