Policia e Kosovës, në raportin e saj të përditshëm ka njoftuar për një rast të vdekjes që ka ndodhur në Gjakovë. Në njoftim thuhet se, sipas dëshmitarëve viktima posa e kishte përfunduar orarin e punës në një firmë ndërtimore ishte alivanosur në tokë.
Nga policia është deklaruar se viktima është dërguar pa shenja jete në emergjencë.
‘‘HETIM I VDEKJES
Rr. Valenton Spahija, Gjakovë 10.07.2025 – 17:30. Një mashkull kosovar, është dërguar në emergjencë pa shenja jete. Sipas dëshmitarëve viktima posa e kishte përfunduar orarin e punës në një firmë ndërtimore ishte alivanosur në tokë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion’’, ka njoftuar Policia.