Analisti politik, Agon Maliqi, ka ironizuar me veprimin politik të Kurtit dhe partisë së tij të ndërtimi të urave të reja në Mitrovicë, duke thënë se kush mendon që ndërtimi i tyre e zgjidh problemin atje, ia shet një banesë me pamje kah deti në Prishtinë.
Maliqi thotë se Kurti e ka gjetur një “tokë të plleshme” me njerëz të dehur nga popullzimi dhe e ka ftuar Kurtin që t’i “grahë”.
“Kushdo që mendon se me dy ura shtesë zgjidhet diçka përmbajtësore në veri (ku tashmë janë disa ura), e kam për juve në shitje një banesë në Prishtinë me pamje kah deti. Këtë korrik me gjasë nuk po korret veç gruni, por edhe fusha e gjërë e të dehurve me popullizëm. Grahi Babë se ki ra në tokë të plleshme”, ka shkruar Maliqi./Express/