Kreu i PDK-së, Memli Kransiqi, pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, ka folur për media. Krasniqi ka thënë se aktgjykimi i Kushtetueses është shumë i qartë dhe sipas tij aty kërkohet që të vazhdohet me rendin e ditës, shkruan Express.
Krasniqi thotë se Kushtetuesja e bën të qartë që s’mund të shtohet një pikë e re në rendin e ditës, pra pika për ndryshimin e mënyrë së votimit dhe kalimin në votim të fshehtë.
Kur bëhet fjalë për interpretime të aktgjykimeve e Kushtetutës, Kransiqi thotë se lideri i VV-së, Albin Kurti, dhe vetë LVV, s’duhet të merren me interpretime meqë i kanë humbur rastet në Kushtetuese sa herë që PDK i ka referuar lëndët në Gjykatë.
“Sa i përket Gjykatës dhe Kushtetutës e aktgjykimeve, nëse ka një parti politike dhe lider që s’duhet me u marrë me interpretime, është Albin Kurti dhe Vetëvendosje, sepse sa herë I kemi cu në Kushtetuese, ne I kemi fitu lëndët e ata i kanë hupë. Në të kaluarën s’kanë ditë për tema më të rëndësishme me bo interpretime”, ka deklaruar Krasniqi./Express/