Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Organizatat e dala nga lufta kërkojnë konstituim të kuvendit: Nëse s’ka reflektim nga partitë politike, s’do do të qëndrojmë duarkryq

18/07/2025 - 16:08
në Lajme
A A
Organizatat e dala nga lufta kërkojnë konstituim të kuvendit: Nëse s’ka reflektim nga partitë politike, s’do do të qëndrojmë duarkryq
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së u bëjnë thirrje të gjitha partive politike, veçanërisht partisë së parë, që urgjentisht të gjejnë zgjidhje për konstituimin e institucioneve.

OVL, SHIL dhe SHFD, si kategori të dala nga lufta e UÇK-së kanë thënë se po e ndjekin me shqetësim të madh ngërçin e krijuar për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

“Kjo situatë e krijuar së fundmi, ku janë bërë 48 tentime për konstituim, tregon qartë se partitë politike nuk kanë vullnet të sinqertë për të gjetur një zgjidhje dhe për të dalë nga ky bllokim institucional. OVL, SHIL dhe SHFD të UÇK-së u bën thirrje të gjitha partive politike, me theks të veçantë partisë së parë që ka dalë fituese nga zgjedhjet e fundit parlamentare, që urgjentisht të gjejnë zgjidhje për konstituimin e institucioneve, sepse kjo situatë është e papranueshme për ne si kategori të dala nga lufta dhe të gjithë qytetarët e vendit”, thuhet në reagimin e këtyre organizatave.

Në reagim theksohet se ‘Gjykata Kushtetuese, si organi më i lartë juridik në vend, ka dhënë një vendim të qartë: Kuvendi i Kosovës duhet të konstituohet deri më 26 korrik 2025’.

“Moszbatimi i këtij vendimi përbën shkelje të drejtpërdrejtë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Ne nuk po kërkojmë privilegje.  Ne nuk po kërkojmë favore politike. Ne po kërkojmë vetëm një gjë: zbatimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Nëse ky vend nuk funksionon mbi bazën e Kushtetutës, atëherë për çfarë kemi luftuar ne? Nëse institucionet nuk respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, atëherë kush tjetër duhet t’i respektojë ato para tyre? Shteti nuk mund të mbahet peng nga asnjë individ, qoftë ai edhe Kryeministër”, thuhet në reagim.

Nëse deri më 26 korrik nuk ka reflektim nga partitë politike për ta zgjidhur këtë situatë, kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së kanë thënë se nuk do të qëndrojnë duarkryq.

“Kosova është ndërtuar me gjakun e bijve dhe bijave më të mirë të këtij populli, dhe ne nuk do ta lejojmë askënd të nëpërkëmbë këtë sakrificë”, thuhet në reagim.

 

JU REKOMANDOJMË

Incidenti në Pejë: Zbraz kallashin në ajër pasi nuk u lejua të parkohej te një biznes privat (VIDEO)
Lajme

Incidenti në Pejë: Zbraz kallashin në ajër pasi nuk u lejua të parkohej te një biznes privat (VIDEO)

18/07/2025 - 21:42
Policia e Kosovës ndalon zyrtarin serb Igor Popoviq pas mbajtjes së fjalimit kundër UÇK-së
Lajme

Policia e Kosovës ndalon zyrtarin serb Igor Popoviq pas mbajtjes së fjalimit kundër UÇK-së

18/07/2025 - 21:38
Rreth 70 milionë euro të paguara për pensionet e veteranëve gjatë 2023-tës
Kryesore

Vendimi i Gjykatës: Si do t’i verifikojë qeveria rreth 19 mijë e 500 veteranë?

18/07/2025 - 21:15
Deputeti gjerman: Gjermania ta dyfishojë mbështetjen për Kosovën
Lajme

Deputeti gjerman: Gjermania ta dyfishojë mbështetjen për Kosovën

18/07/2025 - 21:03
Skandali me Martin Berishajn, gazetari slloven: U përdorën strategjikisht lidhjet me Albin Kurtin
Lajme

Skandali me Martin Berishajn, gazetari slloven: U përdorën strategjikisht lidhjet me Albin Kurtin

18/07/2025 - 21:00
Studimi danez: Nuk ka asnjë lidhje mes aluminit në vaksina dhe autizmit apo ADHD
Kuriozitete

Studimi danez: Nuk ka asnjë lidhje mes aluminit në vaksina dhe autizmit apo ADHD

18/07/2025 - 20:40

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: 40 vjeçarja nga Podujeva u operua për kancer, por i doli vetëm zorra qorre

    Skandal: 40 vjeçarja nga Podujeva u operua për kancer, por i doli vetëm zorra qorre

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • As Benzema, as Vinicius Jr., por Butrint Imeri: Publikon video me influenceren shqiptare, Melissa

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Këta janë tre vëllezërit Krasniqi, pronarë të Ciao Berto – ndërtuan fabrikë me leje të kundërligjshme – 4 zyrtarë të Obiliqit me aktakuzë për korrupsion shkaku i tyre

    180 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Reagon mërgimtari Festim Ademi: “Nuk kam të bëjë asgjë me plagosjen në Gojbulë, unë jam në Gjermani në punën time”

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë