Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Nesër keni me desh uniformën ju” – Si Policia e Pejës amnistoi kërcënimet e biznesmenit Sali Devolli?

21/06/2025 - 20:34
në Lajme
A A
“Nesër keni me desh uniformën ju” – Si Policia e Pejës amnistoi kërcënimet e biznesmenit Sali Devolli?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në realitetin kosovar, qytetarët përballen me trajtime të ndryshme nga institucionet e drejtësisë, në varësi të emrit, lidhjeve, apo edhe pozicionit shoqëror që gëzojnë.

Një gjë e tillë, ka ndodhur në mëngjesin e 28 majit në Pejë. Një aksident i thjeshtë në komunikacion do të merrte një kthesë të pazakontë në rrugën “Shpëtim Bojku” në këtë qytet, pak metra larg stacionit Policor të Pejës. Sipas raportit policor dhe deklaratave të zyrtarëve përgjegjës, ndonëse, jo i përfshirë në aksident, një person i tretë i quajtur Sali Devolli u përfshi në këtë rast, i cili çoi deri në arrestimin e tij dhe përfundoi me shqiptim të një gjobe për kundërvajtje për “prishje të rendit dhe qetësisë publike”.

Por, çfarë nuk u mor parasysh gjatë rastit dhe pse nuk u njoftua prokurori kujdestar për këtë çështje?

Bazuar, në një raport policor të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, i përpiluar nga njëri prej katër zyrtarëve policorë të thirrur në këtë rast për të shkuar në vendin e ngjarjes, tregohet se personi Sali Devolli pengon punën e zyrtarëve policorë gjatë këtij rasti, teksa hedh pretendime mbi masat e ndërmarra për aksidentin nga të njëjtit.

“Ne e kemi bërë shiqimin e aksidentit ku ishin të përfshira dy veturat dhe të njëjtit janë udhëzuar që të shkojnë me raport evropian pasi që dëmi ishte shumë i vogël, por gjatë shiqimit të aksidentit është afruar një person i cili nuk ishte i përfshirë në këtë aksident trafiku, i njëjti drejtohet neve me fjalët “ky kerr që është parkuar këtu, pikap është fajtori këtu, mos tish kon ky nuk kish ndodhë aksidenti, pse se merrni ju masa ndaj këtij kerri a veç që është koleg i juaji? Klloshart, qetash e bëj foto unë dhe ju qoj në IPK, e tani e shikojmë”. I njëjti e ka bërë një bisedë në telefon dhe pasi që është liruar rruga Shpëtim Bojku, i njëjti nuk ka larguar veturën e tij dhe ka qenë duke bllokuar komplet shiritin e djathtë të lëvizjes, i njëjti ka qenë në afërsi të tonë ku ne kemi dashur të shqiptojmë një gjobë veturës pikap”, thuhet në raport.

Tutje, bazuar në raport Sali Devollit iu kërkuan dokumentet tre herë për shkak të bllokimit të rrugës, porse i njëjti thuhet se refuzonte këtë kërkesë të zyrtarëve policorë.

“Të njëjtin e kemi njoftuar se duhet të vijë së bashku me ne në stacion, i njëjti edhe atë urdhër refuzon dhe nuk del nga vetura. Të njëjtit i është thënë përsëri që të del nga vetura, ai është dalë nga vetura dhe ne na ka thënë “Kush jeni ju me m’arrestu” , “Nuk më njihni hala ju kallxoj unë juve, nesër këndi me desh uniformën ju”, dhe “më vendosni prangat përpara”, tregohet tutje në raportin që ka siguruar “Betimi për Drejtësi”.

Bazuar në raport policor, Sali Devolli arrestohet dhe shoqërohet në stacion policor.

“ I njëjti fillon të bisedon me mua duke më thënë “Sta je? Sta me gledas”, (Çka u bë, pse po më shikon) të njëjtin, e kam njoftuar që të kujdeset qysh po shprehet në prezencë tonë dhe që “ja sam zaduzen da te cuvam do stanice”, (Unë jam përgjegjës për të ruajtur deri në Stacion të Policisë) i njëjti më thotë “ti si niko za mene, ne boj se necu da bezim”, (Ti për mua je askushi, mos u frikëso, nuk do të ik)”, thuhet në raportin e njërit nga zyrtarëve policorë.

Sipas këtij raporti zyrtar, pas shoqërimit në Stacion Policor, Sali Devolli është njoftuar se do i bëhet një kontrollë e trupit, ku pastaj siç thuhet në raport ai iu drejtohet me fjalët “Unë jam Sali Devolli nuk më njihni ju hala, e merri vesh ju shpejt se kush jam unë”. Tutje thuhet, se personi i arrestuar nuk ka prezantuar dokumentet edhe në stacionin Policor në Pejë.

Për më shumë, ndiqeni hulumtimin “Policia e Pejës “hesht” rastin e biznesmenit Devolli”, i cili transmetohet në Betimi për Drejtësi, KTV dhe TVArta/BetimipërDrejtësi

 

JU REKOMANDOJMË

SHBA-të sumojnë Iranin, Trump: Kemi goditur me sukses tre centrale bërthamore
Lajme

Çfarë dihet për tre centralet bërthamore të sulmuara nga SHBA-ja

22/06/2025 - 03:15
Analizë e CNN: Sulmet amerikane shënojnë një demonstrim mahnitës të fuqisë ushtarake dhe pushtetit presidencial
Lajme

Analizë e CNN: Sulmet amerikane shënojnë një demonstrim mahnitës të fuqisë ushtarake dhe pushtetit presidencial

22/06/2025 - 03:07
Shtëpia e Bardhë e mbajti top sekret operacionin deri në sekondën e fundit
Lajme

Shtëpia e Bardhë e mbajti top sekret operacionin deri në sekondën e fundit

22/06/2025 - 03:05
Televizioni shtetëror i Iranit thotë se lokacionet bërthamore ishin evakuuar tashmë
Lajme

Televizioni shtetëror i Iranit thotë se lokacionet bërthamore ishin evakuuar tashmë

22/06/2025 - 03:00
Forcat Ajrore të SHBA-së bombardojnë tri baza bërthamore në Iran, Trump paralajmëron fjalim kombëtar
Kryesore

Forcat Ajrore të SHBA-së bombardojnë tri baza bërthamore në Iran, Trump paralajmëron fjalim kombëtar

22/06/2025 - 02:54
Trump për centralin bërthamor të Iranit: “Fordow është zhdukur”.
Lajme

Trump për centralin bërthamor të Iranit: “Fordow është zhdukur”.

22/06/2025 - 02:43

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • VIDEO | Sulmohet me kallashnikov shtëpia e Liridon Osmanit në Vushtrri, u rrah rëndë nga persona me maska para 1 muaji

    VIDEO | Sulmohet me kallashnikov shtëpia e Liridon Osmanit në Vushtrri, u rrah rëndë nga persona me maska para 1 muaji

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Vizitori nga Serbia ngre tre gishta në Urën e Ibrit – përfundon në konflikt fizik me dy shqiptarë, njëri pëson frakturë

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Nuk do ta besoni! Pas fillimit të luftës Izrael-Iran, këto janë çmimet e derivateve në Kosovë – krahasim me rajonin

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Presidenti i Iranit i jep ultimatum Izraelit: Nëse vazhdoni kështu, do ju…

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Ministri Vitia refuzoi vullnetarizmin e doktoreshës nga Gjermania? Flet mjekja

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë