Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kusari paralajmëron padi ndaj atyre qe thanë se ajo pati komunikim me Milan Radoiçiqin e Listën Serbe

02/07/2025 - 09:48
në Lajme
A A
Kusari paralajmëron padi ndaj atyre qe thanë se ajo pati komunikim me Milan Radoiçiqin e Listën Serbe
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetarja e Alternativës njëherësh deputete e LVV-së, Mimoza Kusari, në një intervistë për rtv21 i është përgjigjur kritikave të ish-opozitës se ajo është ura lidhëse midis LVV-së dhe Listës Serbe që t’ia siguroj votat e deputetëve serb kandidates për kryeparlamentare, Albulena Haxhiut. Deputetja Kusari ka paralajmëruar padi për deputetët e ish-opozitës të cilën e kanë kritikuar atë për komunikim që ka pasur me terroristin Milan Radojiçiq.

“Absolutisht e pavërtetë, shpifje e pabazë. Unë i inkurajojë që ata të dalin me fakte për çfarëdo komunikimi që ata i referohet dhe do të ballafaqohemi në Gjykatë me këto aludime e me këto shpifje. Ndërsa, sa i përket rrethanave aktuale me krejt këtë bllokadë që ata (ish-opozita) po ia bëjnë shtetit të Kosovës e qytetarëve të republikës më të vërtetë është një moment në të cilin duhet të ballafaqohet me përgjegjësinë që e kanë marrë apo t’ia kthejnë mandatin atyre që ia kanë dhënë d.m.th votuesve”, ka deklaruar ajo.

Kusari ka akuzuar deputetët e ish-opozitës për koordinim me Listën Serbe.

‘’Kjo çështja me Listën Serbe është banalizuar skajshmërisht. Të vetmit që votojnë njëjtë me Listën Serbe janë po këta që po na akuzojnë. Kemi par, votimi i njëjtë apo mos pjesëmarrja e njëjtë e Listës Serbe është me PDK-në, LDK-në, AAK-në dhe Nismës. Kjo është absurd që vazhdimisht të përmendet e të thuhet kur dihet ose shihet qartazi se nuk ka asnjë komunikim me Listën Serbe. Lëre se nuk ka asnjë komunikim, por Lista Serbe në mandatin e Qeverisë Kurti 2 ka qenë më së paku ndonjëherë në historinë institucionale prej se kur janë formuar pjesë e institucioneve, vetëm një vit. Do të thotë nga katër vite të mandatit të plotë vetëm një vit kanë qëndruar dhe në vitin 2022 kjo strukturë e Listës Serbe kanë dhënë dorëheqje”, ka thënë ajo për RTV21

Deputetja Kusari duke komentuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për seancën konstituive ka thënë se akgjykimi nuk ka dhënë qartësi me procesin e konstituimin e Kuvendit.

“Dy janë elemente të pakontestuara të aktgjykimit: I pari është që nuk është vendosur masa e përkohshme siç është kërkuar nga deputetët nënshkrues të kërkesës. Procesi i cili ka filluar dhe po vazhdon edhe sot nuk është konstatuar se duhet të ndërpritet. E dyta votimi në seancë konstituive është i obligueshëm”, është shprehur ajo.

JU REKOMANDOJMË

Ish-nënkoloneli Morina: Do të kontrollohet çdo hapësirë e Kuvendit
Lajme

Ish-nënkoloneli Morina: Do të kontrollohet çdo hapësirë e Kuvendit

05/07/2025 - 13:31
Kajtazi: Unë pres gjithçka prej një partie që e ka sulmu Kuvendin me zollë
Lajme

Kajtazi: Unë pres gjithçka prej një partie që e ka sulmu Kuvendin me zollë

05/07/2025 - 13:22
Murati pyetet se a po frikësohet…nuk bën zë
Lajme

Murati pyetet se a po frikësohet…nuk bën zë

05/07/2025 - 13:09
Ibishi: Durimi i qytetarëve ka humbur, anarkistët të mbledhin mend
Lajme

Ibishi: Durimi i qytetarëve ka humbur, anarkistët të mbledhin mend

05/07/2025 - 12:55
Loshi tregon çka ndodhi në kuvend
Lajme

Sekretari i Kuvendit zbulon sms-in në anglisht, s’tregon kujt iu dërgua

05/07/2025 - 12:50
Loshi tregon çka ndodhi në kuvend
Kryesore

Loshi tregon çka ndodhi në kuvend

05/07/2025 - 12:46

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestohet kandidati për kryetar të Drenasit, dyshohet për detyrim dhe prezantim të rremë si zyrtar, i gjendet arsenal armësh

    Arrestohet kandidati për kryetar të Drenasit, dyshohet për detyrim dhe prezantim të rremë si zyrtar, i gjendet arsenal armësh

    172 Shpërndaje
    Shpërndaje 69 Tweet 43
  • LAJMI I FUNDIT: Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj këtij ministri të qeverisë Kurti – dyshohet për keqpërdorim të mbi 1 milion eurove

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • LAJMI I FUNDIT: Policia e Kosovës arreston 15 të rinj në Mitrovicë, planifikonin përleshje fizike në grupe

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Skandali me mbi 100 milionë franga në Zvicër | Përmendet “Numarics”, kompania e Kristian Kabashit në Kosovë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Këto janë 8 institucionet shëndetësore private që Inspektorati i mbylli në mungesë të licencave (VIDEO)

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë