Sonte rreth orës 22:30 është nxjerrë në breg jahti i fundosur para dy ditësh në ujërat detare të Dhërmisë në Shqipëri, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Lexues të Veriu.info kanë dërguar pamje ekskluzive të jahtit të nxjerrë sonte në Dhërmi.
Fatmirësisht nga kjo fundosje nuk kishte dëme në njerëz dhe dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një çarje poshtë jahtit.
Jahti mbante emrin “BAE”, kishte një flamur panamez dhe ishte në pronësi të shtetasit Festim Prendi.















