Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Këto janë të gjitha vendimet që i mori sot Qeveria e Kosovës

04/07/2022 - 16:46
në Kryesore, Lajme
A A
A po paralajmëron ndryshime në qeveri? Deputeti i VV’së: Kurti mund t’i ndërrojë ministrat sa çel e mshel sytë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e rregullt në të cilën ka miratuar 23 vendime.

Në mbledhjen e sotme u miratua Projektligji për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, i cili rregullon ofrimin e edukimit cilësor, gjithëpërfshirës në të gjitha format e edukimit në fëmijëri të hershme, deri në moshën 6 vjeçare. Projektligji përcakton edhe normat për organizim, funksionim, mbikëqyrje, rolin, përgjegjësitë institucionale dhe profesionale të gjithë akterëve për edukimin në fëmijërinë e hershme.

U miratua edhe Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për financim të Politikave Zhvillimore për Financa Publike dhe rritje të qëndrueshme, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim. Marrëveshja siguron një kredi financiare në vlerë prej 50.6 milionë eurove.

Me qëllim të themelimit, organizimit dhe caktimit të kompetencave të Agjencisë Antidoping, u miratua Projektligji për Antidopingun. Ky ligj përcakton rregullat themelore dhe mekanizmat që luftojnë përdorimin e substancave dhe metodave të dopingut në sport për të mbrojtur shëndetin e sportistëve, për të garantuar drejtësi dhe shanse të barabarta në garat sportive dhe për të ruajtur integritetin e sportit, në përputhje me standardet dhe praktikat ndërkombëtare.

Qeveria e Republikës së Kosovës, në pajtim me Përfundimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës Nr.08-P-053 ka dhënë mendimin për nismën Legjislative për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Noterinë. Qeveria vlerëson nismën legjislative se është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe me Ligjin për nismat legjislative. Gjithashtu vlerësohet se propozimi për plotësim dhe ndryshim të Ligjit për Noterinë me qëllim për t’i dhënë të drejtën ministrit të Ministrisë së Drejtësisë, që përmes vendimit të autorizojë noterët e licencuar për kryerje të shërbimeve noteriale në territorin e një komune tjetër, ku për shkak të rrethanave nuk ka noter të licencuar dhe ky shërbim do të ishte në dobi të qytetarëve në këto komuna.

Në mbledhjen e sotme Qeveria ka shqyrtuar dhe miratuar Strategjinë e Sigurisë së Kosovës për vitet 2022-2027. Strategjia paraqet objektiva të ndërlidhura me interesa shtetërore, siç janë mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial, ruajtja e rendit kushtetues dhe sigurisë publike, siguria njerëzore dhe zhvillimi shoqëror, si dhe integrimi në struktura euroatlantike dhe mekanizmat tjera ndërkombëtare. Pas miratimit të Strategjisë edhe nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, Sekretariati i Këshillit të Sigurisë do të ngarkohet me zhvillimin e planit të veprimit dhe sistemit të monitorimit dhe vlerësimit për zbatimin e saj.

Është miratuar edhe Platforma Vjetore e Politikës së Inteligjencës dhe Sigurisë. Qëllim parësor është avancimi i inteligjencës paralajmëruese dhe parandaluese për të shmangur kërcënimet ndaj sigurisë nacionale.

Me propozimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme është miratuar Udhëzimi Administrativ për masat për mbrojtjen e fëmijës kundër faqeve të internetit me përmbajtje pornografike dhe të atyre që dëmtojnë shëndetin dhe jetën e fëmijës.

Në mbledhjen e 86-të është ndryshuar dhe plotësuar Vendimi i Qeverisë Nr. 02/ 78, i datës 16 maj 2022, “Për zbatimin nga Republika e Kosovës të vendimeve të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për vendosje të sanksioneve ndaj Federatës Ruse dhe Bjellorusisë, në raport me situatën në Ukrainë”. Ndryshimet dhe plotësimet e vendimit bëhen me qëllim të ruajtjes së sigurisë kombëtare, rajonale dhe globale, mbrojtjes së interesave shtetërore dhe pjesëmarrjes aktive të Republikës së Kosovës në aleancat ndërkombëtare.

Ka marrë miratimin e Qeverisë Bordi Drejtues i Fondit për Sigurime Shëndetësore (FSSH), në këtë përbërje:

1. Znj. Dafina Gexha – Bunjaku, Ministria e Shëndetësisë;

2. Z. Ahmet Ismaili, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve;

3. Z. Klit Shala, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve;

4. Z. Kastriot Meqa, Përfaqësues i Odës së profesionistëve shëndetësorë;

5. Znj. Agreta Gashi, Përfaqësuese e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës;

6. Z. Fahri Shabani, Përfaqësues i Asociacionit të Komunave të Kosovës;

7. Z. Muhamedali Kodra, Përfaqësues i Shoqatës së Pacientëve;

Është miratuar vendimi i cili obligon bizneset për shërbimin e klientëve me ujë nga rubineti, dhe monitorimin e cilësisë së ujit të destinuar për konsum njerëzor në rastet kur objektet e gastronomisë furnizohen nga ujësjellësi publik. Në situatën kur objekti i gastronomisë furnizohet nga uji i puseve, rezervuarve apo rrjetit i cili nuk menaxhohet prej kompanive publike të ujit, pronari obligohet të bëjë monitorimin e cilësisë së ujit në përputhje me Udhëzimin Administrativ për cilësinë e ujit të destinuar për konsum njerëzor. Në këto situata, pronari duhet të pajiset edhe me certifikatë të cilësisë së ujit nga Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike dhe të njëjtën duhet ta ekspozojë në lokal.

Kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 18/73 të datës 30 prill 2022. Sipas ndryshimit dhe plotësimit të këtij vendimi, Vendimi Nr. 11/55 për Komunën e Hanit të Elezit i mbledhjes së 55 të datës 06.07.2018, mbetet në fuqi me arsyetimin se këto prona janë dhënë në shfrytëzim për implementimin e planeve rregulluese dhe urbane në Komunën e Hanit të Elezit. Pronat e cekura nuk kanë qenë asnjëherë në menaxhim të Agjencionit Kosovar të Privatizimit por si prona të ish-RSFJ-s kanë kaluar në prona të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Qeveria ka shqyrtuar dhe miratuar Raportin e Performancës për Ndërmarrjet Publike Qendrore për vitin 2020 i cili do t’i dërgohet Kuvendit të Republikës së Kosovës. Raporti evidenton fushat potenciale të tronditjes financiare me të cilën po përballen nëntëmbëdhjetë (19) Ndërmarrje Publike Qendrore në Kosovë. Përmes këtij evidentimi synohet që aksionari të mund të marrë masat korrigjuese adekuate për të zbutur këto rreziqe.

Po ashtu, është diskutuar dhe miratuar Raporti i Konsoliduar Vjetor për Funksionimin e Sistemit të Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike në Subjektet e Sektorit Publik për vitin 2021.

Qeveria ka miratuar vendimet për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit për Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve që të nënshkruajë Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin “Fiscalis” për periudhën 2021-2027 dhe Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin “Customs” për periudhën 2021-2027.

Gjashtë (6) nisma për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare për ripranimin e personave që qëndrojnë pa autorizim janë miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Janë nismat për lidhjen e marrëveshjeve me Republikën e Irlandës, Republikën Islamike të Pakistanit, Republikën Arabe të Egjiptit, Mbretërisë Hashemite të Jordanit, Republikën e Letonisë dhe Republikën e Lituanisë.

Pas shqyrtimit ka marrë miratimin edhe Koncept-Dokumenti për Regjistrin e Pronarëve Përfitues. Ky koncept dokument konstaton se sanksionimi i duhur i kriminalitetit bëhet duke sanksionuar jo vetëm subjektin që kryen veprimtari joligjore por edhe pasurinë e tij të fituar nga veprimtaritë joligjore.

Kabineti qeveritar është informuar në mbledhjen e sotme për zbatimin e Planit të Veprimit për zbatimin e Agjendës për Reforma Evropiane (PV ERA II) për periudhën janar – mars 2022. Plani i Veprimit për ERA II përmban 15 prioritete dhe 341 reforma konkrete të ndara në tri shtylla.

Me propozimin e ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, është miratuar vendimi për hartimin e Programit për Reforma Ekonomike, i cili përditësohet çdo vit dhe është pjesë e dialogut Kosovë-BE.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë