Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

The Telegraph: Bregdeti shqiptar, mes 10 destinacioneve më të mira në Evropë për pushime

27/06/2025 - 16:37
në Lajme
A A
The Telegraph: Bregdeti shqiptar, mes 10 destinacioneve më të mira në Evropë për pushime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prestigjiozja britanike The Telegraph ka renditur Shqipërinë mes 10 destinacioneve më të mira në Evropën Lindore për pushime në plazh, duke vlerësuar veçanërisht ishujt e Ksamilit, Rivierën shqiptare, Liqenin e Ohrit dhe Liqenin e Shkodrës.

Në artikullin dedikuar vendeve “mahnitëse dhe më pak të populluara” për pushime verore, The Telegraph e nis me përshkrimin e Ksamilit, të cilin e cilëson si “perlë të veçantë në detin Jon” me “katër ishuj idilikë, të rrethuar nga rërë e bardhë dhe ujëra kristal”.

“Akomodoheni në fshatin e afërt të Ksamilit dhe shfrytëzoni rastin për të vizituar Butrintin, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s – një park kombëtar dhe qytet i lashtë me rrënoja që datojnë që nga shekulli VII para Krishtit”, shkruan gazeta britanike.

Artikulli rekomandon gjithashtu plazhin e Dhërmiut, si një alternativë më të përballueshme krahasuar me Rivierën Franceze.

“Këtu, guralecët e bardhë rrezatues përshkohen nga ujërat bruz të detit Jon dhe mbështeten nga Malet e Vetëtimës. Ju mund të shijoni ushqime deti të freskëta dhe sallata plot shije”, shkruhet më tej, duke sugjeruar edhe eksplorimin e fshatit të vjetër të Dhërmiut dhe plazhit të egër të Gjipesë.

Në vijim, The Telegraph fton lexuesit të vizitojnë Liqenin e Ohrit, një destinacion unik që ndan kufijtë mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Gjithashtu vlerësohet Liqeni i Shkodrës, si liqeni më i madh në Evropën Jugore, i pasur me biodiversitet dhe monumente historike.

“Këtu, të apasionuarit pas natyrës mund të bëjnë vëzhgim zogjsh, të eksplorojnë gjire të fshehura dhe të vizitojnë manastire apo xhami historike”. Ndër destinacionet e tjera të përmendura në listë janë Ujëvarat e Kravicës në Bosnje-Hercegovinë, Liqeni Balaton në Hungari dhe plazhet e Malit të Zi.

JU REKOMANDOJMË

Komunikata e Presidencës me AI, ironizon Miftaraj: Sa më shumë që e përdorni Chatgpt aq më pak e shkelni ligjin

Komunikata e Presidencës me AI, ironizon Miftaraj: Sa më shumë që e përdorni Chatgpt aq më pak e shkelni ligjin
28/08/2026 - 19:50

Sot, presidenca e Kosovës, ka shkruar me inteligjencë artificiale një komunikatë për media ku njoftohet për gradimin e tre gjeneralëve të rinj të FSK’së nga ana e u.d...

Më shumëDetails

BE-ja shpreh keqardhje për vendimin e KGjK-së për gjyqtarët serbë

BE-ja shpreh keqardhje për vendimin e KGjK-së për gjyqtarët serbë
28/08/2026 - 19:36

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), të enjten mori vendim që t’ua pranojë dorëheqjet gjyqtarëve e stafit gjyqësor serbë të Kosovës. Për këtë ka reaguar Bashkimi Evropian, i cili...

Më shumëDetails

Tahiri: VV e ka sjellë Kosovën në depresion të thellë shoqëror, politik e ekonomik

Tahiri: VV e ka sjellë Kosovën në depresion të thellë shoqëror, politik e ekonomik
28/08/2026 - 19:19

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar VV’në, duke thënë se kjo e fundit e ka ‘’sjellë Kosovën në një depresion të thellë’’, duke mos e ushtruar detyrën...

Më shumëDetails

Ndër 100 gratë më me ndikim në onkologji në botë, Grenell uron ministren dhe popullin shqiptar: Evis Sala po bën ndryshim të madh…

Ndër 100 gratë më me ndikim në onkologji në botë, Grenell uron ministren dhe popullin shqiptar: Evis Sala po bën ndryshim të madh…
28/08/2026 - 19:12

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Shqipëri, Evis Sala,  është përzgjedhur ndër 100 gratë më me ndikim në onkologji për vitin 2026, një listë e publikuar nga...

Më shumëDetails

Mbetjet mortore të gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Mbetjet mortore të gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së
28/08/2026 - 18:43

Autoritetet në Kosovë thanë se të paktën dhjetë mbetje kockore të gjetura në tri varrezat masive në Zubin Potok, janë dërguar në Hagë për identifikim përmes ADN-së. Ministri...

Më shumëDetails

“Të deklaroni se …”, subvencionimi i librave – MASH del me një kërkesë për prindërit

“Të deklaroni se …”, subvencionimi i librave – MASH del me një kërkesë për prindërit
28/08/2026 - 18:33

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, njoftoj se ka ndarë një qarkore me të gjitha Drejtoritë Komunale të Arsimit përmes së cilës u ka kërkuar atyre dhe shkollave fillore...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dogana konfirmon raportimin e Veriu.info: Hetime penale për Lushakun e E.K., por me masa të ndryshme disiplinore

    Dogana konfirmon raportimin e Veriu.info: Hetime penale për Lushakun e E.K., por me masa të ndryshme disiplinore

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Këto janë çmimet e derivateve për sot

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ministri Muja e heq drejtorin Hoxha nga detyra, AUV-i nën drejtimin e tij ishte adresë nacionale e skandaleve

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Parashikimi i motit për të premten – do të jetë jashtëzakonisht nxehtë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Parashkruhet njëra vepër, ndryshohet aktakuza ndaj Sveçlës

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë