Pas vendimit të Qeverisë që i obligon kafiteritë të ju shërben klientëve edhe ujë pa pagesë, ka reaguar edhe analisti Xhevdet Pozhari.
Analisti ka thumbur personat e ‘shtresës së lartë’ që janë tallur me vendimin e Qeverisë, duke thënë se nuk pihet uji i çezmës.
Xhevdet Pozhari në reagimin e tij thotë se atyre që nuk po iu pihet uji pa pate, deri dje nuk kanë pasur mundësi të ngihen me byrek, transmeton Veriu.info.
Postimi i Xhevdet Pozhari:
Juve që nuk ju pihet ujë pa pare, shlirë edhe mundeni me e pagu!
Ama do që po tallen me këtë vendim, deri dje nuk kanë mujt mu ngi me burek. Jogurtin lluks e kanë pas, e tash jo uji pa pare, skandaloze.












