Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

BDI godet VLEN-in për partneritetin qeverisës: Glorifikojnë Mladiqin, ndërsa ju heshtni për hir të karrigeve

29/08/2026 - 15:30
në Lajme
A A
BDI godet VLEN-in për partneritetin qeverisës: Glorifikojnë Mladiqin, ndërsa ju heshtni për hir të karrigeve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) i Ali Ahmetit ka reaguar pas glorifikimit të figurës së kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq, nga një prej partive që është pjesë e koalicionit qeverisës në Maqedoninë e Veriut, ku bën pjesë edhe VLEN i Albin Kurti me në krye Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti.

BDI-ja ka kritikuar ashpër VLEN-in, duke e akuzuar se po pranon një partneritet të tillë për hir të pushtetit.

Në reagimin e publikuar në Facebook, BDI-ja ka përmendur ministrin Ivan Stoilkoviq dhe partinë e tij, duke thënë se ata janë pjesë e koalicionit qeverisës që VLEN-i e mbron dhe e legjitimon.

“Partnerët e VLEN-it në Qeveri, të cilët VLEN-i i ka mbrojtur dhe legjitimuar në çdo aspekt, sot glorifikojnë Ratko Mladiçin dhe Draza Mihailoviqin”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

BDI: Ratko Mladiç dhe VLEN-i, historia e përbashkët

Partnerët e VLEN-it në Qeveri, të cilët VLEN-i i ka mbrojtur dhe legjitimuar në çdo aspekt, sot glorifikojnë Ratko Mladiçin dhe Drazha Mihailoviçin. Ivan Stoilkoviq, ministër në Qeverinë ku bën pjesë VLEN-i dhe ministër i Vetëqeverisjes Lokale, është pjesë e këtij partneriteti politik që VLEN-i e pranon dhe e mbron për hir të pushtetit.

Ratko Mladiç nuk është një figurë për debat apo interpretim historik. Ai është një kriminel lufte i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përgjegjës, ndër të tjera, për gjenocidin në Srebrenicë, ku u vranë mbi 8.000 burra dhe djem boshnjakë. Dhe kjo nuk është as rast i izoluar e as ndonjë gabim i momentit nga partnerët e VLEN-it: Ivan Stoilkoviq dhe partia e tij serbe kanë shfaqur vazhdimisht qëndrime të tilla, duke e quajtur masakrën e Srebrenicës “Disneyland nekrofil”. Pikërisht këtë profil politik dhe këtë qasje ndaj një prej gjenocideve më të tmerrshme në Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore, VLEN-i e ka partner në Qeveri, ndërsa edhe një drejtues i zgjedhur nga vetë VLEN-i në institucionin përgjegjës për të drejtat e komuniteteve është përfshirë në glorifikimin e Mladiçit.

Dhe çfarë bën VLEN-i? Sillet sikur të ishte organizatë joqeveritare apo parti opozitare: pret që të reagojë opinioni, populli dhe partitë e tjera, pastaj del me ndonjë reagim formal për të larë duart. Por VLEN-i nuk është spektator. VLEN-i është në Qeveri dhe është bashkëpërgjegjës për partnerët që i mban në pushtet dhe për gjithçka që toleron për hir të karrigeve.

Në këtë derexhe nuk kemi ardhur rastësisht. Kemi ardhur si rezultat i politikanëve që karrierën personale e kanë vendosur mbi gjithçka dhe që durojnë, heshtin dhe tolerojnë. E toleruan ardhjen e Milorad Dodikut dhe ligjëratat e tij antiperëndimore e proruse; ndërkohë VLEN-i ka ndërtuar marrëdhënie dhe partneritete ekonomike e energjetike me struktura nga Serbia dhe Republika Srpska, nga Alta Banka deri te marrëveshjet në sektorin energjetik dhe projektet e gazifikimit.

Prandaj, glorifikimi i kriminelëve të luftës nga partnerët e VLEN-it nuk është një incident i izoluar. Ai është pjesë e një politike të heshtjes, tolerancës dhe nënshtrimit ndaj partnerëve të pushtetit. “Bota serbe” ka depërtuar thellë në strukturat politike dhe institucionale të vendit, për çka janë ngritur vazhdimisht shqetësime edhe në raportet evropiane, ndërsa VLEN-i ka zgjedhur të jetë pjesë e këtij realiteti.

VLEN-i nuk mund të fshihet më pas një reagimi në Facebook. Heshtja përballë glorifikimit të gjenocidit është tolerancë, ndërsa toleranca në pushtet është bashkëpërgjegjësi. Për hir të disa karrigeve, VLEN-i ka zgjedhur të bashkëqeverisë, të heshtë dhe të tolerojë. Historia do ta mbajë mend këtë histori të përbashkët të VLEN-it me partnerët e tij: heshtje përballë glorifikimit të kriminelëve dhe nënshtrim përballë pushtetit.

JU REKOMANDOJMË

Kjo është gjendja aktuale e rrugëve në vendin tonë

Kjo është gjendja aktuale e rrugëve në vendin tonë
28/11/2026 - 22:35

Qendra kombëtare për menaxhim kufitar ka bërë të ditur, se të gjitha rrugët në vendin tonë janë të kalueshme përkundër reshjeve të borës. Në një njoftim thuhet se...

Më shumëDetails

E pabesueshme: Abdixhiku uron Ditën e Pavarësisë, nuk përmend fare ditëlindjen e Adem Jasharit dhe daljen publike të UÇK-së

E pabesueshme: Abdixhiku uron Ditën e Pavarësisë, nuk përmend fare ditëlindjen e Adem Jasharit dhe daljen publike të UÇK-së
28/11/2026 - 22:07

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka uruar festën e Flamurit, por nuk përmend dy ngjarje të rëndësishme që lidhen me këtë datë, 28 nëntorin, raporton Gazeta Online Veriu.info....

Më shumëDetails

“Nuk ka fe as s’ka parti…” deputeti i VV publikon video të Kurtit duke festuar me Nikollë Nikprelajn

“Nuk ka fe as s’ka parti…” deputeti i VV publikon video të Kurtit duke festuar me Nikollë Nikprelajn
28/11/2026 - 21:57

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka publikaur një video në Facebook, ku kryeministri i Kosovës Albin Kurti këndon bashkë me këngëtarin e njohur Nikollë Nikprelaj. Azemi nuk...

Më shumëDetails

Krasniqi: Edhe kjo festë u shndërrua në ditë përkujtimi dhe krenarie për patriotin Dr. Adem Ademi

Krasniqi: Edhe kjo festë u shndërrua në ditë përkujtimi dhe krenarie për patriotin Dr. Adem Ademi
28/11/2026 - 21:19

Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka shkruar për mjekun Adem Ademi që u rivarros sot në Mitrovicë, shkruan Veriu.info. Ajo ka thënë se edhe kjo...

Më shumëDetails

Vizita e Krasniqit në Kosovë ishte e 15-ta humanitare, Specialja jep detaje

Vizita e Krasniqit në Kosovë ishte e 15-ta humanitare, Specialja jep detaje
28/11/2026 - 20:42

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë njoftuar për zhvillimet e fundit në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup...

Më shumëDetails

“Audi” i ngarkuar, “Tiguani” vëzhgonte rrugën, si u dështoi plani të dyshuarve me 136 kg drogë – i përfshirë edhe një polic

“Audi” i ngarkuar, “Tiguani” vëzhgonte rrugën, si u dështoi plani të dyshuarve me 136 kg drogë – i përfshirë edhe një polic
28/11/2026 - 20:14

Plani i dyshuar për transportimin e 136 kilogramëve marihuanë ka përfunduar me arrestimin e tre personave në kuadër të rastit të koduar “Kufiri 2”. Sipas Prokurorisë Themelore në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • E quajti “palaço” Bashkim Jasharin, kërkon falje dhe jep dorëheqje nga posti i drejtorit

    E quajti “palaço” Bashkim Jasharin, kërkon falje dhe jep dorëheqje nga posti i drejtorit

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Alarm në VIVA FRESH-in e biznesmenit Rexhepi: AUV zbulon dy baktere në produktet e mishit, urdhëron tërheqjen nga tregu (Pamje)

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Një person gjendet pa shenja jete në motelin “Flamingo” në Mitrovicë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Nëntori i skandaleve me produkte të mishit të kompanisë së Jeton Buqukut

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Në shtëpinë e Sabit Gecit në Llaushë vendoset pllaka përkujtimore për UÇK-në, merr pjesë edhe djali i Ibrahim Rugovës

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë