Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjykata Kushtetuese do të pyetet sërish? Partitë “në konflikt” edhe për atë se kush po e “keqlexon” aktgjykimin

01/07/2025 - 13:32
në Kryesore, Lajme
A A
VV thotë se e ka shumicën në Kuvend, shoqëria civile thotë që jo
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili u prit mbi një muaj, nuk ka bërë që të zgjidhet ngërçi politik në Kuvend. Asaj, partitë duket se do t’i drejtohen sërish.

Në 40 ka shkuar numri i “përpjekjeve” çdo dyditore për konstituimin e Kuvendit, ndërsa institucioni më i lartë ligjvënës i vendit mbetet jashtë funksionit edhe gati katër muaj pas zgjedhjeve parlamentare.

Situatën nuk e ka ndryshuar as një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese i shpallur të enjten pasdite, i cili i detyron deputetët ta konstituojnë Kuvendin. Ajo vendosi se deputetët duhet ta përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditëve, më së largu deri më 26 korrik.

Lëvizja Vetëvendosje thotë se aktgjykimi lejon edhe votim të mbyllur, gjë të cilën po vazhdon ta propozojë pa sukses në Kuvend çdo dy ditë. Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e thonë të kundërtën, se aktgjykimi konstatoi se votimi duhet të bëhet hapur.

Shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari Lila, paralajmëroi se do të kërkojnë interpretim të ri nga Gjykata Kushtetuese për mospjesmarrjen në votim të deputetëve të partive tjera shqiptare.

“Është e qartë se nuk e kemi leximin e njëjtë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Gjithashtu është e qartë që jo që i ka sqaruar, por i ka komplikuar rrethanat një interpretim i tillë”, tha ajo.

Kusari Lila tha se është “e domosdoshme” t’i drejtohen Kushtetueses.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha të dielën se LVV-ja ka “konsumuar një shkelje e Kushtetutës me vetëdije” dhe se qasja e kësaj partie pas aktgjykimit të Kushtetueses është “një nivel i ri jo vetëm i papërgjegjësisë, por i rrezikimit të demokracisë në Kosovë”.

“Dhe normalisht që ne do ta shqyrtojmë qysh sot mundësinë e dërgimit të një lënde të re në Gjykatën Kushtetuese. Ndoshta mundet edhe vetë Presidentja. Ndoshta mundet i njëjti grup i deputetëve që e kanë dërguar edhe në të kaluarën. Pse jo, nëse kanë paqartësi, mundet me e çu edhe vetë grupi i Vetëvendosjes, sepse për ata përnjëmend gjithçka është e paqartë, sepse mendojnë se vetë mmënyra qysh e shohin ata realitetin është e vërteta, por nuk është”, ka thënë ai.

Sipas Krasniqit, LVV-ja po mundohet ta ndryshojë “në mënyrë arbitrare mënyrën e votimit”, me votimin e komisionit, gjë që “ua ndalon aktgjykimi”.

“Një formë ose tjetër, unë jam i bindur që ne do të përfundojmë në Gjykatën Kushtetuese përsëri, sepse nëse deri më 26 korrik nuk përmbushet obligimi që na e ka dhënë aktgjykimi i Gjykatës për ta konstituuar Kuvendin, atëherë përgjigje konkrete në këtë aktgjykim nuk ka. Na mbetet të marrim përgjigje të reja dhe t’i japim vendit zgjidhje”, ka thënë Krasniqi, i cili shtoi se kishte shpresuar që në LVV “do të reflektojnë dhe do të tërhiqen nga bllokada”, pas aktgjykimit.

Anëtari i LVV-së, Shpejtim Bulliqi, tha të hënën në Frontal në T7 se aktgjykimi i Kushtetueses “më shumë e ka kompliku situatën sesa ka dhënë rrugëzgjidhje këtij procesi”, ndërsa kërkoi “involvimin” e Presidentes.

Kush po “keqlexon”?

Krerët e partive politike në Kosovë nuk kanë arritur të merren vesh për rrugën e daljes nga bllokada pas një takimi të shtunën që zgjati mbi dy orë.

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, tha atë ditë se PDK-ja dhe LDK-ja “e kanë keqlexuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe po e keqinterpretojnë atë publikisht”.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se “përkundër faktit që situata nuk është e njëjtë pas aktgjykimit, Kurti është i njëjtë, dhe qëndrimet e tij janë të njëjta”.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku e përshkroi atë takim si “farsë publike”, ndonëse tha se mori pjesë “me vullnetin më të mirë për të gjetur zgjidhje”.

Presidentja Vjosa Osmani do t’i ftojë udhëheqësit e partive politike në takime në ditët në vijim, për të diskutuar për konstituimin e Kuvendit, tha të hënën Bekim Kupina, këshilltar për media i saj. “Presidentja pret që partitë e përfaqësuara në Kuvend ta zbatojnë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ta përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditësh, siç ka kërkuar Gjykata”.

Në një intervistë për Gazetën Express të dilelën, ish-Kryetari i Gjykatës kushtetuese, Enver Hasani ka theksuar aktgjykimi i fundit i Kushtetueses “është i ndrojtur dhe nuk i ka shkuar deri në fund zgjidhjes së ngërçit”.

Ai ka thënë se “opozita” ka bazë për të dërguar lëndë të re dhe se Kushtetetueses me këtë rast do t’i duhej ta përmirësojë veten.

“Për rrjedhojë, çdo vendim tjetër për të njëjtën çështje e vë në siklet Gjykatën Kushtetuese, sepse do të duhej të korrigjojë vetveten brenda një afati të shkurtër”, ka thënë Hasani./Express

JU REKOMANDOJMË

Hektor Beqiri: Mërgata shqiptare mobilizohet fuqishëm për 16 shtatorin në Hagë, çlirimtarët nuk janë vetëm!

Hektor Beqiri: Mërgata shqiptare mobilizohet fuqishëm për 16 shtatorin në Hagë, çlirimtarët nuk janë vetëm!
28/08/2026 - 00:21

Më 16 shtator, Haga pritet të jehojë nga zëri i mërgatës shqiptare, e cila po mobilizohet për të shprehur mbështetjen e fuqishme për krerët e UÇK-së, në ditën...

Më shumëDetails

Parashikimi i motit për të premten – do të jetë jashtëzakonisht nxehtë

Parashikimi i motit për të premten – do të jetë jashtëzakonisht nxehtë
27/08/2026 - 23:04

Të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa pasdite priten vranësira të pjesshme. Do të jetë jashtëzakonisht nxehtë. Rrezik i...

Më shumëDetails

“LVV-ja është në rënie të lirë”, Kasapolli: Kurtit nuk i konvenon të shkojë në zgjedhje

“LVV-ja është në rënie të lirë”, Kasapolli: Kurtit nuk i konvenon të shkojë në zgjedhje
27/08/2026 - 22:41

Analisti Gëzim Kasapolli në emisionin “Click” në RTV21 vlerësoi se Vetëvendosjes nuk i konvenon të shkojë në zgjedhje. “Rezultatet e fundit kanë treguar se është në rënie të...

Më shumëDetails

Nënsekretari amerikan i luftës zbarkon në NATO – temë diskutimi çështja e pranisë së trupave amerikane në Europë

Nënsekretari amerikan i luftës zbarkon në NATO – temë diskutimi çështja e pranisë së trupave amerikane në Europë
27/08/2026 - 22:36

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka pritur në selinë e NATO-s Nënsekretarin e Luftës të SHBA-së për Politikë, Elbridge A. Colby. Z. Colby u takua me...

Më shumëDetails

Haradinaj: Sheholli dëshmoi kundër meje dhe Thaçit në UDB, ekziston një incizim 2-orësh

Haradinaj: Sheholli dëshmoi kundër meje dhe Thaçit në UDB, ekziston një incizim 2-orësh
27/08/2026 - 22:24

Daut Haradinaj, ka folur për informatat që, sipas tij, u dërgohen deputetëve dhe zyrtarëve të ndryshëm, duke thënë se disa prej tyre shoqërohen edhe me prova. “Personalisht, kontakte...

Më shumëDetails

Paralajmërohet protestë në Hagë më 16 shtator

Paralajmërohet protestë në Hagë më 16 shtator
27/08/2026 - 21:52

Veprimtari i çështjes kombëtare, Hektor Beqiri, ka bërë thirrje që mërgata shqiptare të mobilizohet më 16 shtator pranë Gjykatës Speciale në Hagë, në ditën kur pritet të shpallet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    445 Shpërndaje
    Shpërndaje 178 Tweet 111
  • “6 emra në tavolinë”, “negociata të vështira” dhe dakordim për t’u takuar përsëri – çfarë thanë Kurti e Abdixhiku mbrëmë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Pse bre më le vetëm”, lamtumira e gruas për burrin që humbi jetën tragjikisht në autostradë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Ka keqpërdorur fondet”, Haradinaj akuzoi Gucatin, vjen reagimi i OVL-UÇK

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Dogana konfirmon raportimin e Veriu.info: Hetime penale për Lushakun e E.K., por me masa të ndryshme disiplinore

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë