Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tregu ballkanik po vërshohet me cigare kontrabandë nga fabrika serbe “Monus” me pronar Predrag Rankovic

26/08/2025 - 16:16
në Ekonomi, Lajme
A A
Tregu ballkanik po vërshohet me cigare kontrabandë nga fabrika serbe “Monus” me pronar Predrag Rankovic
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veriu.info mëson se vitin e fundit tregun ballkanik, duke e përfshirë Kosovën, e ka përfshirë kontrabanda e cigareve të fabrikës së cigareve nga Serbia “MONUS” me pronar Predrag Rankovic, që njihet me nofkën Peconi, ku këto cigare eksportohen nga fabrika e “Monus” për në vende të treta sipas dokumentacionit zyrtar, mirëpo në realitet nuk e lëshojnë Serbinë fare dhe pastaj kryesisht kontrabandohen ne vendet e rajonit ku shiten ne treg te zi.

Kjo njihet si “shpërlarje e letrave”, ku një mall bën eksport fiktiv të dokumentacionit dhe pastaj mallin e shet pa paguar taksat. Predrag Rankovic me nofkën Peconi njihet për kontrabandimin e cigareve në Ballkan për dekada.


Foto: Predrag Rankovic

Vlen të theksohet se vetëm nga sasia e konfiskuar sot Kosova do kishte humbur rreth 40.000€ taksa.

Ndryshe, sot, por edhe në raste tjera kohëve të fundit, Policia e Koso ka arritur të parandaloj kontrabandimin e mallerave të kësaj fabrike si Monus, Fast, Loyd etj.

Policia e Kosovës në vazhdën e aktiviteteve për luftimin e veprimeve të kundërligjshme ndërkufitare, sot ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra.

“Ekipet patrulluese të Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë-Veri, në realizim e sipër të një plani taktik-operativ, bazuar në një informatë të pranuar, me datën 25.08.2025 në fshatin Cerajë-KK Leposaviq, kanë hasur në një automjet të braktisur kombi VË Transporter, ngjyrë e bardhë, me targa RKS, i mbushur me cigare të llojeve të ndryshme, pa banderola, që dyshohet të jenë të kontrabanduara nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Bëhet e ditur se sasia e përgjithshme e mallit vlerësohet të jetë në total prej 797 000 copë cigare në vlerë rreth 80 mijë (80 000) euro.

“Me autorizim të prokurorit të Shtetit, automjeti dhe cigaret e kontrabanduara janë dërguar në terminalin doganor për trajtim të mëtejshëm nga njësitë përkatëse të PK-së dhe nga Dogana e Kosovës”, përfundon njoftimi./Veriu.info

JU REKOMANDOJMË

AVONET kërkon hetim lidhur me diplomat dhe certifikatat e lëshuara nga subjekti “AFTËSIMI” në Prizren

AVONET kërkon hetim lidhur me diplomat dhe certifikatat e lëshuara nga subjekti “AFTËSIMI” në Prizren
29/07/2026 - 16:27

Rrjeti i organizatave joqeveritare AVONET ka kërkuar hetim lidhur me diplomat dhe certifikatat e lëshuara nga subjekti aftësimi në Prizren pasi ka identifikuar përdorimin e tyre të lëshuara...

Më shumëDetails

Deputeti i ri serb i referohet Kosovës në Kuvendin serb si “fqinjët tanë”, eskalon Brnabiq

Deputeti i ri serb i referohet Kosovës në Kuvendin serb si “fqinjët tanë”, eskalon Brnabiq
29/07/2026 - 16:13

Deputeti i ri serb nga “Fronti i Gjelbër”, Dobrica Veselinovic, ka folur sot në Kuvendin e Serbisë për problemet që ka shteti serb, ndërkohë ka përmendur edhe Kosovën....

Më shumëDetails

Baktere në sos të bardhë dhe vezë të dyshimta- Çka gjeti AUV’i gjatë inspektimit që iu bë “Sach Pizza” pas rasteve të helmimit?

Baktere në sos të bardhë dhe vezë të dyshimta- Çka gjeti AUV’i gjatë inspektimit që iu bë “Sach Pizza” pas rasteve të helmimit?
29/07/2026 - 16:05

Pas mbi 70 rasteve të helmimit si pasojë e ushqimit të ngrënë në “Sach Pizza”, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka shkuar nëpër depo të kësaj kompanie për...

Më shumëDetails

Parlamenti Evropian: Kosovës i duhen institucione funksionale për përshpejtim të reformave në rrugën drejt BE-së

BE’ja preferon dorëheqjen e kryetarëve në veri për zgjedhje sa më të shpejta
29/07/2026 - 15:48

Parlamenti Evropian i ka bërë thirrje Kosovës që të sigurojë institucione funksionale, në mënyrë që të përshpejtojë reformat e nevojshme dhe të avancojë procesin e normalizimit të marrëdhënieve...

Më shumëDetails

Zyrtari policor Avdi Hoti nderohet me një letër falënderimi, pasi i shpëtoi jetën një 9-vjeçareje

Zyrtari policor Avdi Hoti nderohet me një letër falënderimi, pasi i shpëtoi jetën një 9-vjeçareje
29/07/2026 - 15:28

Zyrtari policor Avdi Hoti, njëherësh kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës, ka pranuar një letër falënderimi nga familja Bytyqi, pasi me reagimin e tij të shpejtë dhe...

Më shumëDetails

Prokuroria Speciale: Paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte, kujdes me publikimet për gërmimet në Zubin-Potok

Prokuroria Speciale: Paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte, kujdes me publikimet për gërmimet në Zubin-Potok
29/07/2026 - 15:12

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për veprën penale “Krime...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal i dyfishtë: “Vatan Med” u kap duke kryer transplant flokësh pa licencë, por Inspektorati vendosi vetëm gjobë, jo edhe ndalimin e veprimtarisë

    Skandal i dyfishtë: “Vatan Med” u kap duke kryer transplant flokësh pa licencë, por Inspektorati vendosi vetëm gjobë, jo edhe ndalimin e veprimtarisë

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Inspektorati i Punës për rënien e vinçit: Punëtori humbi jetën në vendpunishten e kompanisë “Vllezërit Asllani” me pronar Qazim Asllanaj

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Ermal Panduri paralajmëron zbulimin e profilit “Jona Çitaku”, aludon se pas tij qëndron një profesor nga Vushtrria

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Distancohet familja Gjinovci: Informacionet për lidhje me Arkanin lidhen me anën e dajëve të Rronit, jo me ne

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Pa biokimist, pa mbikëqyrje, me analiza jashtë spitalit”: Inspektorati gjobit simbolikisht spitalin “Bahceci” për parregullsi të shumta

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë