Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gazetari Lirim Mehmetaj publikon video si po futet ujë në vend të naftës në Kosovë

11/06/2025 - 21:56
në Kryesore, Lajme
A A
Gazetari Lirim Mehmetaj publikon video si po futet ujë në vend të naftës në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gazetari Lirim Mehmetaj ka shpërndarë një video në të cilën ka quajtur kontrabandë të radhës ujë në vend të naftës, transmeton Gazeta Online Veriu.info.

Sipas Mehmetajt kompanitë e naftës po marin ujë nga kompanitë e Shqipërisë dhe po e regjistrojnë si derivate.

Ai ka shpërndarë edhe video ku një qytetari i mbushet makina me ujë, raporton Veriu.info.

Postimi i plotë:

ALARM: Ujë në vend të naftës – kontrabanda e radhës me Amin të Qeverisë…

Para një kohe, patën dalë disa video që dokumentonin se si në një pompë të kompanisë EX-FIS, makinat po bllokonin pasi mbusheshin aty, meqë siç shihet ato në vend të derivateve ishin mbushur me ujë.

Çfarë ka ndodhur?

Tash po del që në një skenë mega-kriminale ndër kufitare, kompanitë e naftës nga Kosova marrin nga kompanitë e Shqipërisë ujë dhe e regjistrojnë si derivate.

I importojnë, i fusin nëpër Doganë të Kosovës.

Kompania në Shqipëri fiton, sepse derivatet që nuk i nxjerr jashtë, i shet ilegalisht në Shqipëri meqë zyrtarisht ato kinse kanë ardhur në Kosovë.

Kompania në Kosovë fiton, sepse faturat që kurrë s’i ka paguar që kinse ka blerë naftë, ua lëshon kompanive të ndërtimit në Kosovë.
Kurse në vend të parave të kinse shitjes që e bën në Kosovë, i futë paratë e ndyta të vetat dhe i shpërlan ato nga tregu i zi në konto të vetë.

Rasti në Ex-Fis kishte ndodhur meqë siç shihet në këtë rast pompa kishte harruar ta derdh ujin e “blerë nga Shqipëria” dhe i kishte mbushur makinat me të.

Gjithë këtë operacion mega kriminal e ka mundësuar qeveria e Kosovës, më saktësisht Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, meqë përmes një marrëveshje me Doganën e Kosovës e kishte kaluar kontrollin e derivateve nga inspektorët nëpër pompa, te dogana direkt.

Meqë e kontrollojnë edhe vetë Doganën, ata ujin e lëshojnë kinse si naftë e benzinë, e më pas nëpër pompa s’ka inspektor fare për të kontrolluar.

Kështu krimi kalon pa filtra nga Shqipëria në Kosovë dhe anasjelltas.

Në ndërkohë, militanti i shkretë që vuan për bukën e gojës, gjithë koncentrimin e ka për t’u futur në Facebook e sharë ndonjë gazetarë që i tregon se si po e mashtron Albin Benzina.

Më poshtë e keni marrëveshjen Ministri Doganë dhe një video kur qytetarit i mbushet makina ujë:

VIDEO

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë