Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mundësia që zgjedhjet të mbahen bashkë ende në tavolinë, Cakolli shpjegon tri rrugët – seancat mund të vazhdojnë deri në shtator

09/06/2025 - 21:18
në Lajme
A A
Mundësia që zgjedhjet të mbahen bashkë ende në tavolinë, Cakolli shpjegon tri rrugët – seancat mund të vazhdojnë deri në shtator
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), pas caktimit të 12 tetorit si datë për zgjedhjet e rregullta lokale, ka thënë se mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në të njëjtën ditë, mbetet ende në tavolinë.

Cakolli ka shpjeguar tri rrugët kushtetuese që mund të çojnë në këtë opsion, duke shtuar se për të trija, fillimisht nevojitet konstituimi i Kuvendit. Sipas këtyre opsioneve, seancat mund të vazhdojnë deri në shtator, çdo 48 orë.

Opsioni i parë është shpërndarja e Kuvendit.

“Pas konstituimit të Kuvendit: 1. Deputetët duhet të votojnë për shpërndarje (minimumi 80 vota); 2. Presidentja, pas dekretit të shpërndarjes, brenda 10 ditësh cakton datën e zgjedhjeve; 3. Zgjedhjet mbahen 30–45 ditë pas shpalljes së datës. Që zgjedhjet të mbahen më 12 tetor, shpërndarja e Kuvendit duhet të ndodhë në periudhën 18 gusht deri më 2 shtator, ndërsa zgjedhjet duhet të shpallen në periudhën 28 gusht deri më 12 shtator (duke respektuar afatin minimal prej 30 ditësh nga shpallja deri te dita e votimit). Kjo do të thotë se deri atëherë mund të ketë edhe deri në 42 seanca tjera të dështuara (çdo 48 orë)”, ka shkruar Cakolli.

Sipas tij, opsioni i dytë është dështimi për të zgjedhur Qeverinë brenda 60 ditësh.

“Pas konstituimit të Kuvendit: 1. Presidentja mandaton kandidatin për Kryeministër; 2. Qeveria nuk formohet brenda 60 ditëve; 3. Kuvendi shpërndahet automatikisht; 4. Brenda 10 ditësh shpallen zgjedhjet, të cilat mbahen 30-45 ditë pas shpalljes.

Që zgjedhjet të mbahen më 12 tetor, ato duhet të shpallen më së voni më 12 shtator. Kjo nënkupton shpërndarje automatike më së voni më 2 shtator. Ndërsa, mandatimi i kandidatit për Kryeministër duhet të ndodhë më së voni më 4 korrik. Kjo do të thotë se deri atëherë mund të ketë edhe deri në 12 seanca tjera të dështuara (çdo 48 orë)”, thuhet në postimin e tij.

Ndërkohë, opsioni i tretë është dështimi i dyfishtë për të zgjedhur Qeverinë.

Pas konstituimit të Kuvendit: 1. Presidentja mandaton kandidatin për Kryeministër; 2. Mandatari i parë ka 15 ditë për të siguruar 61 vota; 3. Nëse dështon, Presidentja ka 10 ditë për të mandatuar një tjetër; 4. Mandatari i dytë ka 15 ditë për të marrë miratimin e Kuvendit; 5. Nëse dështohet sërish, Presidentja shpall zgjedhjet; 6. Zgjedhjet mbahen brenda 40 ditësh.

Për të mbajtur zgjedhjet më 12 tetor, ato duhet të shpallen më së voni më 2 shtator. Ndërsa, Kuvendi duhet të konstituohet më së voni më 23 korrik. Kjo do të thotë se deri atëherë mund të ketë edhe deri në 21 seanca tjera të dështuara (çdo 48 orë)”, përfundon postimi i tij.

Sot ka dështuar seanca e 29’të për konstituimin e Kuvendit. E radhës është të mërkurën.

JU REKOMANDOJMË

Rreth 70 milionë euro të paguara për pensionet e veteranëve gjatë 2023-tës
Kryesore

OVL-UÇK letër presidentes Osmani: A është zgjatur mandati i EULEX?

09/06/2025 - 22:54
Deliu-Kodra: Kryeministri është dorëzuar, do të shkojmë drejtë zgjedhjeve
Lajme

Deliu-Kodra i thotë JO koalicionit me VV-në: Preferojmë me partitë ish-opozitare

09/06/2025 - 22:48
Përfaqësuesit e ‘Liria ka emër’ thërrasin konferencë për media, nuk dihet arsyeja
Lajme

Përfaqësuesit e ‘Liria ka emër’ thërrasin konferencë për media, nuk dihet arsyeja

09/06/2025 - 22:38
Limaj: Sjellja me arrogancë e Qeverisë Kurti ndaj partnerëve të Kosovës, po i bën dëme vendit
Lajme

Limaj: Tre vota për Kuvend, jo kërkesa për poste – gati të zgjidhim krizën

09/06/2025 - 22:33
Spahiu: Luftë në Kosovë mund të ketë nëse dëshiron Amerika dhe Vuçiqi
Lajme

Nexhmedin Spahiu e quan Presidenten e Kosovës qyqajk– Pse flamuri i UÇK-së para atij të Presidencës?

09/06/2025 - 22:22
Matoshi për Kurtin: Po i intereson komoditeti me xhipa të zi
Lajme

Matoshi për Kurtin: Po i intereson komoditeti me xhipa të zi

09/06/2025 - 22:13

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Sveçla nuk mirëpritet në veri: Aktivisti serb e pret me filikaq- kapet me mbrojtjen e afërt (Video)

    Sveçla nuk mirëpritet në veri: Aktivisti serb e pret me filikaq- kapet me mbrojtjen e afërt (Video)

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Si ndodhi ndalimi i infermieres shqiptare nga policia serbe?

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • “Na gjuanin nga çdo drejtim gjithë fshati.. kisha shumë plagë”, polici i Kosovës tregon tmerrin që përjetoi në Banjska

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Kuvendi në ngërç, deputetët e rinj angazhojnë 74 asistentë personal me paga të majme- (Lista me emrat e asistentëve)

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Asamblisti i VV-së fton prokurorinë të hetoj konkursin e QKMF-së në Ferizaj: I është përgatitur vajzës së zëvendësdrejtorit Afrim Abazi

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë