Një grua e moshuar nga fshati Sërbicë e Ulët të komunës së Prizrenit mbrëmë është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pasi u rrëzua aksidentalisht nga një lartësi.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Spitalit bëjnë të ditur se 67-vjeçarja ka pësuar lëndime të rënda trupore, por që gjendja e saj është stabile dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
E moshuara ka bërë të ditur para policëve se është rrëzuar nga rimorkio e traktorit, pasi kishte hipur të shkarkojë sanën që ndodhej aty.
Me vendim të prokurorit rasti është iniciuar si ‘Lëndim i rëndë trupor aksidental’.













