Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se Kosova ka mundësi të shkojë në takime për konstituim dhe me treshifrorë.
Madje sipas tij, nëse nuk do të ndodhë një marrëveshje politike situata do të vazhdon të jetë e njëjtë edhe në datat 26 dhe 27 korrik.
Haziri thotë se partia e parë fituese po bënë disa tendenca me i takua natën disa deputetë të partive të ndryshme.
Derisa, ai tha se në mënyrë indirekte partia e parë është duke sfiduar zbatimin e parë të Gjykatës Kushtetuese.
“Kemi mungesë të vullnetit politik, ndryshimi i votimi nga votimi i hapur në të fshehur dhe ky ndryshim është bërë brenda një dite pa konsultime dhe pakoordinim dhe pa marrëveshje të çdo procedure mua më ka bërë që të besoj se ka mundësi që Kosova të shkojë në takime për konstituim dhe me treshifrorë. Nëse nuk ndodhë një marrëveshje politike situata do të vazhdon dhe më 26 dhe 27 korrik e njëjtë, sipas asaj që ne vlerësojmë nuk do të ketë takime obligative çdo 48 orë, por që do të krijohet prapë rrethana e re ku partia e parë do të duhej të bëjë veprime konkrete për të ndërtuar një marrëveshje politike. Partia e parë asgjë nuk po bënë që disa muaj që zonja Haxhiu të zgjidhet kryetare e kuvendit… disa tendenca me i takua natën disa deputetë të partive të ndryshme kurrfarë veprimi politik. Për mua vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë. Në mënyrë indirekte partia e parë është duke sfiduar zbatimin e parë të Gjykatës Kushtetuese”, ka deklaruar Haziri në emisionin -Ditari në tëvë1