Kryeministri Albin Kurti ka refuzuar t’i komentojë postimet e ministrit të Financave, Hekuran Murati, lidhur me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Disa postime të ministrit Hekurani, që i kishte shkruar kur s’ka qenë ministër, kanë filluar të shpërndahen në rrjete sociale, duke kërkuar shkarkimin e tij. Në ato postime, Murati fliste për numrin e veteranëve.
“Unë jam kryeministër por jo komentues. Komentues ka pafund; kryeministri qeverisë me vendin për çështje madhore, dhe çka shkruajnë komentuesit për tema të shumë vjetëve nuk mund të jenë temë as prioritet për mua”, ka thënë Kurti sot.











