Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vizitori nga Serbia ngre tre gishta në Urën e Ibrit – përfundon në konflikt fizik me dy shqiptarë, njëri pëson frakturë

21/06/2025 - 20:06
në Lajme
A A
Vizitori nga Serbia ngre tre gishta në Urën e Ibrit – përfundon në konflikt fizik me dy shqiptarë, njëri pëson frakturë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një incident me ngjyrime të ndjeshme është raportuar sot në mëngjes në Mitrovicë, pikërisht në urën kryesore mbi lumin Ibër, që ndan qytetin dhe simbolizon ndarjen etnike.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, më 21 qershor 2025, rreth orës 10:30, një shtetas serb me inicialet V.V, 30 vjeçar, i cili kishte ardhur për vizitë në Kosovë, ka ndaluar në Urë për të bërë fotografi – duke ngritur dorën me tre gishta të ngritur, një gjest i njohur si simbol i nacionalizmit serb.

Kjo ka nxitur reagimin e dy qytetarëve shqiptarë, G.R, 64 vjeçar dhe A.Z, 60 vjeçar, të cilët, siç mëson Sinjali e kanë pyetur: “Pse po provokon?” dhe menjëherë më pas ka shpërthyer një konflikt fizik mes tyre.

Nga përleshja, njëri nga të dyshuarit shqiptarë ka pësuar frakturë në hundë, siç konstatohet në raportin mjekësor. Ngjarja ka alarmuar autoritetet, të cilat kanë ndërhyrë dhe kanë siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë që dokumentojnë incidentin.

Prokurori kujdestar, pas shqyrtimit të videove, ka urdhëruar që ndaj dy shqiptarëve të iniciohet rasti “Sulm”, ndërsa shtetasi serb është liruar në procedurë të rregullt, me tiketë për prishje të rendit dhe qetësisë publike (PRQP).

Rasti është dërguar për trajtim të mëtejshëm në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.

Gazeta Sinjali do të vazhdojë të ndjekë zhvillimet në këtë rast, për shkak të ndjeshmërisë etnike që përfaqëson.

JU REKOMANDOJMË

Analizë e CNN: Sulmet amerikane shënojnë një demonstrim mahnitës të fuqisë ushtarake dhe pushtetit presidencial
Lajme

Analizë e CNN: Sulmet amerikane shënojnë një demonstrim mahnitës të fuqisë ushtarake dhe pushtetit presidencial

22/06/2025 - 03:07
Shtëpia e Bardhë e mbajti top sekret operacionin deri në sekondën e fundit
Lajme

Shtëpia e Bardhë e mbajti top sekret operacionin deri në sekondën e fundit

22/06/2025 - 03:05
Televizioni shtetëror i Iranit thotë se lokacionet bërthamore ishin evakuuar tashmë
Lajme

Televizioni shtetëror i Iranit thotë se lokacionet bërthamore ishin evakuuar tashmë

22/06/2025 - 03:00
Forcat Ajrore të SHBA-së bombardojnë tri baza bërthamore në Iran, Trump paralajmëron fjalim kombëtar
Kryesore

Forcat Ajrore të SHBA-së bombardojnë tri baza bërthamore në Iran, Trump paralajmëron fjalim kombëtar

22/06/2025 - 02:54
Trump për centralin bërthamor të Iranit: “Fordow është zhdukur”.
Lajme

Trump për centralin bërthamor të Iranit: “Fordow është zhdukur”.

22/06/2025 - 02:43
SHBA-të sumojnë Iranin, Trump: Kemi goditur me sukses tre centrale bërthamore
Lajme

SHBA-të sumojnë Iranin, Trump: Kemi goditur me sukses tre centrale bërthamore

22/06/2025 - 02:14

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • VIDEO | Sulmohet me kallashnikov shtëpia e Liridon Osmanit në Vushtrri, u rrah rëndë nga persona me maska para 1 muaji

    VIDEO | Sulmohet me kallashnikov shtëpia e Liridon Osmanit në Vushtrri, u rrah rëndë nga persona me maska para 1 muaji

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Vizitori nga Serbia ngre tre gishta në Urën e Ibrit – përfundon në konflikt fizik me dy shqiptarë, njëri pëson frakturë

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Nuk do ta besoni! Pas fillimit të luftës Izrael-Iran, këto janë çmimet e derivateve në Kosovë – krahasim me rajonin

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Telekomi: Gjykata Komerciale urdhëroi kthimin e 4.4 milionë eurove që i mori përmbaruesi privat për “Z-Mobile” të Blerim Devollit

    165 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • Presidenti i Iranit i jep ultimatum Izraelit: Nëse vazhdoni kështu, do ju…

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë