Në edicionin e sivjetëm të Javës së Gruas, të organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë një mesazh të fuqishëm për barazi dhe drejtësi gjinore.
“Asnjë shoqëri nuk mund të jetë vërtet e lirë, e drejtë apo e barabartë, nëse gjysma e popullit të saj mbetet mbrapa”, shkroi Osmani në platformën e saj, Facebook.