
Policia e Kosovës më datë 07.07.2022, në ora 15:20, ka marrë urdhër verbal për kontrollimin e objektit të banimit të të dyshuarit në Zveçan, pasi që dyshohej se aty kishte lëndë narkotike.
Burimet të Veriu.info nga policia ng Zveçan bëjnë të ditur se lëndë narkotike dhe pajisje për prodhimin e kriptovalutave janë gjetur në shtëpinë e Stefan Nedeljkoviq.
Veriu.info mëson se Stefan Nedeljkoviq është i dyshuari kryesor për këtë rast.
Të njëjtat policia konfirmojnë se Stefan Nedeljkoviq, është i njohur edhe në të kaluarën për policinë, si person që merret me narkotikë.
Veriu.info ka siguruar edhe një foto ekskluzive nga aksioni, e cila gjendet më poshtë ⬇️

Rreth orës 15:50 me asistencën e Njësitit për Intervenim, njësiti patrullues nga stacioni policor në Zveçan, ka filluar kontrollin e objektit dhe në brendësi janë gjetur lëndë narkotike e ngjashme me marihuanë me peshë
prej rreth 45 gram, gjithashtu janë gjetur dhjetë (10) rrënjë të dyshimta të ngjashme si bimë kanabisi.
Gjatë realizimit të operacionit policor, gjithashtu u gjetën një numër i madh makinerish, gjegjësisht pajisje për nxjerrjen e kriptovalutave.
Si dëshmi/prova gjatë kontrollit janë gjetur si në vijim:
• Katër (4) kamera video incizim
• DVR
• Makinë për nxjerrjen e kriptovalutave, me gjashtë (6) karta
• Makinë për nxjerrjen e kriptovalutave, me gjashtë (6) karta
• Makinë për nxjerrjen e kriptovalutave, me tetë (8) copë karta
• Makinë për nxjerrjen e kriptovalutave, me tetë (8) copë karta
• Monitor me tastierë
• Nëntëmbëdhjetë (19) copë makineri për nxjerrjen e kriptovalutave, lloje të tjera
• Ndarës i kabllove në internet për minierat e kriptovalutave
• Modem interneti
• Ruter
• Ventilator
• Vlera e makinerive/pajisjeve të gjetura, vlerësohet të jetë rreth pesëdhjetë e pesë (55) mijë euro.
Është kontaktuar prokurori i Shtetit në detyrë, i cili është informuar për rastin, i njëjti ka urdhëruar që të bëhet
kryqja e vendit të ngjarjes, të kontaktohet dogana e Kosovës për të marrë përsipër veprimet/punën e mëtutjeshme.
Veprimet tjera do të ndërmerren sipas udhëzimeve të prokurorit kompetent, përderisa policia është në kërkim të të dyshuarit i cili ndodhet në arrati.












