Ka ndërruar jetë një nga personat që gjendej në autoambulancën e aksidentuar dje në Gjakovë, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Veriu.info mëson se bëhet fjalë për Skofiat Gjinin, 33 vjeçari që po voziste autoambulancën dhe nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.
Personat e lënduar si pasojë e këtij aksidenti fillimisht janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjakovës, e më pas janë transferuar për në QKUK, për trajtim të mëtutjeshëm.












