Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dëshmia e djalit të çiftit në Llaushë të Skenderajt: Në gusht babai tentoi ta plasë me çarçaf sa ishte në gjumë, por nëna iku

09/01/2022 - 13:58
në Kryesore, Lajme
A A
Ngjarja tragjike në Llaushë, avokati i kërkon gjykatës që të dyshuarit t’i bëhet ekzaminim psikik
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

48-vjeçarja Lirije Qerimaj që u vra të mërkurën në Llaushë të Skenderajt, dyshohet se kishte përjetuar dhunë fizike dhe psikike edhe në të kaluarën, nga i dyshuari bashkëshorti i saj Skender Qerimaj, i cili tashmë ndodhet në paraburgim.

Sipas dëshmisë së djalit të çiftit, 51-vjeçari kishte tentuar ta mbyste me çarçaf nënën e tij në gusht të vitit të kaluar, gjatë kohës sa kjo ishte në gjumë. Sipas tij, dhuna dhe konflikti në familje kanë ardhë si pasojë e xhelozisë së babait ndaj nënës së tij.

Viktima, Lirije Qerimaj, e kishte raportuar dhunën e burrit më 1 janar në Stacionin Policor në Skenderaj, nga ku kishte kërkuar edhe urdhër-mbrojtje.

“Nga deklarata e të dëmtuarës, dhënë në Stacionin Policor në Skënderaj më 1 janar, rrjedh se burri i saj ushtron dhunë fizike dhe psikike ndaj saj dhe natën e Vitit të Ri, derisa po i shikonte urimet e Vitit të Ri nga kunatat e saj, i pandehuri i kishte thënë “kush po të shkruan”, dhe e dëmtuara ia kishte kthyer se “kunatat”.

I pandehuri ia kishte marrë telefonin dhe ia kishte shikuar duke e akuzuar se “je duke shkruar me persona të tjerë” dhe shkas i problemeve është xhelozia e tij e tepërt që ka ndaj saj”, thuhet në dosjen e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës të cilën e posedon Gazeta Express.

Viktima katër ditë para se të vritej ka deklaruar në polici se bashkëshorti e ka rrahur shpesh herë me çka ka pasur në dorë.

“Sa shpesh më ka rrahë dhe më ka goditë me çka ka pasur në dorë, krejt syrin e kam pasur të mavijosur nga rrahja e tij në korrik të vitit 2021. Rastin nuk e kam raportuar në polici se po dyshoj mos ka ndonjë sëmundje mendore, e po i kalon gjithë kjo xhelozi që e ka. Por edhe me fëmijët është i egër, vetëm se fëmijët i rrijnë larg se nganjëherë kanë frikë nga ai”. Prej se jam martu kam probleme me burrë, dhunë fizike dhe psikike shpesh herë tenton të më largojë nga shtëpia….

E njëjta ka rrëfyer se nuk është e pajtimit të ndahet nga bashkëshorti në rast se nuk ushtron dhunë ndaj saj. Njëherit ka deklaruar se ka nevojë për urdhër-mbrojtje dhe nuk e di se ku të shkoj në rast se burri nuk e lejon në shtëpi”, thuhet tutje në dosjen e prokurorisë.

Aty theksohet se i pandehuri ka aluduar se gruaja po e tradhton por se nuk e di me kënd dhe se fëmijët i kanë thënë të mos e akuzojë nënën e tyre pa fakte.

Dëshmia e djalit të çiftit

Siç përshkruhet në kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Skender Qerimaj, nga deklarata e djalit të çiftit dhënë në polici, pos të tjerash rrjedh se në ditën kritike ka qenë tek një fqinj i tij, aty e ka thirrë djali i hallës duke i thënë “shko në shtëpi se Skenderi e ka mbytë Lirinë”, i njëjti ka shkuar në shtëpi ka parë djalin e axhës, gruan e axhës dhe motrën e tij.

“Kanë hyrë në dhomën e ndejës dhe e kanë parë nënën e tij, tani të ndjerën, të shtrirë për toke dhe kishte gjak në fytyrë. Dikush e ka thirrë policinë, pastaj ka ardhë edhe autoambulanca. Prindërit e tij kanë pasur probleme për shkak të xhelozisë ku babai shumë herë e ka pyetur nënën se “a ke pas punë me ndonjë person tjetër”, por rastet nuk janë raportuar në polici deri më 1 janar 2022”, thuhet tutje në dosjen e prokurorisë.

Djali i çiftit ka thënë se 51-vjeçari ka bërë përpjekje që nënën t’ia mbyste me çarçaf në gusht të këtij viti, gjatë kohës sa viktima ishte në gjumë.

“Në muajin gusht 2021, babai ka bërë përpjekje që natën kur ka qenë në gjumë ta plas me çarçaf, por nëna ka ikur në dhomën e fëmijëve por rastin nuk e kemi raportuar me shpresë se bëhet mirë”.

Sipas kërkesës për caktimin e paraburgimit, i pandehuri ka mbajtë armë në shtëpinë e tij, nga një datë e pacaktuar deri më 5 janar 2022, “të cilën i pandehuri pas kryerjes së veprës penale “vrasje e rëndë” e ka dorëzuar në polici së bashku me tre fishekë”.

“I pandehuri ka deklaruar në polici se armën e ka marrë nga daja i tij, ndërsa ka thënë se edhe më herët ka pasur problem me gruan dhe njëherë e ka rrahë me duar dhe shuplaka”.

I pandehuri nuk është deklaruar në seancën dëgjimore të gjykatës, pasi sipas mbrojtjes së tij Elvir Imeri, ai ndodhet në gjendje të keqe emocionale dhe ka qajtur gjatë tërë kohës.

Sipas avokatit të Qerimajt, Elvir Imeri, i pandehuri ndihet i dëshpëruar dhe nuk e mban mend rastin e vrasjes së gruas. Prandaj avokati ka kërkuar që klientit të tij t’i bëhet ekzaminim psikik.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë