Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i tha të hënën presidentit amerikan Donald Trump se e kishte nominuar atë për Çmimin Nobel për Paqe, duke i dorëzuar Trump një letër nominimi gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë.
Duke folur me gazetarët në fillim të takimit të tyre, Netanyahu tha se Izraeli po punonte me Shtetet e Bashkuara për të gjetur vende që do t’u jepnin palestinezëve një të ardhme më të mirë, raporton Reuters.