Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Liria ka emër”: Paraburgimi i gjatë i Thaçit dhe të tjerëve, shkelje e të drejtave të njeriut

10/06/2025 - 14:57
në Lajme
A A
“Liria ka emër”: Paraburgimi i gjatë i Thaçit dhe të tjerëve, shkelje e të drejtave të njeriut
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Platforma “Liria ka emër” mbajti një konferencë për media, ku shprehu shqetësimin për, siç u cilësua, shkeljet e të drejtave në gjykimin e drejtuesve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë, raporton Ekonomia Online.

Ismail Tasholli tha se procesi gjyqësor ka devijuar nga standardet evropiane dhe bëri thirrje për rishqyrtim të procedurave, duke kërkuar drejtësi të paanshme dhe jo të bazuar në paragjykime.

“Jemi për të shprehur shqetësimin tonë në lidhje me shkeljet e drejtave në Gjykatën Speciale. Kosova e ka mbështetur themelimin e gjykatës me besimin e saj që do të përcillen me veprim të standardeve evropiane. Procesi që është zhvilluar ka qenë jashtë standardeve evropiane. Sot kur procesi po shkon drejt përfundimit jemi të bindur që këto shkelje duhet të evidentohen qartë, të ngrihet zëri i padrejtësisë. Të gjitha këto shkelje tregojnë që procesi ka devijuar. Kërkojmë të rishqyrtohen proceset dhe të garantohet që të veprohet në bazë të drejtësisë e jo në bazë të paragjykimit. Bëjmë thirrje shteteve financuese që të marrin përgjegjësitë e tyre që puna e gjykatës të përputhet me procesin e drejtësisë e jo të interesave personale”, tha ai.

Juristi Përparim Gruda nga PDK-ja tha se paraburgimi i gjatë i Hashim Thaçit dhe të tjerëve përbën shkelje të të drejtave të njeriut dhe të Kushtetutës së Kosovës.
Ai theksoi se marrja e provave nga Serbia e vendos mbrojtjen në pozitë të pabarabartë dhe kërkoi ndaljen e kësaj praktike.

“Gjykata Speciale, e cila akuzon zotëri Thaçin e të tjerët është bërë në bazë të raportit të Dick Martin dhe sot jemi gati në fund të procesit dhe nuk ekziston asnjë fjali e shtëpisë së verdhë. Hashim Thaçi dhe të tjerët janë për më shumë se katër vjet në paraburgim e jo në burg, është e argumentuar që është shkelje e standardeve për të drejtave të njeriut, shkelje e Kushtetutës së Kosovës. Është shqetësuese, sepse të gjithë kemi besuar që ka pasur për qëllim të garantohet që gjykimi do të mbetet brenda standardeve evropiane dhe nuk do të ketë ndërhyrje në drejtësi. Është zvarritje e tepruar. Shkelje është marrja e provave nga Serbia. Fakti që prokuroria ka akces të merr prova atje i bënë në pozicion të pabarabartë me mbrojtjen. Do të duhej të ndalej marrja e provave nga Serbia. Shkelja e katërt: e kemi pasur rastin e Sali Mustafës. Unë si jurist mendoj që shoqëria kosovare duhet të përmbahet nga ndërhyrjet në punën e gjykatës”, tha Gruda.

JU REKOMANDOJMË

Matoshi i ashpër: Albini ha pasul, edhe këta të vjetrit e PDK-së t’u hangër pasul, i ka traumatizu

Matoshi i ashpër: Albini ha pasul, edhe këta të vjetrit e PDK-së t’u hangër pasul, i ka traumatizu
26/05/2026 - 14:54

Komentatori politik Halil Matoshi i ftuar në emisionin “Adresa” ka akuzuar opozitën që janë duke shkuar në hapat e Albin Kurtit. Matoshi tha se Kurti i ka traumatizuar...

Më shumëDetails

KQZ del me disa sqarime sa i përket votimit përmes postës

Në 23 komuna përfundon numërimi i votave për asamble
26/05/2026 - 14:42

Pas shqetësimeve të ngritura nga disa votues jashtë Kosovës për mungesën e shiritit ngjitës në pakon e votimit përmes postës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e vlerëson të nevojshme...

Më shumëDetails

Kurti takohet me qytetarë të Prizrenit, premton investime kapitale, iu flet dhe për Byronë

Kurti takohet me qytetarë të Prizrenit, premton investime kapitale, iu flet dhe për Byronë
26/05/2026 - 14:22

Lideri i VV’së, Albin Kurti, ka takuar banorët e lagjes Kurillë dhe fshatit Romajë të Hasit në Prizren, nga ku ai ka thënë mes tjerash se beson që...

Më shumëDetails

Policia kap 31 krerë dele të futura ilegalisht nga Serbia

Policia kap 31 krerë dele të futura ilegalisht nga Serbia
26/05/2026 - 14:10

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra në fshatin Dumnicë, në kuadër të angazhimeve për ruajtjen e kufirit shtetëror dhe luftimin e aktiviteteve të...

Më shumëDetails

E rëndë në Itali: Babai godet dy herë me thi’kë djalin 12-vjeçar dhe më pas tenton të vr@së veten

E rëndë në Itali: Babai godet dy herë me thi’kë djalin 12-vjeçar dhe më pas tenton të vr@së veten
26/05/2026 - 14:06

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një djalë 12-vjeçar u qëllua dy herë me thikë në gjoks në shtëpinë e tij në Napoli nga babai...

Më shumëDetails

Kryetarja e Preshevës ndan pamje nga pritja e dy kongresistëve amerikanë: Zëri i Luginës sot u dëgjua te ata që marrin vendime të mëdha

Kryetarja e Preshevës ndan pamje nga pritja e dy kongresistëve amerikanë: Zëri i Luginës sot u dëgjua te ata që marrin vendime të mëdha
26/05/2026 - 13:50

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka publikuar pamje nga pritja që iu ka bërë sot në Luginë, dy kongresistëve amerikanë, Keith Self dhe Suhas Subramanyam. Sinani...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Qeveria e Kosovës ekzekuton shtesat për këtë kategori

    Qeveria e Kosovës ekzekuton shtesat për këtë kategori

    401 Shpërndaje
    Shpërndaje 160 Tweet 100
  • Ekskluzive: Arrihet marrëveshja PDK-Nisma, kjo e fundit mbështet PDK-në më 7 qershor

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Shtesat prej 100 euro për fëmijët e pensionistët – ministri jep lajmin e shumëpritur

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Kryetarit të ri të AAK-së i “hup topi” ditën e parë – Gjini viziton fabrikën “Loni Dekor” në Vushtrri, por mendon se është në Mitrovicë

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ekzekutohen 100 eurot për këtë kategori

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë