Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çfarë thanë autoritetet kosovare për arrestimin e Arbnor Spahiut në Serbi?

12/06/2025 - 08:23
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti pas arrestimit të ish-policit kosovar në Serbi: Institucionet tona janë angazhuar maksimalisht që ai të lirohet sa më parë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Autoritetet e Kosovës kanë intensifikuar përpjekjet për lirimin e ish-pjesëtarit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, i cili është arrestuar në Serbi dhe po mbahet në paraburgim nën akuzën për “vrasje të rëndë” në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Spahiu, i cili u ndalua më 7 qershor në kufirin ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë, ndërsa ishte në udhëtim me autobus nga Austria për në Kosovë, akuzohet nga autoritetet serbe për një ngjarje të ndodhur në shtator të vitit 2023, kur një grup serbësh të armatosur sulmuan policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Gjykata e Lartë në Suboticë ka vendosur një muaj paraburgim për Spahiun, i cili akuzohet për veprën penale të “vrasjes së rëndë” në Banjskë.

Sidoqoftë, autoritetet kosovare kanë reaguar duke e cilësuar këtë akuzë si të pabazuar dhe të fabrikuar, duke theksuar se Spahiu ka dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës që nga viti 2022 dhe ka jetuar me familjen e tij në Gjermani.

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, theksoi në një postim në Facebook se institucionet e Kosovës janë angazhuar fuqishëm për lirimin e Spahiut. Ai deklaroi se “sjellja jonormale e Serbisë ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës nuk duhet dhe nuk do të pranojmë të normalizohet.”

Nga ana tjetër, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kërkoi që Serbia të ndalojë ndalimet politike ndaj qytetarëve të Kosovës, duke i quajtur veprimet e saj arbitrare dhe duke theksuar se këto do të pengojnë çdo mundësi për dialog dhe normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Osmani theksoi në Facebook se “këto shkelje të të drejtave të njeriut nga ana e Serbisë nuk mund të injorohen dhe kërkoi reagim të fuqishëm nga shtetet e QUINT-it dhe Misioni i BE-së.”

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka theksuar se po i ndjek me vëmendje zhvillimet për arrestimin e Spahiut dhe ka informuar vendet e QUINT-it për rastin. Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se janë bërë përpjekje për të siguruar një vizitë për Spahiun nga Ambasadori i Kosovës në Serbi, Jetish Jashari, në Qendrën e Paraburgimit në Suboticë.

“Kosova do të vazhdojë të shfrytëzojë të gjitha kanalet diplomatike për të siguruar që kjo padrejtësi ndaj një shtetasi të Kosovës të marrë fund,” ka deklaruar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Po ashtu, Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, bëri të ditur se janë dorëzuar dokumente zyrtare që vërtetojnë se Spahiu nuk ka qenë pjesë e Policisë së Kosovës në momentin e ngjarjes në Banjskë. Ai theksoi se ndalimi i Spahiut është pjesë e përpjekjeve të Serbisë për të komprometuar imazhin e Policisë së Kosovës dhe për të frikësuar zyrtarët e saj.

Në një intervistë për Tëvë1, Hoxha theksoi se “ne kemi dorëzuar çdo dokument të nevojshëm dhe besojmë se drejtësia do të triumfojë, megjithëse e dimë që në Serbi është sfidë të besohet në sistemin e drejtësisë.”

Për më tepër, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka apeluar për qytetarët e Kosovës që të shmangin kalimin përmes Serbisë, për shkak të rritjes së rasteve të ndalimit dhe arrestimeve arbitrare, duke e cilësuar këtë si një shkelje të drejtave të njeriut.

JU REKOMANDOJMË

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë