Akademiku Arsim Bajrami ka reaguar ashpër ndaj funksionimit të Gjykatës Speciale në Hagë.
Bajrami ka publikuar një analizë me titull “Tridhjetë shkeljet e Gjykatës Speciale”, dhe përmes këtij reagimi ai ka theksuar se Gjykata ka cënuar rëndë Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
“Gjykata Speciale është shndërruar në një instrument për ta shtrembëruar të vërtetën e luftës çlirimtare dhe për ta inkriminuar UÇK-në, duke anashkaluar plotësisht krimet e kryera nga shteti serb”, shkruan tutje ai.
Bajrami gjithashtu thekson se Gjykata ka anuar në favor të prokurorisë, duke anuar në favor të prokurorisë, duke vendosur masa diskriminuese ndaj të akuzuarve dhe duke mohuar bashkëpunimin me autoritetet e Kosovës.
Gjykata Speciale po e rishkruan historinë tonë të lirisë”, përfundon ai.