Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reagua ndaj vdekjes se Agon Zejnullahut në duart e Policisë së Kosovës.
Ai ka vlerësuar se vrasja e Agon Zejnullahut nuk është aksident.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar vdekja e të riut nga Lipjani është produkt i brutalitetit të këtij pushteti.
“Brutaliteti i Policisë në një shtet varet nga agresiviteti i atyre që e udhëheqin. Ditë më parë, para Kuvendit të Kosovës, patëm shenja të këtij brutaliteti, të cilat u relativizuan në tallje. Sjelljen agresive të ish-Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, ndaj një qytetari, e shpërfaq më së miri brutalitetin, i cili ushqehet nga lart-poshtë. Vrasja e Agon Zejnullahut nuk është aksident: është produkt i brutalitetit të këtij pushteti”, ka shkruar Behrami.