Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

BE do t’i ndajë fonde Kosovës me buxhetin 2028-2034, Komisionerja Kos gabimisht thotë se Kosova ka marrë para nga Plani i Rritjes

18/07/2025 - 18:17
në Lajme
A A
BE do t’i ndajë fonde Kosovës me buxhetin 2028-2034, Komisionerja Kos gabimisht thotë se Kosova ka marrë para nga Plani i Rritjes
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kosova s’do të mbetet jashtë kornizës së re financiare të Bashkimit Europian që është propozuar t’i ndahet vendeve kandidate pavarësisht se nuk e ka statusin e vendit kandidat. Këtë e konfirmoi dje Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, në një konferencë për media, e cila derisa po fliste për Planin e Rritjes gabimisht deklaroi se Kosova ka marrë mjetet e parafinancimit. BE në një përgjigje për Gazetën Express konfirmoi se Kosova duhet të ndërtojë institucionet e reja në mënyrë që të zhbllokohen këto para të dedikuara për të.

Bashkimi Europian ka përsëritur shqetësimin që institucionet e reja nuk janë formuar ende në Kosovë që nga mbajtja e zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke vonuar më tej ratifikimin e marrëveshjeve që do t’i mundësonin edhe Kosovës, sikurse vendeve të rajonit, të përfitonte nga Plani i Rritjes që Unioni ka ndarë për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Komisionerja Kos në një konferencë për media dje u pyet nëse Kosova mbetet jashtë buxhetit të propozuar për vitet 2028-2034 meqë edhe pse ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Europian ende s’i ka kaluar fazat bazike për të qenë vend kandidat.

Ajo konfirmoi se përkundër kësaj, Kosova është pjesë e pakos dhe në fund gabimisht deklaroi se ka marrë mjetet e parafinancimit.

“Sa i përket Kosovës, Kosova tashmë është pjesë dhe do të mbetet pjesë e mbështetjes financiare përmes këtyre instrumenteve. Dhe siç e dini, Kosova tashmë është pjesë e Planit të Rritjes dhe ka marrë parapagimin (pre-financing)”, tha Kos.

Megjithatë, Bashkimi Europian në një përgjigje për Gazetën Express ka konfirmuar se milionat për Kosovën mbeten të bllokuara për shkak të mungesës së institucioneve të reja.

“Kosova me të drejtë mbetet të marrë parafinancimin sapo të ratifikohen marrëveshjet që lidhen me Lehtësimin e Reformës dhe Rritjes. Megjithatë, Lehtësimi i Reformës dhe Rritjes është një instrument me afat të kufizuar kohor i miratuar për periudhën 2024-2027 dhe është në interesin e Kosovës që ratifikimi të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur për të shfrytëzuar plotësisht të gjitha mundësitë sipas Planit të Rritjes, në dobi të popullit të saj”.

Vetëm atëherë, tha BE, me kusht që të përmbushen të gjitha kriteret e tjera, mund të bëhet lirimi i fondeve sipas Planit të Rritjes.

Dje Komisioni Europian paraqiti propozimin e tij për një Kornizë Financiare Shumëvjeçare (MFF), të cilën e përshkroi si ambicioze dhe dinamike, që arrin në pothuajse 2 trilionë euro (ose 1.26% të të ardhurave bruto kombëtare të BE-së mesatarisht midis viteve 2028 dhe 2034).

Ky buxhet planifikohet të ndahet edhe për vendet kandidate, si dhe për ndërtimin e partneriteteve të BE-së.

Kos tha se për kornizën e re financiare do të bashkojnë disa instrumente ekzistuese.

“Jam shumë e lumtur që në fakt kemi pasur sukses. Do të bëj një hap të madh pas për të shpjeguar që në fakt ne do ta thjeshtojmë instrumentin në Kornizën e re Shumëvjeçare Financiare (MFF). Pra, në tërësi, kur po flisja më herët, 42.6 milionë janë për zgjerimin dhe partneritetin lindor dhe për pjesën tjetër të Europës. Dhe me MFF-në e re, ne do të bashkojmë disa instrumente ekzistuese, të cilat në fakt janë vënë në veprim në periudha të ndryshme kohore, si p.sh. Global Europe, më pas IPA III, pastaj e kemi pasur mekanizmin për Ukrainën, Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe Planin e Rritjes për Moldavinë. Tani do t’i bashkojmë të gjitha këto”.

Në prezantimin e buxhetit të prezantuar një kapitull i kushtohet “ndërtimit të partneriteteve për një Europë më të fortë në botë”.

“Kjo Kornizë e re Financiare Shumëvjeçare parashikon veprime të jashtme të përforcuara për t’iu përshtatur një qasje më strategjike, të orientuar nga vlerat dhe me ndikim ndaj zgjerimit, partneriteteve dhe diplomacisë, në përputhje me interesat strategjike të BE-së. Për të thjeshtuar financimin e veprimeve të jashtme, një Europë Globale, me vlerë 200 miliardë euro për vitet 2028-2034, do të maksimizojë ndikimin në terren dhe do të përmirësojë praninë e veprimeve të jashtme të BE-së në vendet partnere. Do t’i lejojë buxhetit të BE-së të rrisë mbështetjen për vendet kandidate dhe të përgatitet për pranimin e tyre. Ky instrument do të ketë një kapacitet rezervë të dedikuar prej 15 miliardë eurosh për t’iu përgjigjur krizave në zhvillim dhe nevojave të paparashikuara”.

Komisioni Europian tha se buxheti i ri i propozuar do të vazhdojë gjithashtu të financojë veprimet e Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë për një shumë totale prej 3.4 miliardë eurosh, për të vazhduar të kontribuojë në objektivat e BE-së për ruajtjen e paqes, forcimin e sigurisë ndërkombëtare, promovimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zhvillimin dhe konsolidimin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore.

JU REKOMANDOJMË

11 ditë në kërkim pas të shtënave në Mitrovicë – dorëzohen dy vëllezërit Cakiqi, njëri sjell edhe armën në Polici

11 ditë në kërkim pas të shtënave në Mitrovicë – dorëzohen dy vëllezërit Cakiqi, njëri sjell edhe armën në Polici
21/08/2026 - 10:00

Dy të rinjtë e dyshuar lidhur me shkëmbimin e zjarrit në një objekt banesor në sheshin “Isa Boletini” në Mitrovicë, rast që po hetohet si “Vrasje në tentativë”,...

Më shumëDetails

“Ja u ka shpërla trurin Albin Kurti” i moshuari i drejtohet Pacollit, ky është reagimi i saj

“Ja u ka shpërla trurin Albin Kurti” i moshuari i drejtohet Pacollit, ky është reagimi i saj
21/08/2026 - 09:55

Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, u përball me një situatë jo të zakonshme para disa ditësh. Gjatë kryerjes së punë së saj një i moshuar i tha se...

Më shumëDetails

Mitrovicasi që humbi jetën në KEK, varroset sot në Shipol

Mitrovicasi që humbi jetën në KEK, varroset sot në Shipol
21/08/2026 - 09:50

32-vjeçari nga Mitrovica, Arbenit Ahmeti, humbi jetën dje si pasojë e një aksidenti të rëndë gjatë kryerjes së detyrave të punës në KEK. Arbeniti u nda nga jeta...

Më shumëDetails

Rriten çmimet e derivateve/ Ja sa kushtojnë sot nafta, benzina e gazi

Rriten çmimet e derivateve/ Ja sa kushtojnë sot nafta, benzina e gazi
21/08/2026 - 09:21

Minisgtria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e derivateve për sot. Çmimi i naftës për sot është 1.79 euro/litër, i benzinës 1.51 euro/litër. Kurse gazi...

Më shumëDetails

PDK: Zemërimi qytetar do të rritet nëse vazhdon bllokada e institucioneve

PDK: Zemërimi qytetar do të rritet nëse vazhdon bllokada e institucioneve
21/08/2026 - 09:00

Partia Demokratike e Kosovës ka vazhduar për të shtatën ditë radhazi aksionin para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke bllokuar hyrjen në shenjë proteste për mos-thirrjen e vazhdimit...

Më shumëDetails

9 vjet nga vdekja e Bajram Rexhepit, ish-kryeministrit të parë të Kosovës së pasluftës

9 vjet nga vdekja e Bajram Rexhepit, ish-kryeministrit të parë të Kosovës së pasluftës
21/08/2026 - 08:33

Sot mbushen nëntë vjet që kur u nda nga jeta ish-kryeministri i parë i Kosovës në kohën e pasluftës, Bajram Rexhepi. Në prill 2017, ish-kryeministri u shtrua në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tani e tutje, pronarët e automjeteve do të lajmërohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit

    Tani e tutje, pronarët e automjeteve do të lajmërohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ekskluzive: Sipas dosjes së Prokurorisë tre të dyshuarit për fajde në Prizren i morën viktimës 90 mijë euro kamatë dhe e detyruan ta shes shtëpinë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Dosja e Prokurorisë: I arrestuari për fajde Beqir Selimi, gjatë ikjes nga policia shkeli me veturë një polic dhe një këmbësore

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Thaçi shmang komentet për Kurtin: Nuk dua të merrem me …

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • “Cofshin me rend, këta janë turpi i kombit”, Klinaku denoncon komentin skandaloz të Fahri Xharrës

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë