Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Këto dy vende mbështesin liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

04/07/2022 - 12:58
në Kryesore, Lajme
A A
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shteti i Finlandës dhe Irlandës kanë shprehur mbështetjen e Kosovës për liberalizimit të vizave dhe anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, Tytti Tuppurainen u shpreh optimiste se në vjeshtë do të ketë rezultate të mira për vizat.

Këto deklarime të dyja vendet i bënë pas takimit që zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi zhvilloi me delegacione nga shtetet e Finlandës dhe Irlandës, të kryesuara nga ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, Tytti Tuppurainen dhe ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne.

Zëvendëskryeministri Bislmi u shpreh se këto dy shtete janë partnerë strategjik të Kosovës, ndërsa orientimi i përbashkët properëndimor po i sjell afër njëri-tjetrit.

Ai shpreson se anëtarësimi i Finlandës në NATO, të ndodhë sa më shpejt, derisa theksoi nevojën për marrëdhënie të mira ekonomike mes vendeve.

Bislimi: Anëtarësimi i shpejt i Finlandës në NATO të përfundoj me sukses

“Vlerësojmë lartë mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer të të dyja vendeve mike në rrugëtimin e Kosovës drejtë liberalizimit të vizave, integrimit evropian, anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe NATO, por edhe në organizata tjera ndërkombëtare. Agresioni i pajustifikuar i Rusisë ndaj Ukrainës, na vendosi përballë sfidave të përbashkëta. Shpresojmë që anëtarësimi i shpejt i Finlandës në NATO të përfundoj me sukses dhe të pasohet pastaj edhe me anëtarësimin e Kosovës…03’45 Po ashtu, folëm edhe për të arriturat e Kosovës në përmbushjen e obligimeve që dalin nga Plani Kombëtar i Zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit dhe Agjendës të Reformave Evropiane ERA 2 si pikënisje për synimin e Kosovës që këtë vit të dorëzojmë aplikimin e Kosovës për Këshillin e Evropës. Marrëdhëniet e Kosovës duhet të forcohet me Finlandën dhe Irlandën edhe në aspektin socio-ekonomik, jemi shumë larg potencialit për shkëmbim ekonomik e sidomos shohim hapësirë për rritje të eksporteve tona drejt Finlandës dhe Irlandës”, u shpreh ai.

Ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane, Tytti Tuppurainen u shpreh se shteti finlandez është mbështes i të gjitha aspiratave euro-atlantike të Kosovës.

Tuppurainen shprehet optimiste që në vjeshtë do të ketë rezultate pozitive sa i takon liberalizimit të vizave.

Tuppurainen: Për liberalizim të vizave jam optimiste që në vjeshtë do të kemi rezultate pozitive

“E konfirmova që ne mbështesim liberalizimin e vizave unë thash se është koha tani dhe i nevojiten krejt kriteret kryesore dhe pasi të përmbushin kriteret atëherë duhet ta keni të drejtën që të merrni liberalizimin e vizave. Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk ka liberalizim të vizave dhe është koha që të lëvizim përpara, ne kemi mbështetur negociatat që flasin në favor të Kosovës në atë drejtim unë jam optimiste që ne do të vazhdojmë përpara në këtë çështje, në muajt në vijim ndoshta këtë vjeshtë duhet të shohim rezultate pozitive. Po ashtu, ne mbështesim edhe anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës kjo promovon demokracinë dhe të drejtat e njeriut dhe zbatimin e ligjit dhe këto janë elementet kryesore të rendit ndërkombëtar dhe unë besoj që anëtarësimi juaj në Këshillin e Evropës do të jetë natyrale, një vazhdim i natyrshëm në rrugëtimin tuaj evropian që Finlanda vazhdimisht e mbështet”, theksoi ai.

Ministrja finlandeze e derisa e ka përshëndetur ujdinë për energjinë në mes të Kosovës dhe Serbisë, u shpreh se shteti i saj ka bërë shumë për këtë proces.

Ajo kërkoi që Kosova të jetë e kujdesshme në veprimet e saj të që mos ketë eskalim.

Tuppurainen: Ne kemi investuar shumë në këtë dialog

“Unë e çmoj marrëveshjen e fundit për energjinë për udhërrëfyesin për energjinë kur kemi të bëjmë me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë këto marrëveshje kanë qenë edhe më herët në kornizën e dialogut dhe besoj që do të pasohet edhe me progres të mëtutjeshëm në dialog dhe siç e dini Finlanda mbështet të gjitha përpjekjet për të gjetur zgjidhje të përbashkët, të pranueshme për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t’i normalizuar marrëdhëniet jam shumë falënderuese që kemi arritur deri aty…..14’\09 Kur kemi të bëjmë për dialogun me Kosovës dhe Beogradit e di që ne kemi investuar shumë në këtë dialog dhe është një projekt i veçantë që është në vazhdim dhe ne mbështesim fuqimisht përfaqësuesin e BE që po punon në këtë drejtim, ne e kuptojmë që Kosova ka të drejtën ligjore dhe të drejtën e plotë që të bëjë lëvizjes e saj kur kemi të bëjmë me targat, por ne iu inkurajomë që të konsideroni të gjitha veprimet në mënyrë të kujdesshme që të mos eskalohet në çka do qoftë në ndonjë zhvillim që do të ishte përkeqësim për aspiratat tuaja në rrugëtimin tuaj”, theksoi ministrja finlandeze.

Mbështetje për liberalizim të vizave dhe anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës, ofroi edhe ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne, i cili tha se kërkesa e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, është sinjal i mirë se Qeveria është serioze.

Byrne: Irlanda e mbështet liberalizimin e vizave

“Irlanda e mbështet liberalizimin e vizave por ka një pozicion tjetër sepse nuk jemi pjesë e schengenit ne si Irlandë drejtpërdrejtë nuk vendosim në këtë çështje për shkak të Irlandës Veriore dhe marrëdhëniet që i kemi atje …ne iu mbështesim fuqimisht jo vetëm për perspektivën tuaj evropiane dhe pikëpamjet tuaj ndërkombëtare si komb si vijnë nga Irlanda dhe qasja jonë tek organizatat multilaterale dhe ndërkombëtare ka pas sukses për Irlandën…17’55 Qeveria juaj apo shteti i Kosovës po kërkon anëtarësim në Këshill të Evropës është një risigurim i shkëlqyeshëm për qytetarët që kjo qeveri është serioze për të drejtat e njeriut dhe që i ka vendosur të drejtat e njeriut pikë së pari në rend të parë dhe është një sinjal shumë i mirë edhe për atë është Këshilli i Evropës dhe iu urojmë suksese dhe do të punojmë shumë brenda organizatave që të sigurojmë një rrugëtim të pranueshëm nga të tjerët e di që është një sinjal i mirë për popullin tuaj dhe pjesën tjetër të botës”, theksoi Byrne.

Ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne u shpreh se dialogu është pikëpamja për e mirë për të zgjidhur çështjet e hapura në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Byrne: Dialogu është pikëpamja më e mirë për t’i zgjidh dallim

“Qëllimet e Evropës është që mirëmbajnë që të ruajnë paqen dhe prosperitetin dhe progresin dhe që të punojmë së bashku me fqinjët tanë dhe puna së bashku është çelësi kryesor. Në BE ne punojmë me Kosovën si partner që të sigurojmë paqe dhe stabilitet dhe veçanërisht në këtë pjesë të konitetintit ku konfliktet apo shenjat e konfliktit janë akoma. Ne patëm mundësi sot për të diskutuar për aspiratat evropian përfshirë Këshillin e Evropës sikurse edhe zhvillimet e fundit dhe zhvillimet pozitive të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ky dialog për ne dhe sipas pikëpamjes sonë është më i miri për të zgjidhur diferencat apo dallimet dhe për të avancuar perspektivën evropiane të Kosovës. Ne e dimë në Irlandë se është një rrugë e vështirë mund të jetë për pajtimin se kërkon durim dhe çdo marrëveshje e paqe ka kompromise për të gjitha anët…Ne kemi parimet e barazisë, njohjes së njëri-tjetrit dhe është mirë të përmendin edhe marrëveshjen për energjinë që keni arritur dhe është një momentum i mirë në këtë proces”, u shpreh ai.

Të dy delegacionet ai i shtetit të Finlandës dhe Irlandës, të kryesuar ngaMinistrja e Finlandës për Çështje Evropiane, Tytti Tuppurainen dhe ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne u takuan edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

JU REKOMANDOJMË

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë