Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Marrëveshja me Danimarkën, reagon KMDLNJ: Kosova, vend për të burgosur dhe refugjatë të paligjshëm

11/06/2025 - 14:51
në Lajme
A A
Marrëveshja me Danimarkën, reagon KMDLNJ: Kosova, vend për të burgosur dhe refugjatë të paligjshëm
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për marrëveshjen e arritur me Danimarkën për të burgogsurit.

KMDLNJ thotë se në Gjilan do të vendosen dhunshëm 300 të dënuar në Danimarkë, ku asnjëri prej tyre nuk është danez apo shtetas i Danimarkës.

“Qeveria e Kosovës përkatësisht MD – së përmes ministres me kapacitet të kufizuar profesional ka nënshkruar një marrëveshje me qeverinë e Danimarkës për lëshim ne qira të Burgut në Pasjak të Gjilanit ku do të vendosen dhunshëm dhe kundër vullnetit të tyre 300 të dënuar në Danimarkë, asnjëri prej tyre nuk është danez apo shtetas i Danimarkës. Këta të dënuar që do të trafikohen në Kosovë përmes një kompensimi simbolik janë nga vendet e treta , të dënuar për krime të rënda si dhe për radikalizëm islamik”, thuhet në njoftimin e tyre.

Tutje, thuhet se “MD përmes një ministreje me mungesë të theksuar të kompetencës profesionale tërë kohën kanë mashtruar publikun në Kosovë duke e fshehur profilin e të dënuarve të cilët Daninarka nuk ka arritur t’i ti risocializojë prandaj i ka paketuar në Kosovë”.

“Zyrtarët e MD – së në Kosovë pohojnë se nuk do të lejojnë që në Kosovë të vendosen të dënuar për krime të rënda , radikalë islamikë , terroristë apo të dënuar për krime lufte e që është mashtrim ordiner për faktin se Burgu në Pasjak për 10 vite është 100 përqind nën juridiksionin danez dhe autoritetet kosovare mund të sigurojnë qasje vetëm me leje të autoriteteve të Danimarkës. Gjatë kohës së qiradhënies konsiderohet si zonë ekstraterritoriale”, vijon reagimi.

Sipas KMDLNJ, “Me funksionalizimin e këtij burgu , në Pasjak do të lulëzojnë prostitucioni , trafikimi me qenie njerëzore dhe narkotikë , kontrabanda e të gjitha llojeve, do të rritet radikalizmi islamikë dhe dukuri tjera që do ta rrezikojnë sigurinë e banorëve të Pasjakut dhe rajonit”.

“Do të legalizohen dy sisteme korrektese paralele , i Kosovës dhe i Danimarkës sikur që do të noterizohet diskriminimi i personave të privuar nga liria, kosovarët do të trajtohen sikur deri më tani , të trafikuarit nga Danimarka , sipas standardeve daneze. KMDLNj – ë fuqishëm e ka kundërshtuar këtë marrëveshje sepse krijon precedentë të rrezikshëm që ta shndërrojë Kosovën në shkelës të madh të drejtave të njeriut dhe deponi për të burgosur dhe refugjatë të paligjshëm nga shtetet tjera që i konsiderojnë dhe trajtojnë si mbetje njerëzore. Zyrtarët kosovarë , me mburrje në vend se të turpërohen deklarojnë publikisht se shumë shtete kanë shprehë interesim të dërgojnë të burgosur dhe refugjatë të paligjshëm në Kosovë thuaja se vijnë për studime në Oxford apo Cambridge”.

“Kur KM i Britanisë së Madhe , Kai Starmer dhe presidenti Tramp deklaruan se po e shqyrtojnë mundësinë e dërgimit të burgosurve dhe refugjatëve të paligjshëm në Kosovë , presidentja dhe qeveria e Kosovës u vetofruan t’i pranojnë , pa u bërë një kërkesë formale zyrtare dhe pa i ditur kushtet. Kosova nuk po ka kapacitete të sigurojë një jetë në kushte të një dinjiteti minimal ndërkaq, për shkaqe ekskluzivisht të përfitimit politik duan t’i zgjedhin problemet e të burgosurve të shteteve evropiane si dhe të refugjatëve të paligjshëm nga SHBA”, theksohet në reagim.

Tutje, thuhet se “Kosova nuk ka kapacitete e as mundësi minimale të merret me të burgosur të huaj dhe refugjatë të paligjshëm. Kosova , shkaku i lakmisë së politikanëve të pahdijshëm dhe të papërgjegjshëm do të shndërrohet në shkelës të madh të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria dhe refugjatëve të paligjshëm duke krijuar kushte për një destabilizim afatgjatë”.

“Të tregoni aq përulësi dhe nënshtrim duke pranuar të burgosur dhe refugjatë të paligjshëm që në planin afatgjatë e destabilizojnë shtetin ndërsa që nuk tregoni asnjë interesim për mbrojtje të drejtave të njeriut që po shkelen aq brutalisht në Hagë nga Gjykata Raciste Speciale të burgosurve , të gjithë shqiptarë dhe të gjithë shtetas të Kosovës , udhëheqës të luftës çlirimtare , krijues të shtetit dhe bartës të posteve më të larta politike dhe shtetërore tregon se keni mungesë elementare të përgjegjësisë njerëzore , kombëtare, politike , morale , institucionale dhe shtetërore .

Nuk duhet që Kosova të shndërrohet në koloni të burgosurve dhe refugjatëve të paligjshëm që , në kundërshtim me vullnetin e tyre dhe në kundërshtim me të drejtat e njeriut , dhunshëm do të vendosen në Kosovë”.

JU REKOMANDOJMË

Arrestimi i pesë policëve për “Vrasje nga Pakujdesia” në Lipjan, Prokuroria: S’mund të japim më shumë detaje, dëmtohen hetimet
Kryesore

Arrestimi i pesë policëve për “Vrasje nga Pakujdesia” në Lipjan, Prokuroria: S’mund të japim më shumë detaje, dëmtohen hetimet

08/07/2025 - 09:34
Netanyahu nominon Trumpin për Çmimin Nobel për Paqe
Lajme

Netanyahu nominon Trumpin për Çmimin Nobel për Paqe

08/07/2025 - 09:18
“Avullohet” vetura para QKMF-së në Lipjan – Çelësat dhe dokumentet ishin brenda, pronari alarmon Policinë
Lajme

U ndal për të blerë ujë, hajni i vjen nga mbrapa dhe i grabit çantën – mërgimtarit nga Suedia i vidhen mijëra euro, stoli ari dhe dokumente në Malishevë

08/07/2025 - 09:02
Tollovi në Merdare, Ambasada e Gjermanisë: Do të dëshironim që mallrat të lëviznin më shpejt
Lajme

Ndalim i plotë i qarkullimit për automjete të rënda transportuese në pikën kufitare të Bllacës

08/07/2025 - 08:51
Trump i çon letër Vuçiqit, nga 1 Gushti 35 % tarifa ndaj mallrave serbe, ka edhe një paralajmërim nëse Serbia i përgjigjet
Lajme

Trump i çon letër Vuçiqit, nga 1 Gushti 35 % tarifa ndaj mallrave serbe, ka edhe një paralajmërim nëse Serbia i përgjigjet

08/07/2025 - 08:34
Prapaskenat brenda samitit të NATO-s për të joshur Donald Trumpin, CNN: Diplomacia e Mark Rutte për “babin” dhe kërcënimi për Spanjën
Lajme

Trump shtyn tarifat e reja, kërcënon me taksa të tjera për 14 shtete

08/07/2025 - 08:20

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Erdhëm për të dehur, gjetëm një të vdekur” – Mjekja rrëfen momentin kur e gjeti Agon Zejnullahun të prangosur e pa shenja jete (Video)

    “Erdhëm për të dehur, gjetëm një të vdekur” – Mjekja rrëfen momentin kur e gjeti Agon Zejnullahun të prangosur e pa shenja jete (Video)

    201 Shpërndaje
    Shpërndaje 80 Tweet 50
  • Kompanisë “Taunita” iu zbuluan mbi 600 kg peshk të infektuar me parazitin (krimba) ‘Anisakis’ (Dokument)

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Publikohen pamje nga arrestimi i 27-vjeçarit “nën ndikim alkooli” në mesnatë në Lipjan – ndërroj jetë pak pas prangosjes

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Këta janë pesë policët e suspenduar për vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Vdekja e 27 vjeçarit në Lipjan, IPK suspendon pesë policë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë