As më pak e as më shumë se 153 kontrata publike në një vlerë që tejkalon 75 milionë euro, ka përfituar gjatë katër viteve të fundit kompania farmaceutike ”Meditech”, kryesisht nga Ministria e Shëndetësisë (MSH) dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK.
Periudha e përfitimeve përfshinë vitet 2021 deri në 2025, dhe për nga shuma, kjo kompani renditet ndër përfituesit më të mëdhenj nga buxheti i shtetit në sektorin e barnave.
Pas Meditech qëndrojnë emra me peshë. Sipas të dhënave zyrtare shihet se 70% e aksioneve të saj janë në pronësi të biznesmenit Stak Staka, i cili është parë publikisht në shoqëri me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, një afërsi që ngjall dyshime të forta për ndikim politik në proceset e prokurimit publik dhe ndarjes së tenderëve.
Aksionari tjetër i ”Meditech” është Arianit Jakupi, që zotëron 10% të aksioneve, por që ka pasur një rol edhe më të ndjeshëm, raporton Front Online.
Ai ka qenë drejtor në Agjencinë për Produkte dhe Pajisje Medicionale (AKPM), institucion që licencon dhe regjistron të gjitha barnat që hyjnë në tregun e Kosovës.
Pikërisht në kohën sa ushtronte këtë funksion, Jakupi ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në hartimin e Listës Esenciale të Barnave, një dokument bazë që përcakton cilat produkte do të financohen nga shteti, raporton Front Online.
Kjo listë që formalisht duhej të hartohej mbi kritere shkencore dhe nevojat reale të pacientëve, përfshinë një numër të konsiderueshëm të barnave të shtrenjta të importuara nga Meditech, duke rritur fitimet e kompanisë përmes një skeme që ngjan me një sistem të mbyllur dhe të kontrolluar nga brenda.
Sipas të dhënave të mbledhura, Meditech ka përfituar qindra miliona euro nga buxheti i shtetit ndër vite, kryesisht për shitjen e barnave të shtrenjta dhe kontrata të drejtpërdrejta ose të negociuara pa garë, raporton Front Online.
Njohës të sektorit të Shëndetësisë në vend thonë se kalimi i shpejtë i zyrtarëve nga pozitat publike në sektorin privat në Kosovë vazhdon të mbetet një nga format më të qarta të konfliktit të interesit, veçanërisht në sektorin e shëndetësisë.
Rasti më i freskët që ka ngritur shqetësime serioze lidhet me funksionarë të lartë të Odës së Farmacistëve, të cilët menjëherë pas përfundimit të mandatit të tyre, janë bërë pjesë ose aksionarë të kompanive private që përfitojnë tenderë milionësh nga sistemi publik. Kjo praktikë jo vetëm që krijon dyshime të forta për favorizime gjatë kohës sa kanë qenë në funksione publike.
Sipas burimeve të afërta me procesin e hartimit të Listës Esenciale të Barnave, Oda e Farmacistëve ka përfaqësues të vet në komisionet përzgjedhëse, të cilët marrin pjesë në vendimmarrje për barnat që më pas tenderohen për miliona euro nga shteti. Njohës të sistemit të drejtësisë në vend alarmojmë se nëse një ish-kryetar i Odës apo një anëtar me qasje në këto procese, vetëm pak kohë pas largimit nga pozita, bëhet pjesë e kompanive që përfitojnë drejtpërdrejt nga ajo listë, atëherë ngrihen dyshime të bazuara se kemi të bëjmë me një konflikt interesi të pastër dhe të dokumentueshëm.
Transparenca e munguar, lidhjet e qarta të interesit dhe përfitimi i jashtëzakonshëm në një treg që kontrollohet nga vetë figurat që janë edhe pjesë e zinxhirit vendimmarrës, e bëjnë këtë rast shembull klasik të kapjes së shtetit dhe manipulimit të tenderëve publikë në sektorin më jetik: atë të shëndetësisë.
AVONET kërkon hetim urgjent nga Prokuroria për rastin Jakupi–Meditech: Dyshohet për abuzim me miliona euro
Organizata AVONET dhe njohës të sektorit të shëndetësisë në Kosovë kanë kërkuar publikisht nisjen e një hetimi të menjëhershëm nga Prokuroria lidhur me përfshirjen e Arianit Jakupit në kompaninë farmaceutike “Meditech”, kompani kjo që vetëm gjatë viteve të fundit ka përfituar dhjetëra milionë euro përmes tenderëve nga Institucionet publike shëndetësore.
Sipas tyre, futja e Jakupit si aksionar në këtë kompani përbën një rast flagrant të konfliktit të interesit, meqë ai paraprakisht ka qenë drejtor i Agjencisë Kosovare për Produkte Medicinale (AKPM), institucion ky që ndikon drejtpërdrejt në aprovimin dhe futjen e barnave në listën esenciale të Ministrisë së Shëndetësisë.
Kenan Gashi, drejtor ekzekutiv i AVONET-it, thotë se ka qenë në dijeni për veprimet që po ndërmerrte Jakupi gjatë kohës kur ishte drejtor i AKPM-së dhe ka paralajmëruar me kohë autoritetet zyrtare.
“Ne kemi pasur informacione të besueshme se Jakupi, gjatë kohës sa ushtronte funksionin publik në AKPM, ka ndikuar në përfshirjen e një numri të madh të barnave të shtrenjta të kompanisë Meditech në listën esenciale të barnave. Madje, kemi njoftuar edhe Sekretarin e Ministrisë së Shëndetësisë për këtë çështje që në atë kohë”, ka deklaruar Gashi.
Ai shton se kishte indicie të qarta që Jakupi do t’i bashkohej kompanisë Meditech pas përfundimit të mandatit në AKPM –së dhe në Odën e Farmacisteve gjë që realisht ka ndodhur pak kohë më vonë, përmes marrjes së aksioneve në këtë kompani, e cila më pas ka fituar tenderë në vlerë marramendëse nga buxheti publik.
“AVONET kërkon nga Prokuroria e Shtetit që urgjentisht të nis hetimin e këtij rasti që përfshin potencialisht keqpërdorime të rënda me buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë. Ka dyshime serioze për ndërhyrje direkte në proceset e listës esenciale dhe më pas përfitime financiare përmes kontratave publike,” theksoi Gashi.
Rasti ka ngjallur reagime edhe nga ekspertë të fushës, të cilët e shohin këtë si një shembull të qartë të asaj që në vendet demokratike ndalohet përmes rregulloreve për konflikt interesi dhe periudha të detyrueshme të “ftohjes” mes sektorit publik dhe atij privat. Në mungesë të një rregullimi të tillë në Kosovë dhe përballë mosveprimit institucional, rrethi i përfituesve të tenderëve në sektorin e shëndetësisë mbetet i paprekur.
Për aq kohë sa ky rast nuk merr përgjigje të qartë ligjore, dyshimet për lidhjet mes funksioneve publike dhe interesave privatë do të vazhdojnë të lëkunden mbi sistemin shëndetësor të vendit, duke cenuar besimin qytetar dhe duke minuar integritetin e institucioneve publike.
Ligji flet qartë: Ish-zyrtarët nuk guxojnë të përfundojnë në kompanitë që kanë mbikëqyrur
Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Kosovë e ndalon qartazi që ish-zyrtarët e lartë të institucioneve publike të kalojnë menjëherë në sektorin privat, veçanërisht në kompani që kanë pasur lidhje me institucionin ku ata kanë ushtruar funksionin.
Sipas nenit 18 të këtij ligji, zyrtarët e lartë publikë, pas largimit nga detyra, nuk kanë të drejtë për një periudhë prej dy vjetësh të:
Marrin pozita drejtuese apo menaxheriale në kompani që kanë pasur marrëdhënie biznesi me institucionin që e kanë udhëhequr;
-Lidhen me kontrata – qoftë drejtpërdrejt apo përmes njerëzve të afërt – me institucionin ku kanë shërbyer;
-Përfaqësojnë ose këshillojnë kompani apo individë në lidhje me detyrat që kanë kryer në institucionin publik;
-Përdorin informacion të brendshëm për përfitime private në funksione të mëvonshme.
Madje, ligji shkon edhe më tej: institucioni ku zyrtari ka shërbyer nuk guxon të bëjë biznes për një vit me kompaninë ku ish-zyrtari është përfshirë në më shumë se 5% të kapitalit apo drejtimit – një dispozitë që synon të parandalojë skenarët klasikë të “rrotacionit të interesit”.
Për më tepër, çdo institucion publik që përballet me rrethana të tilla, është i detyruar të informojë Agjencinë Kundër Korrupsionit brenda 30 ditëve.
6 milionë euro fitim i pastër për 4 vjet
Në bazë të dhënave zyrtare të siguruara nga portali Front Online, kompania ”Meditech” ka realizuar një fitim të pastër prej mbi 6 milionë euro gjatë periudhës katërvjeçare 2021–2024, ndërsa të hyrat e përgjithshme kanë kapur shumën mbi 72 milionë euro.
Gjatë vitit 2024, kompania ka raportuar të hyra në vlerë prej 23 milionë e 225 mijë euro, ndërsa fitimi neto ka qenë 2 milionë e 259 mijë euro, duke shënuar vitin më të suksesshëm financiar deri më tani, raporton Front Online.
Në vitin 2023, të hyrat e përgjithshme kanë qenë 20 milionë e 484 mijë euro, me një fitim neto prej 1 milion e 795 mijë euro, ndërkohë që në vitin 2022, të hyrat kanë arritur 15 milionë e 479 mijë euro,ndërsa fitimi ka qenë 1.6 milionë euro.
Viti 2021 paraqet periudhën me performancën më modeste, me të hyra prej 10.8 milionë euro dhe një fitim neto prej mbi 256 mijë euro.
Kontratat e nësnhkruara nga MEDITECH gjatë periudhës 07.04.2021- 18.06.2025
1. Autoriteti kontraktues: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
Titulli i kontratës: Furnizim me Barna nga LE për SHSKUK
Vlera e kontratës: 594,316.80 €
Data e nënshkrimit: 18.06.2025
2. Autoriteti kontraktues: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
Titulli i kontratës: Furnizim me Barna nga LE për SHSKUK
Vlera e kontratës: 586,429.20 €
Data e nënshkrimit: 18.06.2025
3. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Furnizim me Vaksina nga LBE për IKSHPK
Vlera e kontratës: 3,480,000.00 €
Data e nënshkrimit: 13.06.2025
4. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Furnizim me Vaksina nga LBE për IKSHPK
Vlera e kontratës: 1,970,000.00 €
Data e nënshkrimit: 13.06.2025
5. Autoriteti kontraktues: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
Titulli i kontratës: Furnizim me barna nga LE për nevojat e SHSKUK-së
Vlera e kontratës: 361,406.50 €
Data e nënshkrimit: 03.06.2025
6. Autoriteti kontraktues: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
Titulli i kontratës: Furnizim me barna nga LE për nevojat e SHSKUK-së
Vlera e kontratës: 1,922,186.60 €
Data e nënshkrimit: 03.06.2025
7. Autoriteti kontraktues: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
Titulli i kontratës: Furnizim me barna nga LE për nevojat e SHSKUK-së
Vlera e kontratës: 577,415.08 €
Data e nënshkrimit: 03.06.2025
8. Autoriteti kontraktues: Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” – Mitrovicë
Titulli i kontratës: Furnizimi me thjerrëza dhe material përcjellës për oftalmo
Vlera e kontratës: 87,037.20 €
Data e nënshkrimit: 20.05.2025
9. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Furnizim me barna për sëmundje të rënda dhe të rralla nga LBE
Vlera e kontratës: 653,600.00 €
Data e nënshkrimit: 07.05.2025
10. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Furnizim me barna për sëmundje të rënda dhe të rralla nga LBE
Vlera e kontratës: 102,277.44 €
Data e nënshkrimit: 07.05.2025
11. Autoriteti kontraktues: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
Titulli i kontratës: Furnizim me barna nga LE për nevojat e SHSKUK-së
Vlera e kontratës: 365,337.00 €
Data e nënshkrimit: 07.04.2025
12. Autoriteti kontraktues: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
Titulli i kontratës: Furnizim me barna nga LE për nevojat e SHSKUK-së
Vlera e kontratës: 420,232.50 €
Data e nënshkrimit: 02.04.2025
13. Autoriteti kontraktues: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
Titulli i kontratës: Furnizim me barna nga LE për nevojat e SHSKUK-së
Vlera e kontratës: 2,074,063.68 €
Data e nënshkrimit: 02.04.2025
14. Autoriteti kontraktues: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
Titulli i kontratës: Furnizim me Barna nga Lista Esenciale për Nevojat e SHSKUK-së
Vlera e kontratës: 389,289.60 €
Data e nënshkrimit: 20.02.2025
15. Autoriteti kontraktues: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
Titulli i kontratës: Furnizim me Barna nga Lista Esenciale për Nevojat e SHSKUK-së
Vlera e kontratës: 3,571,619.25 €
Data e nënshkrimit: 20.02.2025
16. Autoriteti kontraktues: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
Titulli i kontratës: Furnizim me Barna nga Lista Esenciale për Nevojat e SHSKUK-së
Vlera e kontratës: 589,163.52 €
Data e nënshkrimit: 20.02.2025
17. Autoriteti kontraktues: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
Titulli i kontratës: Furnizim me barna nga LE për nevojat e SHSKUK-së
Vlera e kontratës: 567,772.00 €
Data e nënshkrimit: 27.12.2024
18. Autoriteti kontraktues: Qendra Klinike Universitare e Kosovës
Titulli i kontratës: Furnizim me OPTOTIP – LCD monitor për Oftalmologji
Vlera e kontratës: 980.00 €
Data e nënshkrimit: 12.12.2024
19. Autoriteti kontraktues: Spitali i Përgjithshëm – Pejë
Titulli i kontratës: Furnizim me Xhilpera Novifine
Vlera e kontratës: 986.00 €
Data e nënshkrimit: 10.12.2024
20. Autoriteti kontraktues: SHSKUK – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
Titulli i kontratës: Furnizim me Ultraza për Oftalmologji me sondat A, B për perimetri, tonometër dhe lente të ndryshme
Vlera e kontratës: 99,224.02 €
Data e nënshkrimit: 04.12.2024
21. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Furnizim me produkte specifike dhe insulina analoge nga LBE
Vlera e kontratës: 1,081,167.10 €
Data e nënshkrimit: 30.10.2024
22. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Furnizim me produkte specifike dhe insulina analoge nga LBE
Vlera e kontratës: 5,230,517.60 €
Data e nënshkrimit: 30.10.2024
23. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me material medicinal nga Lista Esenciale për nevojat e SHSKUK-së
Vlera e kontratës: 71,500.00 €
Data e nënshkrimit: 28.10.2024
24. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me material medicinal nga Lista Esenciale për nevojat e SHSKUK-së
Vlera e kontratës: 68,000.00 €
Data e nënshkrimit: 28.10.2024
25. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me material medicinal nga Lista Esenciale për nevojat e SHSKUK-së
Vlera e kontratës: 70,000.00 €
Data e nënshkrimit: 28.10.2024
26. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me produkte të Listës Esenciale për SHSKUK-106
Vlera e kontratës: 235,550.00 €
Data e nënshkrimit: 04.10.2024
27. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Furnizim me Barna nga LE
Vlera e kontratës: 1,125,000.00 €
Data e nënshkrimit: 08.08.2024
28. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Furnizim me Barna nga LE
Vlera e kontratës: 649,359.20 €
Data e nënshkrimit: 08.08.2024
29. Autoriteti kontraktues: Spitali i Përgjithshëm – Gjakovë
Titulli i kontratës: Furnizim me Lente (IOL) për Cataract
Vlera e kontratës: 15,000.00 €
Data e nënshkrimit: 31.07.2024
30. Autoriteti kontraktues: Qendra Klinike Universitare e Kosovës
Titulli i kontratës: Furnizim me material medicional për klinikën e Anesteziologjisë dhe Mjekim Intenziv Qendror
Vlera e kontratës: 22,680.00 €
Data e nënshkrimit: 23.07.2024
31. Autoriteti kontraktues: Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” – Mitrovicë
Titulli i kontratës: Furnizimi me thjerrëza dhe material përcjellës për oftalmo
Vlera e kontratës: 54,002.59 €
Data e nënshkrimit: 01.07.2024
32. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me pajisje mjekësore për ekzaminimin e sëmundjeve okulare për Klinikën e Neonatologjisë
Vlera e kontratës: 131,900.00 €
Data e nënshkrimit: 20.06.2024
33. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me Barna nga LE për SHSKUK – 030
Vlera e kontratës: 11,359.04 €
Data e nënshkrimit: 28.05.2024
34. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me barna (Trastuzumab Origjinator 440mg amp) nga LE
Vlera e kontratës: 455,781.00 €
Data e nënshkrimit: 15.05.2024
35. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me barna (Rituximab Origjinator 100mg amp) nga LE
Vlera e kontratës: 95,153.52 €
Data e nënshkrimit: 15.05.2024
36. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Furnizim me Barna nga LE
Vlera e kontratës: 114,400.00 €
Data e nënshkrimit: 15.05.2024
37. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me Barna (Faricimab 120mg inj) nga Lista Esenciale
Vlera e kontratës: 68,587.68 €
Data e nënshkrimit: 15.05.2024
38. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me Barna nga LE për SHSKUK (004)
Vlera e kontratës: 439,567.50 €
Data e nënshkrimit: 14.05.2024
39. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me Barna nga LE për SHSKUK (004)
Vlera e kontratës: 14,353.92 €
Data e nënshkrimit: 14.05.2024
40. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Ritender 2 “Furnizim me produkte specifike Carfilzomib 10mg 5 ml për sëmundje të rralla nga LE”
Vlera e kontratës: 55,938.60 €
Data e nënshkrimit: 13.05.2024
41. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Ritender 2 “Furnizim me Carfilzomib 30 mg 15 ml produkte specifike për sëmundje të rralla nga LE”
Vlera e kontratës: 248,624.00 €
Data e nënshkrimit: 13.05.2024
42. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Ri-tender “Furnizim me pajisje mjekësore, instrumente për Njësitë organizative të QKUK-së”
Vlera e kontratës: 40,000.00 €
Data e nënshkrimit: 26.04.2024
43. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Ri-tender “Furnizim me pajisje mjekësore, instrumente për Njësitë organizative të QKUK-së”
Vlera e kontratës: 36,999.99 €
Data e nënshkrimit: 26.04.2024
44. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Ri-tender “Furnizim me pajisje mjekësore, instrumente për Njësitë organizative të QKUK-së”
Vlera e kontratës: 22,000.00 €
Data e nënshkrimit: 26.04.2024
45. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Ri-tender “Furnizim me pajisje mjekësore, instrumente për Njësitë organizative të QKUK-së”
Vlera e kontratës: 5,400.00 €
Data e nënshkrimit: 26.04.2024
46. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Ri-tender “Furnizim me pajisje mjekësore, instrumente për Njësitë organizative të QKUK-së”
Vlera e kontratës: 7,200.00 €
Data e nënshkrimit: 26.04.2024
47. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Ri-tender “Furnizim me pajisje mjekësore, instrumente për Njësitë organizative të QKUK-së”
Vlera e kontratës: 6,900.00 €
Data e nënshkrimit: 26.04.2024
48. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Ri-tender “Furnizim me pajisje mjekësore, instrumente për Njësitë organizative të QKUK-së”
Vlera e kontratës: 4,400.00 €
Data e nënshkrimit: 26.04.2024
49. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Ri-tender “Furnizim me pajisje mjekësore, instrumente për Njësitë organizative të QKUK-së”
Vlera e kontratës: 5,500.00 €
Data e nënshkrimit: 26.04.2024
50. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Ri-tender “Furnizim me pajisje mjekësore, instrumente për Njësitë organizative të QKUK-së”
Vlera e kontratës: 1,800.00 €
Data e nënshkrimit: 26.04.2024
51. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Ri-tender “Furnizim me pajisje mjekësore, instrumente për Njësitë organizative të QKUK-së”
Vlera e kontratës: 2,500.00 €
Data e nënshkrimit: 26.04.2024
52. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Ri-tender “Furnizim me pajisje mjekësore, instrumente për Njësitë organizative të QKUK-së”
Vlera e kontratës: 5,100.00 €
Data e nënshkrimit: 26.04.2024
53. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me barna (Methoxy polyethyleneglucol-epoetin beta 100mg inj) nga LE
Vlera e kontratës: 1,233,700.00 €
Data e nënshkrimit: 18.04.2024
54. Autoriteti kontraktues: SHSKUKTitulli i kontratës: Furnizim me barna (Erythropoiesis-stimulating agents 2000 IU 0.3ml) nga LE
Vlera e kontratës: 264,983.55 €
Data e nënshkrimit: 18.04.2024
55. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me produktin Nivolumab 10mg ml – 4ml inf. nga LE
Vlera e kontratës: 308,984.00 €
Data e nënshkrimit: 18.04.2024
56. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me produktin Nivolumab 10mg ml – 10ml inf. nga LE
Vlera e kontratës: 1,526,200.00 €
Data e nënshkrimit: 18.04.2024
57. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me Barna (Pertuzumab + Trastuzumab inj SC 1200mg–600mg) nga LE
Vlera e kontratës: 383,110.40 €
Data e nënshkrimit: 12.04.2024
58. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me Barna (Pertuzumab + Trastuzumab inj SC 600mg–600mg) nga LE
Vlera e kontratës: 3,568,065.40 €
Data e nënshkrimit: 12.04.2024
59. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Furnizim me pajisje mjekësore, instrumente për Njësitë organizative të QKUK-së
Vlera e kontratës: 35,100.00 €
Data e nënshkrimit: 12.04.2024
60. • Autoriteti kontraktues: Qendra Klinike Universitare e Kosovës
Titulli i kontratës: Furnizim me material shpenzues dhe barna për klinikën e Oftalmologjisë
Vlera e kontratës: 10,692.00 €
Data e nënshkrimit: 04.04.2024
61. Autoriteti kontraktues: Qendra Klinike Universitare e Kosovës
Titulli i kontratës: Furnizim me material shpenzues dhe barna për klinikën e Oftalmologjisë
Vlera e kontratës: 227,250.00 €
Data e nënshkrimit: 04.04.2024
62. Autoriteti kontraktues: Qendra Klinike Universitare e Kosovës
Titulli i kontratës: Furnizim me material shpenzues dhe barna për klinikën e Oftalmologjisë
Vlera e kontratës: 5,250.00 €
Data e nënshkrimit: 04.04.2024
63. Autoriteti kontraktues: Qendra Klinike Universitare e Kosovës
Titulli i kontratës: Furnizim me material shpenzues dhe barna për klinikën e Oftalmologjisë
Vlera e kontratës: 500.00 €
Data e nënshkrimit: 04.04.2024
64. Autoriteti kontraktues: Qendra Klinike Universitare e Kosovës
Titulli i kontratës: Furnizim me material shpenzues dhe barna për klinikën e Oftalmologjisë
Vlera e kontratës: 4,250.00 €
Data e nënshkrimit: 04.04.2024
65. Autoriteti kontraktues: Qendra Klinike Universitare e Kosovës
Titulli i kontratës: Furnizim me material shpenzues dhe barna për klinikën e Oftalmologjisë
Vlera e kontratës: 1,000.00 €
Data e nënshkrimit: 04.04.2024
66. Autoriteti kontraktues: Qendra Klinike Universitare e Kosovës
Titulli i kontratës: Furnizim me material shpenzues dhe barna për klinikën e Oftalmologjisë
Vlera e kontratës: 13,600.00 €
Data e nënshkrimit: 04.04.2024
67. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me produktin Bevacizumab, Origjinator 400mg 16ml inf nga LE-153
Vlera e kontratës: 723,024.25 €
Data e nënshkrimit: 12.02.2024
68. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me barna (Rituximab origjinatori 500mg 50ml amp) nga LE
Vlera e kontratës: 553,561.20 €
Data e nënshkrimit: 02.02.2024
69. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me barna (Dasatinib 100mg tbl) nga LE
Vlera e kontratës: 58,400.00 €
Data e nënshkrimit: 02.02.2024
70. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me barna nga LE për nevojat e SHSKUK-së
Vlera e kontratës: 396,705.00 €
Data e nënshkrimit: 02.02.2024
71. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Furnizim me pajisje mjekësore për Njësitë organizative të QKUK-së
Vlera e kontratës: 34,992.00 €
Data e nënshkrimit: 04.12.2023
72. Autoriteti kontraktues: Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” – Mitrovicë
Titulli i kontratës: Furnizim me thjerrëza dhe material përcjellës për repartin e oftalmologjisë
Vlera e kontratës: 7,971.37 €
Data e nënshkrimit: 17.11.2023
73. Autoriteti kontraktues: Qendra Klinike Universitare e Kosovës
Titulli i kontratës: Furnizim me pajisje mjekësore për oftalmologji pediatrike
Vlera e kontratës: 123,900.00 €
Data e nënshkrimit: 15.11.2023
74. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me Barna nga Lista Esenciale për nevojat e SHSKUK-së (110)
Vlera e kontratës: 282,660.00 €
Data e nënshkrimit: 15.11.2023
75. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me Barna (Rituximab 1400mg – 11.7ml) nga Lista Esenciale
Vlera e kontratës: 915,000.00 €
Data e nënshkrimit: 15.11.2023
76. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Furnizim me vaksina DTaP-IPV-Hib dhe vaksina Meningokok
Vlera e kontratës: 2,409,600.00 €
Data e nënshkrimit: 13.11.2023
77. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Furnizim me Dornase alpha dhe Imiglucerase nga LE
Vlera e kontratës: 572,508.00 €
Data e nënshkrimit: 30.10.2023
78. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me Barna nga LE për SHSKUK (084)
Vlera e kontratës: 30,624.90 €
Data e nënshkrimit: 11.10.2023
79. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me Barna nga LE për SHSKUK (084)
Vlera e kontratës: 14,376.60 €
Data e nënshkrimit: 11.10.2023
80. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Furnizim me pajisje mjekësore, instrumente për Njësitë organizative të QKUK-së
Vlera e kontratës: 124,200.00 €
Data e nënshkrimit: 20.09.2023
81. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Furnizim me pajisje mjekësore, instrumente për Njësitë organizative të QKUK-së
Vlera e kontratës: 5,832.00 €
Data e nënshkrimit: 20.09.2023
82. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Furnizim me pajisje mjekësore, instrumente për Njësitë organizative të QKUK-së
Vlera e kontratës: 29,160.00 €
Data e nënshkrimit: 20.09.2023
83. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Furnizim me pajisje mjekësore, instrumente për Njësitë organizative të QKUK-së
Vlera e kontratës: 9,720.00 €
Data e nënshkrimit: 20.09.2023
84. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Furnizim me pajisje mjekësore, instrumente për Njësitë organizative të QKUK-së
Vlera e kontratës: 14,472.00 €
Data e nënshkrimit: 20.09.2023
85. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Furnizim me pajisje mjekësore, instrumente për Njësitë organizative të QKUK-së
Vlera e kontratës: 14,904.00 €
Data e nënshkrimit: 20.09.2023
86. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Furnizim me pajisje mjekësore, instrumente për Njësitë organizative të QKUK-së
Vlera e kontratës: 75,000.00 €
Data e nënshkrimit: 20.09.2023
87. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Furnizim me pajisje mjekësore, instrumente për Njësitë organizative të QKUK-së
Vlera e kontratës: 15,444.00 €
Data e nënshkrimit: 20.09.2023
88. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me Barna (Erythopoiesis-stimulating agents 2000IU 0.3ml)
Vlera e kontratës: 101,602.80 €
Data e nënshkrimit: 18.09.2023
89. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me Barna (Methoxy polyethyleneglycol-epoetin beta 100mg inj)
Vlera e kontratës: 574,656.00 €
Data e nënshkrimit: 18.09.2023
90. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me Barna (Rituximab origjinator 500mg 50ml flakon)
Vlera e kontratës: 239,918.00 €
Data e nënshkrimit: 18.09.2023
91. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Furnizim me Insulina Analoge nga Lista Esenciale
Vlera e kontratës: 600,326.40 €
Data e nënshkrimit: 05.09.2023
92. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Furnizim me Insulina Analoge nga Lista Esenciale
Vlera e kontratës: 2,984,136.60 €
Data e nënshkrimit: 05.09.2023
93. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me produktin Bevacizumab, Origjinator 2023 nga LE
Vlera e kontratës: 460,451.20 €
Data e nënshkrimit: 29.08.2023
94. Autoriteti kontraktues: Qendra Klinike Universitare e Kosovës
Titulli i kontratës: Servisimi dhe funksionalizimi emergjent i pajisjes oftalmologjike Lenstar LS 900
Vlera e kontratës: 6,490.00 €
Data e nënshkrimit: 02.08.2023
95. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me Barna nga Lista Esenciale për nevojat e SHSKUK-së (046)
Vlera e kontratës: 224,486.10 €
Data e nënshkrimit: 26.07.2023
96. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me Barna (Rituximab Origjinator 100mg 10ml)
Vlera e kontratës: 209,618.64 €
Data e nënshkrimit: 26.07.2023
97. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me Trastuzumab – Origjinator 440mg injeksion
Vlera e kontratës: 1,703,987.00 €
Data e nënshkrimit: 13.07.2023
100. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me barna nga LE për nevojat e SHSKUK-së
Vlera e kontratës: 5,131.28 €
Data e nënshkrimit: 03.07.2023
101. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Furnizim me produkte specifike dhe insulina analoge nga LE
Vlera e kontratës: 975,000.00 €
Data e nënshkrimit: 05.06.2023
102. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Furnizim me produkte specifike dhe insulina analoge nga LE
Vlera e kontratës: 520,228.00 €
Data e nënshkrimit: 05.06.2023
103. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Furnizim me produkte specifike dhe insulina analoge nga LE
Vlera e kontratës: 521,228.40 €
Data e nënshkrimit: 05.06.2023
104. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Furnizim me produkte specifike dhe insulina analoge nga LE
Vlera e kontratës: 975,000.00 €
Data e nënshkrimit: 05.06.2023
105. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me barna (Nivolumab 10mg/ml – 4ml)
Vlera e kontratës: 308,984.00 €
Data e nënshkrimit: 17.05.2023
106. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me barna (Nivolumab 10mg/ml – 10ml)
Vlera e kontratës: 1,526,200.00 €
Data e nënshkrimit: 17.05.2023
107. Autoriteti kontraktues: Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” – Mitrovicë
Titulli i kontratës: Furnizim me thjerrëza dhe pjesë të ndryshme për oftalmo
Vlera e kontratës: 7,971.37 €
Data e nënshkrimit: 14.04.2023
108. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me Pertuzumab 30mg/ml – 14ml
Vlera e kontratës: 1,896,104.00 €
Data e nënshkrimit: 05.04.2023
109. Autoriteti kontraktues: Qendra Klinike Universitare e Kosovës
Titulli i kontratës: Furnizim me material shpenzues dhe barna jashtë LE për klinikën e Oftalmologjisë
Vlera e kontratës: 10,962.00 €
Data e nënshkrimit: 24.03.2023
110. Autoriteti kontraktues: Qendra Klinike Universitare e Kosovës
Titulli i kontratës: Furnizim me material shpenzues dhe barna jashtë LE për klinikën e Oftalmologjisë
Vlera e kontratës: 191,991.60 €
Data e nënshkrimit: 24.03.2023
111. Autoriteti kontraktues: Qendra Klinike Universitare e Kosovës
Titulli i kontratës: Furnizim me material shpenzues dhe barna jashtë LE për klinikën e Oftalmologjisë
Vlera e kontratës: 4,860.00 €
Data e nënshkrimit: 24.03.2023
112. Autoriteti kontraktues: Qendra Klinike Universitare e Kosovës
Titulli i kontratës: Furnizim me material shpenzues dhe barna jashtë LE për klinikën e Oftalmologjisë
Vlera e kontratës: 1,944.00 €
Data e nënshkrimit: 24.03.2023
113. Autoriteti kontraktues: Qendra Klinike Universitare e Kosovës
Titulli i kontratës: Furnizim me material shpenzues dhe barna jashtë LE për klinikën e Oftalmologjisë
Vlera e kontratës: 3,132.00 €
Data e nënshkrimit: 24.03.2023
114. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me barna nga LE për nevojat e SHSKUK-së
Vlera e kontratës: 133,633.80 €
Data e nënshkrimit: 22.03.2023
115. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Furnizim me vaksinë DTaP-IPV-Hib
Vlera e kontratës: 418,600.00 €
Data e nënshkrimit: 14.03.2023
116. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me barna nga LE për SHSKUK (103)
Vlera e kontratës: 112,047.00 €
Data e nënshkrimit: 06.03.2023
117. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me barna nga LE për SHSKUK (103)
Vlera e kontratës: 15,725.00 €
Data e nënshkrimit: 06.03.2023
118. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me Fingolimod nga Lista Esenciale
Vlera e kontratës: 90,192.96 €
Data e nënshkrimit: 26.01.2023
119. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Furnizim emergjent me Insulina Analoge
Vlera e kontratës: 1,818,682.20 €
Data e nënshkrimit: 18.01.2023
120. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me material medicinal nga Lista Esenciale për klinikën e Kardiologjisë
Vlera e kontratës: 43,500.00 €
Data e nënshkrimit: 23.11.2022
121. Autoriteti kontraktues: Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” – Mitrovicë
Titulli i kontratës: Furnizimi me pajisje mjekësore – dy llote
Vlera e kontratës: 25,500.00 €
Data e nënshkrimit: 27.10.2022
122. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me paisje mjekësore Oftalmologjike për nevojat e SHSKUK-së
Vlera e kontratës: 99,960.00 €
Data e nënshkrimit: 19.10.2022
123. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me paisje mjekësore Oftalmologjike për nevojat e SHSKUK-së
Vlera e kontratës: 282,440.00 €
Data e nënshkrimit: 19.10.2022
124. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me Temozolamide 140mg tbl nga Lista e Re Esenciale për Nevojat e SHSKUK-së (053)
Vlera e kontratës: 207,060 €
Data e nënshkrimit: 29.09.2022
125. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me Nivolumab 10mg ml 4ml nga Lista e Re Esenciale për Nevojat e SHSKUK-së (053)
Vlera e kontratës: 144,000.00 €
Data e nënshkrimit: 19.08.2022
126. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me Nivolumab 10mg ml 10ml inj nga Lista e Re Esenciale për Nevojat e SHSKUK-së (053)
Vlera e kontratës: 704,400.00 €
Data e nënshkrimit: 19.08.2022
127. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me produktin Bevacizumab (origjinator) 25mg ml inj nga Lista e Re Esenciale për SHSKUK
Vlera e kontratës: 1,051,098.00 €
Data e nënshkrimit: 29.07.2022
128. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me barna nga Lista e re Esenciale për nevojat e SHSKUK-së
Vlera e kontratës: 35,604.00 €
Data e nënshkrimit: 29.07.2022
129. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me Erlotinib 100mg tbl nga Lista e re Esenciale për nevojat e SHSKUK-së
Vlera e kontratës: 83,340.00 €
Data e nënshkrimit: 23.06.2022
130. Autoriteti kontraktues: QKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me pjesë, servisimi dhe funksionalizimi i paisjeve mjeksore – K. Oftalmologjisë
Vlera e kontratës: 8,480.00 €
Data e nënshkrimit: 21.06.2022
131. Autoriteti kontraktues: QKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me pjesë, servisimi dhe funksionalizimi i paisjeve mjeksore – K. Oftalmologjisë
Vlera e kontratës: 3,480.00 €
Data e nënshkrimit: 21.06.2022
132. Autoriteti kontraktues: QKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me material jashtë LE-së për Klinikën e Oftalmologjisë – Ritender
Vlera e kontratës: 82,650.00 €
Data e nënshkrimit: 21.06.2022
133. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Furnizim me produkte medicinale për trajtim te sëmundjeve të rralla nga Lista Esenciale – LOT 7 Dornase alpha
Vlera e kontratës: 581,400.00 €
Data e nënshkrimit: 09.06.2022
134. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me barna ( Rituximab (origjinator) 100mg 10ml inj ) nga Lista e Re Esenciale
Vlera e kontratës: 201,178.80 €
Data e nënshkrimit: 06.06.2022
135. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me barna { Rituximab (origjinator) 500mg 50ml inj } nga Lista e Re Esenciale
Vlera e kontratës: 770,000.00 €
Data e nënshkrimit: 06.06.2022
136. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me Trastuzumab (origjinator) 440mg inj nga Lista e Re Esenciale për Nevojat e SHSKUK-së (031)
Vlera e kontratës: 1,901,600.00 €
Data e nënshkrimit: 30.05.2022
137. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Furnizim me produkte medicinale për trajtim te sëmundjeve të rralla nga Lista Esenciale
Vlera e kontratës: 630,000.00 €
Data e nënshkrimit: 25.05.2022
138. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Furnizim me Insulina Analoge nga Lista Esenciale
Vlera e kontratës: 1,362,500.00 €
Data e nënshkrimit: 25.05.2022
139. Autoriteti kontraktues: QKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me material jashtë LE-së për Klinikën e Oftalmologjisë
Vlera e kontratës: 223,955.50 €
Data e nënshkrimit: 10.05.2022
140. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me Barna nga Lista e Re Esenciale për Nevojat e SHSKUK-së (014)
Vlera e kontratës: 151,200.00 €
Data e nënshkrimit: 15.04.2022
141. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me Tocilizumab nga Lista e re Esenciale për nevojat e SHSKUK-së
Vlera e kontratës: 205,164.00 €
Data e nënshkrimit: 30.03.2022
142. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me Barna nga Lista e Re Esenciale për Nevojat e SHSKUK-së (011)
Vlera e kontratës: 166,751.20 €
Data e nënshkrimit: 14.03.2022
143. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me Barna (Pertuzumab 30mg ml ) nga Lista e Re Esenciale për Nevojat e SHSKUK-së (109)
Vlera e kontratës: 1,696,600.00 €
Data e nënshkrimit: 02.02.2022
144. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Furnizim me material shpenzues medicinal nga LE
Vlera e kontratës: 307.50 €
Data e nënshkrimit: 09.09.2021
145. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me barna nga Lista e re Esenciale për nevojat e SHSKUK-së
Vlera e kontratës: 1,953,028.00 €
Data e nënshkrimit: 24.08.2021
146. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me barna nga Lista e re Esenciale për nevojat e SHSKUK-së
Vlera e kontratës: 518,592.00 €
Data e nënshkrimit: 24.08.2021
147. Autoriteti kontraktues: Komuna e Prishtinës
Titulli i kontratës: Furnizim emergjent me insulina për nevojat e QKMF
Vlera e kontratës: 182,148.00 €
Data e nënshkrimit: 05.07.2021
148. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Furnizim me Ocrelizumab nga Lista Esenciale
Vlera e kontratës: 750,000.00 €
Data e nënshkrimit: 29.06.2021
149. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me barna nga Lista e re Esenciale për nevojat e SHSKUK-së
Vlera e kontratës: 60,000.00 €
Data e nënshkrimit: 07.05.2021
150. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me Tocilizumab nga LE për nevojat e Klinikave të SHSKUK-së për trajtimin e pacientëve me Covid 19
Vlera e kontratës: 367,732.00 €
Data e nënshkrimit: 26.04.2021
151. Autoriteti kontraktues: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i kontratës: Furnizim me Insulina Analoge nga Lista Esenciale
Vlera e kontratës: 913,315.00 €
Data e nënshkrimit: 23.04.2021
152. Autoriteti kontraktues: QKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me Green EndoLaser Intraoperativ për pajisjen ekzistuese Stellaris PC Vision Enhancement System
Vlera e kontratës: 14,958.00 €
Data e nënshkrimit: 08.04.2021
153. Autoriteti kontraktues: SHSKUK
Titulli i kontratës: Furnizim me Barna nga Lista e Re Esenciale Emergjent për Nevojat e SHSKUK-së (044)
Vlera e kontratës: 37,020.00 €
Data e nënshkrimit: 07.04.2021