Anita Muçaj – Haradinaj ka folur hapur për jetën e saj në çift me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ajo ka zbuluar se përplasjet e vogla mes tyre lindin nga preferencat e ndryshme për kohën e lirë.
“Ai do malin, unë dua detin. Si e zgjidhim? Kjo është temë më vete”, tha spikerja e lajmeve duke theksuar se, pavarësisht dashurisë dhe respektit, karakteret dhe stilet e jetesës kërkojnë kompromis.
Anita tregoi se Ramushi preferon natyrën, ndërsa ajo shijon kohën me shoqet në klube dhe lokale.
“Për shembull, unë dal me shoqet në klube, në lokale. Ramushi mërzitet, thotë ‘pse më le vetëm’. Siç ndodh me burrat. Nuk e kanë nga xhelozia, por s’duan të rrinë vetëm në shtëpi se nuk ka kush t’u rrijë gati”.