Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi e ka quajtur “injornacë në aksion” protestën e disa personave kundër ndërtimit të një kishe në Zogaj të Vushtrrisë.
Latifi tha se duhet të jesh “shumë injorant e analfabet” që të protestosh kundër një tempulli të krishterimit perëndimor me flamurin kuq e zi.
“Shikoni, pashë besën, injorancën në aksion!
Kanë dalë të protestojnë kundër ndërtimit të kishës katolike në Zogaj të Vushtrrisë, me flamurin e UÇK-së. Me flamurin e UÇK-së, i cili është flamuri kuq e zi, pra flamuri i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut”.
“Duhet të jesh shumë injorant e analfabet që të protestosh kundër një tempulli të krishterimit perëndimor duke tundur flamurin e Kastriotit”, shkroi ai në një postim në Facebook.
“Këtë vend, që dje shpëtoi nga Serbia, sot do me marrë në qafë budallaku. Si shumë herë të tjera në histori”, shtoi ai.













