Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ishte i dyshuar për vjedhjen e arit brenda Policisë, ky është komandanti që u shkarkua nga Stacioni Policor në Klinë

11/07/2025 - 18:02
në Lajme
A A
Ishte i dyshuar për vjedhjen e arit brenda Policisë, ky është komandanti që u shkarkua nga Stacioni Policor në Klinë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Policia e Kosovës ka bërë ndryshime në pozitat drejtuese të komandantëve të stacioneve policore në Pejë, Suharekë dhe Klinë. Sipas raportimeve në media, komandanti i Stacionit Policor në Klinë, Ragip Bytyqi, është shkarkuar.

Komandanti, tashmë i shkarkuar kishte më herët probleme me drejtësinë.

Për çka dyshohej Ragip Bytyqi?

Ai ishte i dyshuar për vjedhje të arit brenda policisë.

Prokuroria dyshonte atë kohë se nga shkurti deri në prill të vitit 2012 ka zgjatur misioni i vjedhjes së arit nga Dhoma e Dëshmive.

Besohej se arin e ka nxjerrë togeri Ragip Bytyqi nëpërmjet një dritareje, duke ia dorëzuar në dorë Elton Arifaj, i cili po qëndronte jashtë, shkruan Insajderi.

Kjo sasi ari dyshohet se ka përfunduar në argjendarinë e Salih Kastratit. Aty, sipas Prokurorisë, ari është shkrirë dhe ishte nisur për në Turqi nëpërmjet pikës kufitare të Vermicës.

Deri atje dyshohet se e ka transportuar Ragip Bytyqi, Xhemë Gashi dhe Besarta Kastrati – Harxhi.

Provat në dosjen e EULEX-it i kishin bërë të dyshuar Ragip Bytyçin, Ragip Hajdinin, Xhemë Gashin dhe Kushtrim Kastratin për implikim në biznesin e përfitimit kundërligjor të sasisë së 25 kg të arit të ruajtur në stacionin policor, ku kishte ndodhur vjedhja në fillim të vitit 2012. Ata dyshoheshin se në bashkëpunim me Ragip Hajdinin e hetuesin Ragip Bytyqi kryen veprën penale të pranimit të mallrave të vjedhura dhe mashtrimit.

Në vitin 2013, Ragip Bytyqi ishte shpallur i pafajshëm.

Atij më vonë iu besua edhe detyra e komandantit të Stacionit Policor në Klinë.

Ndërsa sot ai dyshohet se është shkarkuar pas një rasti ku tre zyrtarë policorë u arrestuan për keqtrajtim të një qytetari gjatë arrestimit. Sipas Prokurorisë Themelore në Pejë, në bashkëpunim me IPK-në, pas grumbullimit dhe analizimit të provave, tre zyrtarët u arrestuan për tejkalim të autorizimeve ligjore dhe keqtrajtim fizik ndaj një personi të prangosur.

Në vend të tij është caktuar, kapiten Enis Lluka.

JU REKOMANDOJMË

Ish-deputeti i PDK-së aderon te Nisma, shkak qeverisja e Shaqir Totajt: Prizreni nuk ka nevojë për fjalë boshe
Lajme

Ish-deputeti i PDK-së aderon te Nisma, shkak qeverisja e Shaqir Totajt: Prizreni nuk ka nevojë për fjalë boshe

11/07/2025 - 23:54
“Këtu humbet kryet”- Bllaca kërkonte garanci nga Brukseli për dëshmitë kundër UÇK-së
Lajme

“Këtu humbet kryet”- Bllaca kërkonte garanci nga Brukseli për dëshmitë kundër UÇK-së

11/07/2025 - 22:55
Policia kapë 5 emigrantë në një rimorkio kamioni në terminalin doganor në Ferizaj, arrestohet shoferi kosovar
Lajme

Policia kapë 5 emigrantë në një rimorkio kamioni në terminalin doganor në Ferizaj, arrestohet shoferi kosovar

11/07/2025 - 22:49
“Ku ka kallashnikov, ka edhe plumb”- Bllaca kërcënonte EULEX-in duke premtuar dëshmi për “peshqit e mëdhenj” në Hagë
Kryesore

“Ku ka kallashnikov, ka edhe plumb”- Bllaca kërcënonte EULEX-in duke premtuar dëshmi për “peshqit e mëdhenj” në Hagë

11/07/2025 - 22:45
Pozhari: Po rriten ndasitë mes partive, zgjedhjet po duken të pashmangshme
Lajme

Pozhari: Po rriten ndasitë mes partive, zgjedhjet po duken të pashmangshme

11/07/2025 - 22:29
Popullsia e BE-së arrin rritje rekord
Lajme

Popullsia e BE-së arrin rritje rekord

11/07/2025 - 22:24

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ishte i dyshuar për vjedhjen e arit brenda Policisë, ky është komandanti që u shkarkua nga Stacioni Policor në Klinë

    Ishte i dyshuar për vjedhjen e arit brenda Policisë, ky është komandanti që u shkarkua nga Stacioni Policor në Klinë

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • E vizitoi të dënuarin me burgim të përjetshëm, reagon Ziza Pajaziti

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Osmani e përmendi Vuçiqin si ministër të propagandës së Millosheviqit në SHBA, Petkoviq reagon me gjuhë fyese

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Mbindërtim pa leje në çatinë e “Mitrovica Mall”, Inspeksioni i jep një ditë afat investitorit Riad Bashota ta demolojë

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Loredana ‘shpër’then’ në rrjete për Mozzik

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë