Hodaj, ka shtuar se kjo mund të ndodh për shkak se ndaj Thaçit ka vendim për paraburgim edhe për rastin e dytë.
“Mundet me ndiku, nëse lirohen të gjithë atëherë duhet të lirohen nga ky rast, të lirohen nga paraburgimi, por zoti Thaçi nuk mund të lirohet pa u marrë vendim edhe për rastin e dytë. Ka vendim për paraburgim edhe për rastin e dytë. Tash sa e di e ka deri në fund të shtatorit, por ajo është çështje muajsh”, ka thënë Hodaj.










