
Mbrëmë rreth mesnatës në Skenderaj në një pikë kontrolli të Policisë, ka ardhur deri te një konflikt në mes të Policisë dhe disa personave, me ç’rast janë përdorur edhe armët e zjarrit.
Sipas policisë, njëri polic është i plagosur me armë zjarri në këmbë, por që në komunikatë nuk specifikohet kush e ka plagosur. Ndërsa një polic tjetër është lënduar si pasojë e konfliktit fizik mes të përfshirëve.
Burime të sigurta të Veriu.info, bëjnë të ditur se tashmë Nuredin Lushtaku është liruar nga policia dhe gjendet në mesin familjes së tij.
Siç mëson Veriu.info, ai është liruar se nuk ka dyshime për përfshirjen e tij në konflikt.












