Ka ndërruar jetë Skofiar Gjini, i aksidentuar dje me autoambulancën që po drejtonte në Gjakovë, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Këtë e ka konfirmuar edhe babai i tij, Gëzim Gjini, i cili është shprehur me fjalë shumë prekëse për humbjen e djalit të tij të vetëm.
“Pse na ike kështu, pse i la Babë e Nonë, Grua dhe dy Vajza!? Përfundoj jeta për Ty por edhe për Ne si Prindër! Shkove në orar pune të shpëtosh jetë, e humbe jetën tënde!”, shkroi Gjini në Facebook.












