Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Serbia e akuzon Arbnor Spahiun për “vr@sje të rëndë në Banjskë”

10/06/2025 - 15:42
në Lajme
A A
U ndalua nga Serbia, ish-polici i Kosovës ndalohet me 1 muaj paraburgim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, të cilit iu shqiptua masa prej një muaji paraburgim në Serbi, dyshohet për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë”, konfirmoi Gjykata e Lartë në Suboticë për Radion Evropa e Lirë.

Spahiu dyshohet se ka kryer këtë vepër në Banjskë – pjesa veriore e Kosovës – ku një grup i serbëve të armatosur ka sulmuar policinë e Kosovës në shtator të vitit 2023, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Në përleshjet me armë që kanë pasuar, janë vrarë edhe tre sulmues serbë.

Me ligjin në Serbi, “vrasja e rëndë” dënohet me një dënim minimal prej dhjetë vjetësh burg ose me burgim të përjetshëm.

Dyshimet e autoriteteve serbe për këtë vepër i konfirmoi për Radion Evropa e Lirë edhe avokati i Spahiut, Arianit Koci, i cili tha se ai aktualisht ndodhet në Suboticë dhe se “është mirë”.

Por, duke folur një ditë më herët për gazetarët në Prishtinë, Koci ka thënë se klienti i tij nuk është pjesë e Policisë së Kosovës tash e tre vjet dhe se ai jeton në Gjermani.

Ai ka thënë se ka paraqitur disa prova që, sipas tij, do ta dëshmojnë pafajësinë e Spahiut.

Deri në publikimin e këtij lajmi, Prokuroria e Lartë Publike në Suboticë nuk u është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë në lidhje me këtë rast dhe me pretendimet e avokatit.

As Policia e Kosovës nuk i është përgjigjur pyetjes së REL-it se kur është larguar Spahiu nga shërbimi.

Spahiu është ndaluar më 7 qershor nga autoritetet serbe në pikën kufitare ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë, gjatë kthimit të tij nga Austria me autobus.

Në vazhdën e arrestimeve të kohëpaskohshme të shtetasve të Kosovës, autoritetet bëjnë vazhdimisht thirrje që të shmanget udhëtimi përmes Serbisë.

Për sulmin në Banjskë – ku, sipas autoriteteve serbe, dyshohet edhe përfshirja e Spahiut – Kosova ka akuzuar Serbinë, por kjo e fundit ka mohuar çdo përgjegjësi.

Përgjegjësinë për të e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe në Kosovë, i cili besohet se ndodhet në Serbi.

Të hënën, në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka vazhduar gjykimi i tre prej 45 të akuzuarve për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të rënda penale në rastin Banjska.

Hetime për këtë sulm është duke kryer edhe Zyra e Prokurorit të Lartë Publik në Beograd.

JU REKOMANDOJMË

E mërkurë me mot jostabil: Shi, diell e shkarkime rrufesh

E mërkurë me mot jostabil: Shi, diell e shkarkime rrufesh
24/06/2026 - 07:43

Gjatë ditës së mërkurë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu, të shoqëruara me shkarkime rrufesh....

Më shumëDetails

Mërgimtarja nga Kosova humb jetën në një aksident

Mërgimtarja nga Kosova humb jetën në një aksident
23/06/2026 - 23:49

Në një aksident trafiku në Francë, më 22 qershor 2026, raportohet se ka humbur jetën Besire Kolgeci-Baraliu nga fshati Bukosh. Siç raportojnë mediat lokale, duke cituar familjarët, në...

Më shumëDetails

Artan Hoxha: Qeveria e majtë kujdesej për të pasurit, Rama kishte harruar që ishte kryeministër i Shqipërisë

Artan Hoxha: Qeveria e majtë kujdesej për të pasurit, Rama kishte harruar që ishte kryeministër i Shqipërisë
23/06/2026 - 23:00

Gazetari shqiptar Artan Hoxha, tha se “qeveria e majtë kujdesej për të pasurit”, teksa komentoi protestat në Shqipëri. “Sot është protesta e 24-të, kurrë në Shqipëri nuk ka...

Më shumëDetails

Kjo degë e LDK-së i jep mbështetje Lumir Abdixhikut

Pantina: Edhe Dega e Kodrës së Trimave do të kërkojë dorëheqjen e Abdixhikut
23/06/2026 - 22:40

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetari i Degës së LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi, ka reaguar ndaj kërkesave publike për dorëheqjen e kryetarit të partisë, Lumir...

Më shumëDetails

Pantina: Edhe Dega e Kodrës së Trimave do të kërkojë dorëheqjen e Abdixhikut

Pantina: Edhe Dega e Kodrës së Trimave do të kërkojë dorëheqjen e Abdixhikut
23/06/2026 - 22:19

Shqipe Pantina, ka deklaruar se Dega e LDK-së në Kodrën e Trimave pritet të kërkojë dorëheqjen e Lumir Abdixhikut. “Dega e kodrës së trimave do të kërkoj doreheqjen...

Më shumëDetails

Azem Syla: Goxhaj nuk ishte në frontin e luftës

Azem Syla: Goxhaj nuk ishte në frontin e luftës
23/06/2026 - 21:58

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla, ka reaguar lidhur me pjesëmarrjen e Dritan Goxhajt në frontin e luftës. Në reagimin e tij, Syla ka thënë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Fatmir e Esat Likaj, Arben Mikullovci … – Ja kush janë biznesmenët që po e ndërtojnë kompleksin në Prizren ku vdiq punëtori nga goditja e kranit

    Fatmir e Esat Likaj, Arben Mikullovci … – Ja kush janë biznesmenët që po e ndërtojnë kompleksin në Prizren ku vdiq punëtori nga goditja e kranit

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Mërgimtarja nga Kosova humb jetën në një aksident

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Deschamps largohet urgjentisht nga kampi i ekipit kombëtar francez

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Këto janë çmimet e derivateve për sot në Kosovë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Kjo degë e LDK-së i jep mbështetje Lumir Abdixhikut

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë