Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Fetoshi: Sulmet kibernetike mund ta destabilizojnë Kosovën

23/08/2026 - 09:02
në Kryesore, Lajme
A A
Fetoshi: Sulmet kibernetike mund ta destabilizojnë Kosovën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sulmet kibernetike të ditëve të fundit ndaj institucioneve të Kosovës mund të jenë paralajmërim për sulme më të mëdha, që mund të targetojnë infrastrukturën kritike të vendit, përfshirë energjinë, ujin dhe telekomunikacionin, vlerëson drejtori i Institutit “Octopus”, Arben Fetoshi.

Sipas tij, kombinimi i sulmeve kibernetike me operacione të tjera hibride mund të ketë për qëllim destabilizimin e Kosovës.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Fetoshi tha se sulmet kibernetike ndaj Kosovës nuk janë të rralla dhe se, përveç paralizimit të faqeve të internetit, ato mund të synojnë mbledhjen e informacionit, spiunazhin dhe manipulimin e të dhënave.

“Sulme të tilla nuk janë të pakta. Policia e Kosovës ka konstatuar në vazhdimësi sulme kibernetike DDOS, që konsistojnë te paralizimi i funksionimit të faqeve të internetit, por të cilat në kuadër të një targetimi më të avancuar mund të konsistojnë te objektiva si mbledhja e informacionit, manipulimi i të dhënave, spiunazh e të tjera. Dhe grupe të cilat, nëse i referohemi raportimeve nga institucionet tona të sigurisë, për shembull para pak vitesh është konstatuar një grup pro-rus, KillNet, që qëndron pas këtyre aktiviteteve kundër institucioneve të Kosovës”, tha ai.

Fetoshi tha se, duke marrë parasysh strategjinë hibride të Serbisë dhe koordinimin e saj me Rusinë, sulmet kibernetike duhet të shihen edhe si strategji për destabilizimin e Kosovës.

“Dhe në qoftë se kemi parasysh objektivat e strategjisë hibride të Serbisë dhe nëse në anën tjetër kemi parasysh sinkronizimin e strategjisë së Serbisë me strategjinë ruse, atëherë po, duhet të kemi parasysh që sulmet kibernetike janë pjesë e strategjisë për destabilizimin e Kosovës që vjen nga Serbia dhe që mbështetet nga ana e Rusisë”, tha ai.

Sipas tij, qëllimi i sulmeve nuk është domosdoshmërisht vetëm vjedhja e informacionit, por edhe krijimi i panikut dhe humbja e besimit të qytetarëve në institucionet e Kosovës.

“Qëllimet e këtyre sulmeve janë të ndryshme. Ato nuk kufizohen vetëm në përpjekjet për mbledhje informacioni, siç e thashë, apo për spiunazh dhe manipulim të dhënash, por edhe në qëllime politike që mund të kenë për qëllim shkaktimin e panikut, mund të kenë për qëllim krijimin e mosbesimit të qytetarëve në institucionet e Kosovës, në funksionalitetin e institucioneve të Kosovës”, tha ai.

Ai veçoi si shqetësim të veçantë sulmet që mund të targetojnë infrastrukturën kritike, duke paralajmëruar se operacionet kibernetike mund të kombinohen me forma të tjera të luftës hibride.

“Dhe në këtë kuadër, natyrisht ne në Institut i trajtojmë me seriozitet sulmet që njihen si SCADA, pra ato që targetojnë ose që eventualisht mund të targetojnë, gjithmonë në kuadër të paralajmërimeve, mund të targetojnë infrastrukturën kritike, për shkak se sulmet kibernetike duhet t’i trajtojmë gjithmonë si pjesë të strategjisë hibride e cila kombinon operacione të ndryshme bashkë me sulmet kibernetike, siç është dezinformimi, lufta narrative e të tjera, e që konsistojnë te shkaktimi i pasigurisë publike dhe humbja e besimit të qytetarëve tek institucionet”, tha Fetoshi për Ekonomia Online.

Fetoshi vlerësoi se Kosova ka bërë hapa në krijimin e kornizës institucionale dhe ligjore për sigurinë kibernetike, por sipas tij, dobësia kryesore mbetet te kapacitetet profesionale dhe reagimi ndaj krizave.

“Pra, situata me nivelin e sigurisë kibernetike në Kosovë, sipas vlerësimeve ndërkombëtare, nuk është në nivelin më të mirë të mundshëm. OECD vlerëson që Kosova ka një infrastrukturë tashmë më të konsoliduar të mbrojtjes kibernetike me Ligjin për Sigurinë Kibernetike, Strategjinë Kombëtare 2023-2027, Agjencinë e Sigurisë Kibernetike. Mirëpo problemi mbetet te kapacitetet operacionale, përkatësisht te kapacitetet profesionale dhe te CSIRT-et, ato që njihen si CSIRT-e, për reagim dhe menaxhim të krizave të tillave”, tha ai.

Ai kërkoi intensifikim të bashkëpunimit me SHBA-në dhe BE-në, veçanërisht për mbrojtjen e infrastrukturës kritike.

“Dhe prandaj ne vlerësojmë që Kosova duhet të vazhdojë të intensifikojë bashkëpunimin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian në mbrojtjen sa më efektive të hapësirës kibernetike në vendin tonë dhe në veçanti me fokus në infrastrukturën kritike, për shkak se sulmet që ju i përmendët mund të jenë një lloj paralajmërimi i ndonjë sulmi më të madh, siç e kemi vërejtur sabotazhin në Kanalin e Ibër-Lepencit në vitin 2024, që mund të targetojnë infrastrukturën kritike të energjisë, të ujit, të telekomunikacionit e të tjera dhe që pastaj të kombinuar me operacione të tjera hibride mund të kenë për qëllim destabilizimin e vendit”, tha ai.

Duke folur për situatën aktuale politike në Kosovë, Fetoshi tha se ngërçi institucional mund të krijojë terren për intensifikimin e operacioneve hibride.

“Gjithmonë kur në Kosovë ka probleme të tilla, siç fatkeqësisht po na përcjell ngërçi politik me formimin e institucioneve, natyrisht që duhet të presim intensifikim të operacioneve hibride që kanë qëllime armiqësore kundrejt Kosovës. Dhe në këtë kuadër, natyrisht që aktiviteti kryesor edhe në nivelin e propagandës, edhe në nivelin e sigurisë dhe në nivelin e politikës, i cili konsiston te destabilizimi i Kosovës, vjen nga Beogradi zyrtar. Pra, nëse i referohemi agresionit të vazhdueshëm me të cilin përballet Kosova nga ana e Serbisë, atëherë padyshim që aktivitetet kryesore që cenojnë sigurinë nacionale të Republikës së Kosovës duhet t’i presim nga Serbia me mbështetjen e Rusisë”, tha ai.

Ndërsa, duke iu referuar edhe vlerësimeve të FMN-së, Fetoshi tha se nevojitet rritje e kapaciteteve profesionale dhe funksionalizim më i mirë i mekanizmave të reagimit.

“Përveç OECD-së ka gjithashtu edhe një vlerësim tjetër nga ana e FMN-së për nivelin e sigurisë kibernetike të Republikës së Kosovës, i cili ndonëse sa i përket kornizës ligjore tashmë është i konsoliduar, ndonëse sa i përket institucionit kryesor që duhet të garantojë sigurinë kibernetike të vendit tonë tashmë e kemi, Agjencinë e Sigurisë Kibernetike, dobësitë strukturale evidentohen në kontekstin e kapaciteteve profesionale. Pra ajo çka ne gjykojmë është që Kosova duhet të prioritizojë përpjekjet për rritjen e kapaciteteve profesionale nëpërmjet funksionalizimit të CSIRT-eve si mekanizma të reagimit dhe menaxhimit të çfarëdo pasoje eventuale që mund të vijë nga sulme të tilla”, tha ai.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka njoftuar gjatë javës se ueb-faqja e saj shtetërore e mbrojtjes së konsumatorit (konsumatori.rks-gov.net) ka rënë pre e një sulmi kibernetik.

JU REKOMANDOJMË

CNN: Çfarë dihet deri tani për kërcënimin e SHBA-së për ta goditur ekonominë e Iranit

Trump: Marrëveshja për rihapjen e Hormuzit mund të arrihet së shpejti
23/08/2026 - 08:53

Ndërsa lufta me Iranin po zgjatet, SHBA-ja po kërcënon gjithnjë e më shumë me përdorimin e masave ekonomike për të ushtruar presion ndaj Teheranit. Sekretari amerikan i Thesarit,...

Më shumëDetails

Të bllokuar mbi 9 orë në kufirin Serbi – Kroaci, mërgimtari : Kemi mbet pa ujë e pa ushqime

Kaq janë pritjet për të dalë nga Merdara dhe Dheu i Bardhë
23/08/2026 - 08:35

Një numër i madh mërgimtarësh nga Kosova kanë mbetur të bllokuar në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kraocisë, duke pritur tërë natën për të vazhduar udhëtimin. Sipas udhëtarëve që...

Më shumëDetails

Jo veç Aleanca, edhe Rinia e PDK-së me aktivitet sot para Qeverisë

PDK-ja paralajmëron konferencë për media para Gjykatës Kushtetuese
23/08/2026 - 08:26

Rinia Demokratike e Kosovës do të organizojë të dielën një aksion simbolik para objektit të Qeverisë së Kosovës. Aktiviteti, sipas njoftimit të PDK-së, do të nisë në orën...

Më shumëDetails

Vuçiq në Preshevë, Sinani: Presidenti i Republikës ta dijë se nuk pranojmë të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë

Vuçiq në Preshevë, Sinani: Presidenti i Republikës ta dijë se nuk pranojmë të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë
23/08/2026 - 08:13

Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka reaguar pas vizitës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq atje, duke thënë se, Presheva ‘’nuk mund të ketë dy standarde’’. Sinani...

Më shumëDetails

Parashikimi i motit për sot në Kosovë

Rriten temperaturat, e diela zgjedhore po vjen me mot të mirë
23/08/2026 - 08:02

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar mot kryesisht me diell dhe të ngrohtë për sot. ”Temperaturat do të jenë më të ulëta krahasuar me të shtunën”, thotë IHMK....

Më shumëDetails

Parashikimi i motit për të dielën, temperaturat deri në 34 gradë

Parashikimi i motit për të dielën, temperaturat deri në 34 gradë
22/08/2026 - 23:02

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka dhënë parashikimin e motit për ditën e diel. IHMK njofton se ditën e nesërme pritet që temperaturat minimale të jenë mes 11 dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Koci: Gjendja politike është alarmante, qytetarët po heshtin – politikanët po e shfrytëzojnë

    Koci: Thaçi besoj që do të lirohet, por…

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Këta janë shtetasit e Kosovës, të arrestuar për 80 kg drogë në Shqipëri

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Serbia digjet, BE-ja i nis helikopterët

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Me Kurtin nuk u takua, komandanti i KFOR-it pret një tjetër mysafir në shtab

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë