Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Punimet nisën pa leje – Ministria që udhëhiqet nga Hajrulla Çeku tërhiqet në moment të fundit nga projekti në Fushë Kosovë

10/07/2025 - 22:56
në Lajme
A A
Punimet nisën pa leje – Ministria që udhëhiqet nga Hajrulla Çeku tërhiqet në moment të fundit nga projekti në Fushë Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka anuluar ceremoninë e paralajmëruar për 10 korrik, e cila do të shënonte fillimin e punimeve për ndërtimin e palestrës së gjimnastikës në Fushë Kosovë, për shkak se projekti nuk posedon ende leje ndërtimi.

Në një përgjigje për Insajderin, MKRS ka deklaruar se ceremonia shtyhet deri në pajisjen me leje ndërtimore, në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi.

“Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit njofton se ceremonia e paralajmëruar për fillimin e punimeve në projektin “Ndërtimi i Palestrës së Gjimnastikës në Fushë Kosovë” është anuluar dhe do të shtyhet deri në momentin e pajisjes me leje ndërtimore, në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Ministria shton se do të angazhohet për respektim të procedurave ligjore dhe është e gatshme të bashkëpunojë me Komunën e Fushë Kosovës për realizimin e projektit.

“MKRS riafirmon angazhimin e saj për respektimin e procedurave ligjore dhe shpreh gatishmërinë e plotë për bashkëpunim me Komunën e Fushë Kosovës, në funksion të realizimit të këtij projekti të rëndësishëm për sportin dhe komunitetin, duke kontribuar kështu në zbehjen e precedentëve të cenimit të ligjshmërisë me rastin e fillimit të projekteve investive nga institucionet publike pa lejet që përcaktohen me ligjet e aplikueshme“.

Përkundër, komunës MKRS ka mohuar se kanë nisur punimet në këtë hapësirë publike.

“Në rastin konkret, MKRS sqaron se punimet nuk kanë filluar, megjithëse është nënshkruar kontrata për ekzekutim të projektit, i cili, paraprakisht ka marr kushte ndërtimore nga Komuna e Fushë Kosovës dhe është caktuar lokacioni poashtu nga Komuna. Megjithatë, procedura e marrjes së lejes është filluar dhe punimet do të fillojnë vetëm pas skadimit të afatit ligjor për marrjen e lejes” thuhet në përgjigjen zyrtare.

Një ditë më parë, përmes një reagimi Komuna e Fushë Kosovës njoftoi se investimi në fshatin Miradi e Ulët ka nisur pa leje ndërtimi dhe se nuk ishte paraqitur asnjë kërkesë zyrtare për leje.

“Paralelisht me këtë, komuna ka pranuar një ftesë për të marr pjesë në ceremoninë inauguruese lidhur me këtë investim. Pas këtyre njoftimeve për fillimin e ndërtimit të palestrës së gjimnastikës dhe ceremonisë së planifikuar për nesër më datën 10.07.2025, (e enjte), ne jemi të obliguar të ju informojmë se investimi në fjalë nuk është i pajisur me leje ndërtimore dhe për të njëjtin nuk ka asnjë kërkesë”, thuhet pos tjerash në reagimin e Komunës.

Për më tepër, Komuna paralajmëroi se çdo ndërtim pa leje do të ndërpritet dhe rrënohet, pavarësisht se ajo ka ndarë tokën për këtë projekt.

 

 

JU REKOMANDOJMË

Konfirmimi i deklaratave të Trump, dialogu e kërkesa për konstituim të Kuvendit: Çfarë tha Osmani në SHBA
Kryesore

Konfirmimi i deklaratave të Trump, dialogu e kërkesa për konstituim të Kuvendit: Çfarë tha Osmani në SHBA

11/07/2025 - 08:02
Kajtazi: Unë pres gjithçka prej një partie që e ka sulmu Kuvendin me zollë
Lajme

Dy mijë tenderë njëburimor të Qeverisë së Albin Kurtit nën hetime, Kajtazi: Prokurorisë Speciale i duhen 200 prokurorë

10/07/2025 - 22:30
VV mban konferencë për media nesër, gjysmë orë para seancës, s’dihet arsyeja
Lajme

VV mban konferencë për media nesër, gjysmë orë para seancës, s’dihet arsyeja

10/07/2025 - 22:23
Bllacës i kishte mbetur hatri nga Albulena Haxhiu që se kishte vizituar në burg
Kryesore

Bllacës i kishte mbetur hatri nga Albulena Haxhiu që se kishte vizituar në burg

10/07/2025 - 22:19
Merret peng avokatja në zyrën e saj, agresori e kanos me një pistoletë me ajër
Kryesore

Bilall Kqiku i kërkuari për vr’asje, hidhet nga kati i katërt për t’i ikur Policisë, përfundon në Emergjencë

10/07/2025 - 22:14
Merret peng avokatja në zyrën e saj, agresori e kanos me një pistoletë me ajër
Lajme

Ngjarje e rëndë në lagjen e Spitalit, dyshohet se një person ka vde’kur

10/07/2025 - 21:36

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Kishte një dëshirë”, vëllai i Agon Zejnullahut tregon bisedën e fundit me të dy orë para vde’kjes

    “Kishte një dëshirë”, vëllai i Agon Zejnullahut tregon bisedën e fundit me të dy orë para vde’kjes

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • LAJMI I FUNDIT: Therret me thikë një person në Mitrovicë, kjo është gjendja e tij

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Murati: Kushtetues edhe ligji për pensionet – i treti radhazi që rrëzon kontestimet e opozitës

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Mbindërtim pa leje në çatinë e “Mitrovica Mall”, Inspeksioni i jep një ditë afat investitorit Riad Bashota ta demolojë

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Këta janë dy personat e arrestuar për djegien e “GATE Club”

    296 Shpërndaje
    Shpërndaje 118 Tweet 74

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë