Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Amerikanët largohen nga ambasada në Irak, paralajmërohet konflikti mes Izraelit dhe Iranit

12/06/2025 - 21:56
në Lajme
A A
Amerikanët largohen nga ambasada në Irak, paralajmërohet konflikti mes Izraelit dhe Iranit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Stafi jo i nevojshëm i ambasadës amerikane në Bagdad është larguar nga Iraku shkaku i rrezikut të sigurisë.

Zyrtarët në kushte anonimiteti nuk kanë treguar saktësisht se çfarë e ka shtyrë SHBA-në drejt këtij vendimi, por besohet se Izraeli është gati të nis një operacion në Iran.

Kjo është pjesa kryesore e arsyes se përse amerikanët janë këshilluar që të largohen nga rajoni, kanë thënë këta zyrtarë për BBC-në, duke shtuar se Irani mund të sulmojë edhe objekte amerikane në Irak. Zyrtarët amerikanë gjithashtu kanë kufizuar lëvizjet edhe brenda Izraelit.

Vendimi ka ardhur vetëm pak ditë pasi bisedimet amerikane për programin bërthamor të Iranit kanë ngecur.

Përfaqësuesi i lartë amerikan në Lindjen e Mesme, Steve Witkoff ende planifikon të ketë biseda të reja me Iranin.

Ai të dielën pritet të takohet me ministrin e Jashtëm iranian, Abbas Araghchi.

“Ne vazhdimisht vlerësojmë personelin e nevojshëm nëpër krejt ambasadat tona”, ka thënë një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit.

“Bazuar në analizat tona të fundit, vendosëm që të reduktojmë stafin e misionit tonë në Irak”, ka thënë ky zyrtar në kushte anonimiteti.

Departamenti më vonë ka bërë të ditur se ka kufizuar lëvizjet e stafit amerikan brenda Izraelit sidomos në zonat e Tel Avivit, Jerusalemit dhe Be’er Sheva, shkaku i tensioneve në rritje në rajon.

Presidenti Donald Trump ka thënë para gazetarëve të mërkurën në mbrëmje se amerikanët janë këshilluar që të largohen nga rajoni “sepse mund të jetë vend i rrezikshëm dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT: Gjuajtje me armë në qendër të Mitrovicës, ja çfarë gjen policia në vendngjarje (VIDEO)
Lajme

LAJMI I FUNDIT: Gjuajtje me armë në qendër të Mitrovicës, ja çfarë gjen policia në vendngjarje (VIDEO)

02/09/2025 - 22:59
Historiani Azdren Shala largohet nga PSD-ja, kjo është arsyeja?
Lajme

Shala: BIA serbe suksesshëm ka hartuar dosje kundër UÇK-së

02/09/2025 - 22:48
Kos: Në 2029, Shqipëria anëtare e BE
Lajme

Kos: Në 2029, Shqipëria anëtare e BE

02/09/2025 - 22:36
A mund të ketë koalicion mes LVV-së dhe LDK-së?
Kryesore

A mund të ketë koalicion mes LVV-së dhe LDK-së?

02/09/2025 - 22:31
Haziri, për VV-në: Prej kujt po e mbrojnë Kosovën? Prej themeluesve të kësaj Republike?
Lajme

Haziri, për VV-në: Prej kujt po e mbrojnë Kosovën? Prej themeluesve të kësaj Republike?

02/09/2025 - 21:44
Shpërthen kanalizimi në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë, nesër bojkotohet mësimi dhe protestojnë prindërit
Lajme

Shpërthen kanalizimi në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë, nesër bojkotohet mësimi dhe protestojnë prindërit

02/09/2025 - 21:42

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vuçiq nga Pekini pas takimit me Putin: Rusia e thotë qartë që Marrëveshja e Brukselit është shembur

    Vuçiq nga Pekini pas takimit me Putin: Rusia e thotë qartë që Marrëveshja e Brukselit është shembur

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • LAJMI I FUNDIT: Gjuajtje me armë në qendër të Mitrovicës, ja çfarë gjen policia në vendngjarje (VIDEO)

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Libri i bashkëpunëtores së Bashës kundër UÇK-së, falënderoi edhe një ish-ministër

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “Lajm historik nga Trepça”/11 hektarë në vlerë rreth 23 milionë euro po i kthehen gjigantit metalurgjik

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Rrebeshe shiu ditëve të ardhshme, temperaturat sërish në rënie

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë